LIVE UPDATES
Bota

Analiza e VOA: Mali i Zi, mes synimit dhe pengesave drejt integrimit evropian

Kryeministri Milojko Spajiç këtë javë mori mbështetje të dukshme nga Brukseli, ku zyrtarët europian përshëndetën progresin e arritur në Mal të Zi në vetëm tre muajt e qeverisjes së tij.

18 Shkurt 2024, 22:25 Nga r.ll
Analiza e VOA: Mali i Zi, mes synimit dhe pengesave drejt integrimit evropian
Milojko Spajiç

PODGORICA- Mali i Zi po vazhdon rrugëtimin politik në dy kahe të ndryshme që sipas analistëve dhe opozitës mund të shkaktojë fërkime të rrezikshme politike në një vend shumetnik. Kryeministri Milojko Spajiç këtë javë mori mbështetje të dukshme nga Brukseli, ku zyrtarët europian përshëndetën progresin e arritur në Mal të Zi në vetëm tre muajt e qeverisjes së tij.

“Ata janë të kënaqur me përparimin e bërë në Mal të Zi në vetëm tre muaj. Thonë se ndjesia subjektive është sikur kanë kaluar tre vjet, jo tre muaj, siç është bërë në kohërat e shkuara,” tha Spajiç.

Ai theksoi se projektet që po realizohen janë shumë të rëndësishme për integrimin e ekonomisë malazeze në ekonominë evropiane. Në këtë kuadër edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka përgëzuar Malin e Zi për progresin e arritur në fushën e integrimeve evropiane në 100 ditët e para të qeverisë.

Zonja Von der Leyen theksoi se "janë arritur rezultate të mëdha dhe pas 100 ditësh është e mrekullueshme të shohësh Malin e Zi të fokusuar plotësisht në qëllimin e tij të pranimit, duke bërë përparim të mirë". Analistët dhe opozita ndërkaq vlerësojnë se përkundër përpjekjeve të qeverisë malazeze ka synime nga partitë pro-serbe dhe pro-ruse që ta ndalojnë Malin e Zi në rrugën evroatlantike.

Analisti Aleksandar Sasha Zekoviç thotë: “në opinioni malazez është evidente që ka dallime të theksuara për shumë çështje jetike siç është lufta në Ukrainë, dallimet në strukturën etnike, ideologjike, fetare dhe përpjekja e forcave të brendshme pro-serbe dhe pro-ruse për ta ndaluar Malin e Zi në rrugën evroatlantike”. Në këtë kuadër partitë opozitare kanë kritikuar kryetarin e parlamentit të Malit të Zi, Andrija Mandiç për qëndrimin e tij pro-serb dhe pro-rus duke mos respektuar kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Për veprimet e zotit Mandiç opozita, ngriti kallëzim penal me dyshimin se ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të postit të kryetarit. Kallëzimi penal është nënshkruar nga katër parti opozitare, të cilët në një konferencë me gazetarë thanë se kryetari i parlamentit në kabinetin e tij vendos simbole dhe flamurin e shtetit serb.

“Duke shfaqur flamurin e një shteti të huaj, që është simbol kombëtar i vetëm një kombi, ka kryer veprën penale të diskriminimit. Është e qartë për ne se Mandiç ka një rol politik për të ndryshuar karakterin e vendit dhe se ai dëshiron të prezantojë zyrtarisht Malin e Zi në botën serbe,” tha përfaqësuesi i opozitës malazeze, Andrija Nikoliç./VOA

mal i zi voa

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj