LIVE UPDATES
Bota

Hulumtimi: ChatGPT shpërndan më shumë dezinformim në gjuhën kineze

Ndërsa gjuha kineze është e dyta më e folur në rang botëror, mundësitë për të përhapur këtë narrative të rremë janë shumë të larta, thonë ekspertët.

18 Shkurt 2024, 18:48 Nga r.ll
Hulumtimi: ChatGPT shpërndan më shumë dezinformim në
logo e chatGPT

SHBA- Sipas një testimi të aftësive të ChatGPT për të krijuar informacion të rremë, platforma e inteligjencës artificiale shpërndan më shume dezinformin në gjuhën kineze. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Robin Guess sjell më shumë detaje mbi hulumtimin e bërë nga kompania që mbikqyr mediat, NewsGuard.

Sheshi Tiananmen në Pekin, 4 qershor 1989. Pamjet regjistrojnë trupa dhe tanke që janë vendosur në terren kundër studentëve që protestojnë. Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara dhe të tjerë thonë se aty u vranë qindra, ndoshta edhe mijëra njerëz.

Por kur hulumtuesit pyetën plaftormën e inteligjencës artificiale ChatGPT lidhur me këtë ditë, përgjigja që jepet është narrativa e rremë se nuk pati asnjë të vdekur. Kompania që mbikqyr mediat, NewsGuard, zbuloi këtë përgjigje gjatë një kontrolli mbi variantin e fundit të ChatGPT.

“Ka një sërë linjash dezinformuese që prodhohen nga Kina. Dhe ne donim të shihnim nëse ChatGPT ishte aq keq sa është në anglisht. Dhe rezultoi se ishte më keq”, shprehet Jack Brewster, redaktor në kompaninë NewsGuard.

Kur kompania NewsGuard nxiti ChatGPT të krijoje artikuj bazuar në narrativën e rreme që nxitet nga Pekini, platforma krijoi vetëm një artikull të rremë në gjuhën angleze, por shtatë në gjuhën kineze.

Mes elementëve të rremë që përmendeshin ishin se Shtetet e Bashkuara nxitën protestat pro demokracisë në vitin 2019 në Hong Kong apo se Pekini nuk ndalon apo burgos ujgurët në shkallë të gjerë.

Ndërsa gjuha kineze është e dyta më e folur në rang botëror, mundësitë për të përhapur këtë narrative të rremë janë shumë të larta, thonë ekspertët.

“Problemi i inteligjencës artificiale ëshët se shpesh kushton pak ose ndonjëherë është falas dhe është një mjet që mund të përdoret për të prodhuar këto narrativa të rreme në një shkallë të paimagjueshme dhe me një shpejtësi të jashtëzakonshme”, shprehet Eric Effron, drejtor editorial në kompaninë NewsGuard.

Një zëdhënës i kompanisë OpenAI që prodhoi programin e inteligjencës artificiale ChatGPT, pranoi kërkesën për koment nga Zëri i Amerikës dhe tha se do ta shqyrtonte atë. Platforma ChatGPT jep një njoftim paralajmërues, ku shkruhet se “me raste mund të shpikë fakte”.

“E para ata nuk mund të shpjegojnë se përse prodhohen këto përgjigje dhe po ashtu ata nuk kanë një përgjigje se si të zbulojnë këto narrativa. Kjo krijon terrenin e duhur për dezinformim”, shprehet zoti Brewster.

Kur Zëri i Amerikës pyeti ChatGPT mbi përgjigjet e rreme, tha se përgjigjet bazohen tek të dhënat që merr. Një arsye, thotë Violet Peng, nga Universiteti i Kalifornisë, është burimi i të dhënave që merr sistemi kompjuterik.

"Ka të dhëna në anglisht dhe ka të dhëna në gjuhën kineze të thjeshtuar dhe në gjuhën kineze tradicionale, këto të dhëna nuk janë domosdoshmërisht të njehsuara", shprehet Violet Peng, pedagoge e Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Kalifornisë.

Kompania NewsGuard ritestoi ChatGPT në janar të vitit 2024 dhe zbuloi se prodhonte të njëjtën narrativë të rreme. Raporti i tyre paralajmëron mbi rrezikun e mundshëm që ChatGPT të “jetë një shpërndarës tejet i shpejtë i dezinformimit”.

Marrë nga VOA.

chat gpt gjuha kineze

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj