LIVE UPDATES
Bota

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Merz mban qëndrim të qartë: Izraeli ka të drejtë të mbrojë ekzistencën dhe sigurinë e qytetarëve të tij

Në konfliktin ushtarak midis Izraelit dhe Iranit, asnjëra palë nuk duket e gatshme të ndërpresë spiralen e dhunës. Kancelari gjerman jep një mesazh të qartë.

16 Qershor 2025, 10:23 Nga M.B
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Merz mban qëndrim të qartë:
Friedrich Merz

GJERMANIA- Kancelari gjerman Friedrich Merz i ka kërkuar Iranit që të ndërpresë "menjëherë" sulmet ndaj objektivave civile në Izrael. Në të njëjtën kohë, ai riafirmoi qëndrimin e Gjermanisë se Republika Islamike "nuk duhet të zhvillojë ose të zotërojë armë bërthamore". "Do të ishte një kërcënim për Izraelin, Lindjen e Mesme dhe bashkësinë ndërkombëtare në tërësi", deklaroi kancelari në Berlin para se të nisej për në samitin e G7-ës në Kanada. Krerët e shteteve dhe qeverive të Grupit të shtatë kombeve kryesore demokratike të industrializuara do të takohen atje.

Izraeli ka të drejtë të "mbrojë ekzistencën dhe sigurinë e qytetarëve të tij", theksoi Merzi. "Kjo çështje do të jetë shumë lart në agjendën e samitit të G7-ës".

Kancelari theksoi se konflikti nuk duhet të përhapet: "Shtetet e tjera në rajon nuk duhet të bëhen shesh beteje." Prandaj, tani duhet të kërkohet një zgjidhje me anë të mjeteve diplomatike. Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul është në kontakt të ngushtë me homologët në rajon për ta arritur këtë. Vetë Merzi telefonoi Sulltanin e Omanit, duke e falënderuar për përpjekjet e tij të ndërmjetësimit për t'i dhënë fund programit bërthamor.

Më tej, kancelari bëri të ditur: "Në Gjermani, ne po përgatitemi gjithashtu në rast se Irani vendos të sulmojë objektiva izraelite ose hebraike në vendin tonë."

Izraeli planifikon të "ndryshojë realitetin në Lindjen e Mesme"

Lufta kundër Iranit dhe programit të tij bërthamor nuk ka të bëjë vetëm me mbrojtjen e vendit, theksoi Presidenti izraelit Yitzhak Herzog. "Qëllimi ynë është të ndryshojmë realitetin në Lindjen e Mesme", tha ai gjatë një vizite në qytetin Bat Yam, në Izraelin qendror. Atje u vranë disa vetë në sulmet me raketa iraniane gjatë natës. "Nuk mund të ndodhë që Perandoria e së Keqes të vazhdojë të lëshojë raketa dhe të zhvillojë aftësi bërthamore, të cilat përfaqësojnë kërcënimin më të rrezikshëm për njerëzimin", theksoi Herzogu. Prandaj, Izraeli nuk po mbron vetëm veten, "por edhe Lindjen e Mesme, vetë njerëzimin dhe paqen botërore", sipas presidentit izraelit. Ai u bëri thirrje krerëve të shteteve dhe qeverive të G7 të qëndrojnë pranë Izraelit.

Kryeministri Benjamin Netanyahu njoftoi në Bat Yam gjithashtu hakmarrje. "Irani do të paguajë një çmim të lartë për vrasjen e qëllimshme të civilëve, grave dhe fëmijëve", deklaroi Netanyahu. "Mendoni se çfarë do të ndodhte nëse Irani do të kishte armë bërthamore që mund të aktivizonte kundër qyteteve izraelite", shtoi kryeministri izraelit.

Raporte për shumë të vdekur dhe qindra të plagosur

Që nga nata e së premtes,Izraeli ka sulmuarobjektiva të shumta në Iran, duke përfshirë objekte bërthamore dhe ushtarake. Republika Islamike u përgjigj me kundërsulme. Sipas raporteve të medias, të paktën 138 persona janë vrarë në Iran që nga e premtja, përfshirë zyrtarë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë bërthamorë.

Qindra njerëz thuhet se janë plagosur. Sipas shifrave zyrtare, të paktën 13 persona janë vrarë dhe rreth 400 të tjerë janë plagosur në Izrael që nga fillimi i sulmeve.

Presidenti iranian Masoud Peseshkian paralajmëroi se përgjigjja e vendit të tij ndaj sulmeve do të ishte "më e vendosur dhe e ashpër" nëse "veprimet armiqësore" të Izraelit do të vazhdonin. Deri tani, ushtria iraniane është përgjigjur "me vendosmëri dhe në mënyrë të përshtatshme".

Radioja iraniane raportoi shpërthime të dielën pranë Aeroportit Mehrabad të Teheranit dhe në veri të kryeqytetit. Ushtria izraelite njoftoi se më shumë se 80 objektiva në Teheran ishin sulmuar gjatë natës së së shtunës deri të dielën.

Alarmet për sulme ajrore u aktivizuan përsëri të dielën në Jerusalem, Tel Aviv dhe gjetkë. Hapësira ajrore izraelite mbetet e mbyllur "për arsye sigurie". Nuk ka ngritje ose ulje avionësh në Aeroportin Ndërkombëtar Ben Gurion./ DW

gjermania

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj