LIVE UPDATES
Bota

Kriza e re në Lindjen e Mesme në epiqendër të samitit të G7-ës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë një bisede telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, më 15 qershor, i tha se diplomacia është rruga më e mirë drejt zgjidhjes.

16 Qershor 2025, 08:21 Nga N.F
Kriza e re në Lindjen e Mesme në epiqendër të samitit
Trump

KANADA- Izraeli dhe Irani po vazhdojnë sulmet ndaj njëri-tjetrit, ndërsa udhëheqësit e Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara në botë (G7) janë mbledhur në Kanada për një samit ku pritet të diskutohet për luftimet dhe mënyrat se si të ndalohet përshkallëzimi i mëtejmë i konfliktit.

Edhe lufta në Ukrainë do të jetë në agjendën e takimit treditor të udhëheqësve të Britanisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara, i cili po mbahet në Kananaskis të Kanadasë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet të marrë pjesë dhe, gjatë qëndrimit të tij atje, të takohet edhe me presidentin amerikan, Donald Trump.

Para se të nisej nga Uashingtoni drejt Kanadasë më 15 qershor, Trump u pyet se çfarë hapash po ndërmerr për të ulur tensionet në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit.

“Shpresoj që të ketë një marrëveshje”, tha ai. “Mendoj se është koha për një marrëveshje”, shtoi udhëheqësi amerikan.

Trump ka lavdëruar ofensivën e Izraelit, ndërkaq ka hedhur poshtë akuzat e Iranit se SHBA-ja ka marrë pjesë në këtë ofensivë, duke paralajmëruar Teheranin që të mos ndërmarrë sulme ndaj caqeve amerikane.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë një bisede telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, më 15 qershor, i tha se diplomacia është rruga më e mirë drejt zgjidhjes.

Duke folur në një konferencë të G7-ës, von der Leyen për dhunën e re e fajësoi Iranin, duke përmendur gjetjet e bëra publike javën e kaluar nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, të cilat tregonin se Irani nuk po i përmbushte obligimet e tij.

“Në këtë kontekst, Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten. Irani është burimi kryesor i paqëndrueshmërisë rajonale”, tha von der Leyen.

Ajo theksoi se në samitin e G7-ës duhet të diskutohet për krizën me Iranin, por edhe për Ukrainën, e cila po sulmohet me dronët që Teherani ia ka shitur Rusisë.

“Lloji i njëjtë i dronëve të prodhuar nga Irani dhe raketat balistike po godasin qytetet në Ukrainë dhe në Izrael. Prandaj, këto kërcënime duhet të adresohen së bashku”, tha ajo.

Von der Leyen u shpreh gjithashtu se duhet t’i bëhet më shumë presion Rusisë për të arritur një armëpushim në Ukrainë.

Izraeli tha se i nisi sulmet për të parandaluar Iranin nga zhvillimi i armëve bërthamore. Ai ka vrarë komandantë kryesorë dhe shkencëtarë iranianë gjatë sulmeve fillestare më 13 qershor. Që atëherë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Iran, të paktën 224 persona janë vrarë. Zëdhënësi i kësaj ministrie, Hossein Kermanpour, ka deklaruar se 1.277 persona të tjerë janë hospitalizuar, duke shtuar se mbi 90 për qind e viktimave janë civilë.

Në Izrael, të paktën dhjetë persona, përfshirë fëmijë, janë vrarë. Në valën e parë të sulmeve, Izraeli dukej se po shmangte shënjestrimin e infrastrukturës së energjisë në Iran, por më 15 qershor Ministria e Naftës e Iranit tha se Izraeli kishte goditur dy depo karburantesh në Teheran.

Izraeli tha se sulmet e tij më 15 qershor goditën Ministrinë e Mbrojtjes së Iranit, vende nga ku lëshohen raketat dhe fabrika që prodhojnë komponentë të mbrojtjes ajrore.

Mediat iraniane pranuan se ka pasur shpërthime dhe zjarre si pasojë e një sulmi ndaj një avioni cisternë iranian në Mashhad, në verilindje të vendit. Izraeli tha se raketat iraniane goditën Tel Avivin dhe qytetin-port Haifa herët më 16 qershor, duke shkatërruar shtëpi. Mediat izraelite raportuan se të paktën tre persona u vranë në qendër të vendit, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmet gjatë natës.

Mes frikës për përshkallëzimin e konfliktit, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, i tha mediave shtetërore se vazhdimi i negociatave bërthamore me SHBA-në do të ishte i pajustifikueshëm, ndërsa gjenerali iranian Esmail Kosari tha se Teherani po shqyrton mundësinë e mbylljes së ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë për transportin ndërkombëtar.

Ka frikë se dhuna mund të përhapet në gjithë Lindjen e Mesme, një rajon ku tensionet janë të larta që prej 7 tetorit 2023, kur Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit. Izraeli është kundërpërgjigjur me një ofensivë, që thotë se synon shkatërrimin e Hamasit në Rripin e Gazës./ REL

sulmet izrael-ran samiti i g7

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë