LIVE UPDATES
Bota

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Vance: SHBA-ja kërkon që Irani të bëjë lëshime domethënëse

Vance tha se administrata amerikane po sheh sinjale edhe pozitive edhe negative nga Irani dhe do të vazhdojë të ndjekë drejtimin e presidentit Donald Trump, në negociata

1 Korrik 2026, 09:27 Nga D.S
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Vance: SHBA-ja kërkon që Irani
JD Vance

SHBA- Nënpresidenti amerikan, JD Vance, tha se Uashingtoni do ta gjykojë Teheranin nga sjelljet e jo nga retorika e tij, duke theksuar se qëllimi i negociatave është të përcaktohet nëse Irani është i gatshëm të bëjë lëshime domethënëse.

“Një pjesë e asaj që po përpiqemi të bëjmë në këto negociata është të shohim se sa seriozë janë në të vërtetë”, tha Vance për Fox News. “Për të qenë seriozë, nuk mjafton vetëm që të thonë gjërat e duhura. Ata duhet të bëjnë lëshime të vërteta”.

“Nuk na intereson shumë ajo që thonë iranianët. Na intereson më shumë ajo që bëjnë”, tha ai. “Ajo që kam mësuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara është se, qoftë mik apo kundërshtar, nuk duhet t’i besosh askujt, duhet t’u besosh veprimeve të njerëzve”.

“Nëse veprojnë siç duhet, nëse sillen siç duhet, atëherë do të përfitojnë shumë”, shtoi nënpresidenti amerikan.

Vance tha se administrata amerikane po sheh sinjale edhe pozitive edhe negative nga Irani dhe do të vazhdojë të ndjekë drejtimin e presidentit Donald Trump, në negociata.

Ai shtoi se edhe nëse diplomacia dështon, Uashingtoni beson se veçse ka arritur objektivin e tij parësor.

“Nëse... iranianët nuk sillen mirë, nëse nuk bëjnë lëshime në negociata që ne duam t’i shohim, programi i tyre bërthamor veçse është i shkatërruar, ushtria konvencionale e tyre është e shkatërruar dhe SHBA-ja është në një pozitë shumë më të fuqishme se iranianët”.

“Ne i kemi të gjitha letrat në negociata. Ne sigurisht që duam që ato të jenë të suksesshme, por edhe nëse ndodh e kundërta, ne e kemi përmbushur misionin tonë parësor, që është të sigurohemi që iranianët kurrë nuk do të kenë armë bërthamore”, tha Vance.

Lufta nisi në fund të shkurtit me sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit, i cili u kundërpërgjigj duke sulmuar vendet e rajonit të Lindjes së Mesme.

Palët arritën një marrëveshje të brishtë armëpushimi në prill. Ndërkaq, më 17 qershor Uashingtoni dhe Teherani nënshkruan një memorandum mirëkuptimi, i cili synon t’i japë fund luftës. Sipas memorandumit, palët kanë 60 ditë kohë që të negociojnë një marrëveshje afatgjatë të paqes.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe Jared Kushner qëndruan në Katar një ditë më parë dhe po në këtë shtet është edhe një delegacion iranian.

Ministria e Jashtme e Katarit konfirmoi se delegacioni amerikan nuk është takuar me delegacionin iranian.

Kryenegociatori i Iranit, Baqer Qalibaf, tha më 30 qershor se Irani “aktualisht nuk po negocion me SHBA-në”.

Ai tha për televizionin shtetëror se Teherani nuk do të zhvillojë negociata të tjera derisa Uashingtoni të zbatojë të gjitha klauzolat e memorandumit.

Ditëve të fundit, zyrtarët iranianë kanë kërkuar zhbllokimin e aseteve të ngrira në vlerë miliardëshe që mbahen jashtë vendit, si dhe ndalimin e sulmeve të Izraelit në Liban.

Sa i përket aseteve të ngrira iraniane, Ministria e Jashtme e Katarit tha një ditë më parë se ato mbeten të bllokuara.

Qalibaf, që është edhe kryetar i Parlamentit iranian, tha se shteti i tij ka prioritet diplomacinë me SHBA-në, por mbetet i gatshëm për luftë.

“Ne synojmë dialogun, por nëse dialogu nuk është i mundshëm, ne po ashtu jemi të gatshëm për luftë”, tha ai.

Sa i përket aseteve të ngrira iraniane, Ministria e Jashtme e Katarit konfirmoi një ditë më parë se ato mbeten të bllokuara. Kjo ministri po ashtu konfirmoi se delegacioni amerikan nuk është takuar me delegacionin iranian./REL

vance shba

Sondazh

Poll

Berisha:Është tradhti ndaj idealeve të lirisë po të mos mbështesësh këtë lëvizje të gjeneratës së re

Berisha:Është tradhti ndaj idealeve të lirisë po të mos mbështesësh këtë lëvizje të gjeneratës së re

Berisha: Këshilli Kombëtar do të drejtohet nga një zonjë, ja dy kandidaturat

Dita e 32-të e protestës/ Pensionisti: Duhet t’i kontrollojmë pasurinë politikanëve

Berisha: Mbështesim lëvizjen e gjeneratës së re, e cila nuk ndalet pa e rrëzuar këtë qeveri

Shpërndanin lëndë narkotike në plazhin e Durrësit, kapen në flagrancë dy të rinjtë

Salla shpërthen në të qeshura nga deklarata e Ramës: Ëndrra ime, të luftoj korrupsionin në Gjermani

Rama pranon se protestat janë kundër qeverisë: Mesazh i rëndësishëm për mua...

Rama nga Gjermania: Askund ky transformim nuk është me kaq ndikim

Rama: Shqipëria ka më shumë se 1000 shërbime publike digjitale

Plas te Zgjedhorja/ Manja lëshon gojën ndaj Ivi Kasos: O legen, qepe gojën

Protestuesit mblidhen para SPAK: Hetoni kryeministrin Rama, 'Albanian File' është provë krimi

Kryeministri Rama pritet me protesta në Gjermani/ Emigrantët në Düsseldorf kërkojnë dorëheqjen e tij

I dyshuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani paraqitet në GJKKO

Tensione mes protestuesve/ Një grua debaton me qytetarët mes turmës, protestuesi: Mos u provokoni

Protesat e 31/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

"Donte të na vinte në qeli"/ Dritan Goxhaj pas lirimit: Nuk pranuam të takonim Avokatin e Popullit

"Lironi protestuesit"/ Protestuesit mblidhen para Drejtorisë së Policisë #dosja #dosjaal #protesta

Aksidenti tragjik, dalin PAMJET nga vendi i ngjares

"Nuk ka kolltuk që e shpëton një pushtet"/ Gjekmarkaj: Shqiptarët janë në rrugë kundër padrejtësisë

Përplasje e ashpër në Kuvend mes Balliut dhe Muçit: Kjo është për tu vlerësuar, jo për tu përdorur

Balla: Ju gëzoni kur protestuesit thërrasin “Berisha në burg”, shpresoni se do shpëtoni nga Saliu

Bardhi për Ramën: Dorëheqjen s'e jep dot, ka ende borxhe për të shlyer

Protestonte para Kuvendit, Policia arreston Dritan Goxhajn dhe të tjerë protestues

Protestuesit vijojnë revoltën para Kuvendit/ Godasin me vezë automjetin e ministrit Gonxhja

Gjest human në mes të protestës/ Qyetarët para Kuvendit shpërndajnë ujë për efektivët e policisë

Policia ndërhyn për të hapur rrugën deputetëve, i bashkohet FNSH

Protestuesit përplasen me policinë, i bllokojnë rrugën zv.kryeministres Albana Koçiu

Protestuesit ndjekin deputetin e PS-së jashtë Parlamentit: Nuk na përfaqëson, hajdut

Tensione para Parlamentit, protestuesit godasin me vezë makinën e Tërmet Peçit dhe Petrit Malajt

Të rinjtë u “vendosin gjoba” makinave: Mos procedoni studentët, jemi në protestë

Ja momenti i arrestimit të Emiljano Ninës, policia jep detajet e ngjarjes

Tension para Kuvendit, protestuesit tentojnë të fusin kosh mbeturinash në hyrje të institucionit

Qytetarët protestojnë përballë godinës së Kuvendit: Ju erdhi fundi

Mblidhen protestuesit para Kuvendit, deputetët e mazhorancës hyjnë 30 minuta më herët

"Do vijoj të jem pjesë e PS"/ Spiropali: Jemi duke punuar mbi draftin për Shqipërinë e re

Përfshihet nga flakët kompleksi në Laprakë, nuk raportohen të lënduar

“Ju erdhi fundi”/ Momenti kur protestuesit shpalosin banderolën në muret e Politeknikut

“Ekonomia ka marrë fund”/ Protestuesja: Në drejtësi nuk gjen zgjidhje, kushtet ne spitale janë copë

Aktivisti Klod Leka: Qytetarët po rezitojnë dhe në kushtet e vështira të vapës

“Korrupsioni më mënyrë galopant” Maestro: Po rrisim fëmijët që të emigrojnë jashtë vendit

“Duhet qeveri teknike”/ Maestro: Protesta do vazhdoj deri në qytetarin e fundit në shesh

Një muaj pandërprerë/ Qytetarët vazhdojnë protestën kundër Qeverisë Rama

Eurodeputetja Vula Tsetsi:Nuk ka zgjerim të BE-së me Shqipërinë nëse Rama e shet vendin tek të huajt

Eurodeputetja Christina Guarda mesazh Ramës: Nuk hyhet në Europë duke u përulur, por me kokën lart!

Eurodeputetja Anna Strolenberg: Mos u ngatërro me shqiptarët, lufto korrupsionin dhe mbro natyrën!

Përplasje fizike mes protestuesve dhe rojeve të universitetit Politeknik

Pas përplasjeve me rojet brenda Universitetit të Politeknikut, protestuesit marrin banderolën

Protestuesit marrin sërish banderolën, e shpalosin nga katet e Universitetit Politeknik

Policia u heq banderolën, protestuesit futen brenda Universitetit Politeknik

Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal