LIVE UPDATES
Bota

Konjufca: Bashkësia ndërkombëtare po tregohet e njëanshme në raportet me Kosovën dhe Serbinë

Ai ka thënë se nuk pret diçka as nga rundi i ardhshëm i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel kryenegociatorësh, që është paralajmëruar të mbahet, edhe as në drejtim të kërkesave që i janë bërë Kosovës për heqje të masave ndaj qarkullimit të mallrave serbe.

9 Shtator 2024, 14:50 Nga I.A
Konjufca: Bashkësia ndërkombëtare po tregohet e njëanshme
Glauk Konjufca

KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë të hënën se bashkësia ndërkombëtare po tregohet e njëanshme kur bëhet fjalë për raportet e saj me Kosovën dhe me Serbinë, dhe se duhet të jetë më e përcaktuar se çfarë dëshiron prej dy vendeve.

Ai ka thënë se nuk pret diçka as nga rundi i ardhshëm i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel kryenegociatorësh, që është paralajmëruar të mbahet, edhe as në drejtim të kërkesave që i janë bërë Kosovës për heqje të masave ndaj qarkullimit të mallrave serbe.

“Dialogu, në formatin qysh ka qenë prej vitit 2011, e ka pasur arkivolin më 24 shtator të vitit të kaluar, me sulmin terrorist në Banjskë, sepse informatat të cilat i posedon edhe bashkësia ndërkombëtare edhe institucionet tona të sigurisë, tregojnë qartë se ky grup i madh kriminal e ka pasur mbështetjen e drejtpërdrejtë prej shtetit serb”, ka thënë Konjufca në një konferencë për media.

Ai ka thënë se bashkësia ndërkombëtare po tregohet e rezervuar për ta ndëshkuar Serbinë, ndonëse, sipas tij, ka informacione se shteti serb qëndron pas sulmit të Banjskës.

“Ne jemi të vetëdijshëm dhe kjo është e qartë që bashkësia ndërkombëtare është e njëanshme në relacionet mes Kosovës dhe Serbisë, për këtë arsye besoj që duhet një drejtm krejt i ri”, ka thënë Konjufca, duke iu referuar dialogut në Bruksel, që ndërmjetësohet nga blloku evropian.

Më 24 shtator të vitit të kaluar, një grup i armatosur serb e ka sulmuar Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke lënë të vrarë rreshterin, Afrim Bunjaku.

Në këmbim e sipër të zjarrit janë vrarë tre sulmues serbë. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe - partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Millan Radoiçiç, i cili besohet se është i lirë në Serbi.

Kosova fajëson direkt shtetin serb për organizim dhe kryerje të sulmit.

Hetime për sulmin janë duke kryer edhe Kosova edhe Serbia, por ende nuk kanë prezantuar ndonjë aktakuzë.

Konjufca ka thënë se as Kosova, dhe as faktori ndërkombëtar nuk mund të publikojnë të dhëna të detajuara nga hetimet për sulmin, për shkak të ndjeshmërisë së rastit. Konjufca i ka komentuar edhe raportimet se i dërguari i Gjermanisë për Ballkanin, Manuel Sarrazin, ka kërkuar që të hiqen masat e sigurisë së Kosovës ndaj mallrave serbe.

Qeveria e Kosovës e ka ndaluar importin e mallrave nga Serbia më 15 qershor të vitit të kaluar, një ditë pasi forcat serbe patën arrestuar tre policë të Kosovës. Mediat lokale në Kosovë kanë raportuar që Kosovës mund t’i rrezikohet anëtarësimi në Procesin e Berlinit, nëse nuk merr hapa në këtë drejtim.

Procesi i Berlinit nuk është një proces formal i politikës së BE-së ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Është një nismë e Gjermanisë, e mbështetur nga vendet tjera të BE-së si Austria, Sllovenia, Kroacia e pastaj edhe Franca, Italia, Polonia dhe të tjera, që ka për qëllim të ndihmojë në zhvillimin e rajonit, bashkëpunimin e ndërsjellë mes tyre, të sigurojë tërheqjen e investimeve dhe në këtë mënyrë t’i ndihmojë ato vende në përgatitjen e tyre për anëtarësim në BE, në të ardhmen.

“Nuk më duket që Procesi i Berlinit mund të reduktohet në CEFTA”, ka thënë Konjuca, duke bërë thirrje që të bëhen dallime mes çështjeve ekonomike dhe çështjeve të sigurisë.

“Ato që tha Sarrazin në vizitën e tij në Kosovë është faktikisht një lloj modusi i ledhatimit të Serbisë. Nëse do të keni rajon funksional, ne e dimë cila është rruga. Rruga është barazia e Kosovës me Serbinë, si shtete të pavarura, që marrin pjesë në këto marrëveshje rajonale”.

Ai ka thënë se nuk pret heqje të masave të Kosovës në mallrat serbe, sidomos jo deri pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë, të caktuara për shkurt të vitit të ardhshëm.

Kosova është anëtare e CEFTA-s prej vitin 2007 dhe përfaqësohet përmes Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).

Autoritetet kosovare tani kërkojnë që të përfaqësohen si shtet dhe jo përmes misionit të OKB-së. Shtetet tjera anëtare të CEFTA-s janë Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Moldavia. Në vitin 2006, këto gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar marrëveshje me qëllim të eliminimit të detyrimeve doganore dhe pengesave të tjera për tregtinë e ndërsjellë./REL

glauk konjufca millan radoiçiç manuel sarrazin

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj