Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Konjufca i i bëri thirrje organeve kompetente të drejtësisë që të nisin hetimet ndaj atyre që i bënë këto akte të dhunshme ndaj trupave të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve të terrenit.
KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, lidhur me situatën në veri të Kosovës. Në postimin e tij Konjufca i i bëri thirrje organeve kompetente të drejtësisë që të nisin hetimet ndaj atyre që i bënë këto akte të dhunshme ndaj trupave të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve të terrenit.
"Dënoj ashpër dhunën e bandave të organizuara kriminale serbe ndaj trupave të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve në terren! Shpreh solidaritetin tim personal dhe institucional për 25 ushtarët e plagosur të misionit paqeruajtës dhe uroj shërim sa më të shpejtë!
Pjesëmarrja e njerëzve të maskuar në atë që u prezantua si protestë, shpërfaqja e simbole të luftërave gjenocidale serbe dhe pushtimit rus në Ukrainë, sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave, përdorimi i mjeteve dhe dhunës së rëndë ndaj trupave të ruajtjes së rendit, tregojnë atë që tashmë dihej: synimin për ta mbajtur të shkëputur pjesën veriore të vendit tonë nga çdo prekje e ligjit dhe rendit që disponon Republika e Kosovës.
Ndërkohë, shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje ambasadave të vendeve mike ta dënojnë ashpër dhunën e strukturave kriminale, të cilat haptazi janë të mbështetura nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe që synojnë destabilizimin e vendit tonë! Gjithashtu, i bëj thirrje organeve kompetente të drejtësisë që të nisin hetimet ndaj atyre që i bënë këto akte të dhunshme ndaj trupave të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve të terrenit! Është koha që dhunës t’i përgjigjemi me një zë të përbashkët. Ajo nuk mund të tolerohet!”-shkruan Glauk Konjufca.
Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?
Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.
Pamje nga ngjarja KOSOVË- Gjatë protestës në komunën Zveçan, kanë ndodhur disa sulme të rënda ndaj...
Jorn Rohde PRISHTINË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde ka shkruar në Twitter se çdo veprim i dhunshëm ndaj...
Michael Kirby Antagonizimi politik i Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian mund të ketë pasja afatgjata për Prishtinën dhe ...
Alicia Kearns ANGLI- Alicia Kearns, kryetarja e Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, ka reagu...
Pamje nga Kosova TIRANË- Çfarë po ndodh në Veri të Kosovës? Dosja.al ka bërë një përmbledhje të sh...
KOSOVË- Pas përshkallëzimit të tensioneve në komunën Zveçan, raportohet se tashmë situata është e qetë...
Aleksandar Arsenijeviç KOSOVË- Në mesin e dhjetëra të lënduarve nga policia e Kosovës para komunës së Z...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar për takimin që sot e ka pasur me ambasadorët e QUIN’it s...
Foto ilustruese KOSOVË- Dr.Zlatan Elek, drejtor i spitalit të Mitrovicës në Kosovës ka bërë me dije gjendjen shënde...
Giorgia Meloni ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka komentuar përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës. ...