Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Meloni u ka shprehur ngushëllime ushtarëve italian të plagosur, ndërkohë që ka dënuar me forcë sulmet që i janë bërë KFOR-it.
ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka komentuar përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës. Me anë të një postimi në Twitter, Meloni u ka shprehur ngushëllime ushtarëve italian të plagosur, ndërkohë që ka dënuar me forcë sulmet që i janë bërë KFOR-it. Po ashtu Meloni shkruan se duhet që të shmangen veprimet e mëtejshme dhe të njëanshme nga autoritetet e Kosovës.
Postimi i Plotë:
Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë shpreh ndjenjat e mia më të sinqerta të afërsisë me ushtarët italianë të plagosur gjatë trazirave në Kosovë. Shpreh gjithashtu dënimin tim më të fortë për sulmin që u bë kundër misionit të KFOR-it, ku përfshiheshin edhe ushtarë nga kombet e tjera. Kjo që po ndodh është absolutisht e papranueshme dhe e papërgjegjshme. Ne nuk do të tolerojmë sulme të mëtejshme ndaj KFOR-it. Është thelbësore të shmangen veprimet e mëtejshme të njëanshme nga autoritetet kosovare dhe që të gjitha palët e përfshira të bëjnë menjëherë një hap prapa, duke kontribuar në zbutjen e tensioneve. Angazhimi i qeverisë italiane për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor është maksimal dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë. Konfirmoj afërsinë time me ushtrinë italiane dhe mirënjohjen e fortë të qeverisë për profesionalizmin e jashtëzakonshëm dhe shpirtin e lavdërueshëm të shërbimit që ata tregojnë në të gjitha rrethanat.
A nome mio e del Governo, esprimo i miei più sinceri sentimenti di vicinanza ai militari italiani che sono rimasti feriti durante i disordini in Kosovo. Esprimo inoltre la più ferma condanna dell'attacco avvenuto a danno della missione KFOR che ha coinvolto anche militari di…
— Giorgia Meloni (@GiorgiaMeloni) May 29, 2023
Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?
Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.
veriu i Kosovës KOSOVË- Policia e Kosovës ka njoftuar se pesë protestues janë arrestuar në veri të vendit. Gjithash...
Aleksandër Vuçiç BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka bërë një lajmërim të...
Aleksandar Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, iu drejtua qytetarëve për situatën n&e...
Foto ilustruese Ligjvënësit amerikanë po shqyrtojnë hollësitë e një marrëveshjeje për të rritur kufirin e...
foto ilustruese KOSOVË- Në regimin e tij, Misioni i OSBE-së ka dënuar sulmet që janë bërë ndaj ushtarëve ...
KOSOVË- NATO ka dënuar fuqishëm sulmet e paprovokuara kundër trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, të cil&e...
Tomaš Szunyog KOSOVË- Shefi i BE-së në Kosovë, ambasadori Tomaš Szunyog ka dënuar veprimet e dhunshme të protestuesve serb ...
pamje nga veriu i Kosovës KOSOVË- Pamjet tronditëse nga përplasja e protestuesve me trupat e KFOR, tregojnë ushtarë t&eu...
Emigrante Dielli na rreh. Unë jam duke djersitur dhe ka zhurmë nga çdo kënd. Dy motorë detarë përplasen pas ...
ushtar i KFOR KOSOVË- 41 ushtarë të KFOR janë plagosur, si pasojë e përplasjes me protestuesit serbë në veri të...