29 Maj 2023, 20:38
Nga k.m.
Aleksandër Vuçiç
BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka bërë një lajmërim të rëndësishëm lidhur me tensionet që sa vjen edhe po përshkallëzohen në Veri të Kosovës. Pasi të mbajë konferencën urgjente për shtyp, do të niset për në kufi ku edhe do të qëndrojë gjatë gjithë natës me ushtrinë. Sipas mediave serbe, Vuçiç dëshiron që ta monitorojë vetë situatën nga afër.
Gjatë një konference për shtyp, presidenti serb bëri thirrje që qytetarët serb të mos konfliktohen me NATO-n, por nga ana tjetër ai tha se në rast se shqiptarët qëllojnë, gjërat do të jenë ndryshe dhe për këtë është lajmëruar edhe NATO.
“52 serbë që kërkuan ndihmë në Mitrovicën e Kosovës janë lënduar. Tre prej tyre u plagosën rëndë. Katër serbë janë arrestuar, ne jemi duke negociuar për t’i liruar. U plagosën 41 pjesëtarë të KFOR-it, kryesisht nga Italia dhe Hungaria, të gjithë e dinë, këto janë pasoja të rënda të vendimeve të Kurtit. Ushtria jonë është vendosur aty ku duhet."
Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?
Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.
aleksander vucic tensione në veri të kosovës
Bota
29 Maj 2023, 20:33
I.A
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, iu drejtua qytetarëve për situatën n&e...
Bota
29 Maj 2023, 20:29
k.m.
Foto ilustruese
Ligjvënësit amerikanë po shqyrtojnë hollësitë e një marrëveshjeje për të rritur kufirin e...
Bota
29 Maj 2023, 20:21
f.i.
foto ilustruese
KOSOVË- Në regimin e tij, Misioni i OSBE-së ka dënuar sulmet që janë bërë ndaj ushtarëve ...
Bota
29 Maj 2023, 20:18
f.i
KOSOVË- NATO ka dënuar fuqishëm sulmet e paprovokuara kundër trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, të cil&e...
Bota
29 Maj 2023, 19:58
I.A
Tomaš Szunyog
KOSOVË- Shefi i BE-së në Kosovë, ambasadori Tomaš Szunyog ka dënuar veprimet e dhunshme të protestuesve serb ...
Bota
29 Maj 2023, 20:02
f.i
pamje nga veriu i Kosovës
KOSOVË- Pamjet tronditëse nga përplasja e protestuesve me trupat e KFOR, tregojnë ushtarë t&eu...
Bota
29 Maj 2023, 19:40
Adam Parsons
Emigrante
Dielli na rreh. Unë jam duke djersitur dhe ka zhurmë nga çdo kënd. Dy motorë detarë përplasen pas ...
Bota
29 Maj 2023, 19:49
f.i
ushtar i KFOR
KOSOVË- 41 ushtarë të KFOR janë plagosur, si pasojë e përplasjes me protestuesit serbë në veri të...
Bota
29 Maj 2023, 19:45
f.i
Sali Berisha
KOSOVË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës. Me anë të një ...
Bota
29 Maj 2023, 19:37
f.i
KOSOVË-Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani tha se 11 nga ushtarët e plagosur në veri të Kosovës janë ital...