LIVE UPDATES
Bota

VOA: Mes disa kundërshtimeve, rritet besimi për miratimin e tavanit të borxhit

Propozimi përfshin heqjen e tavanit të borxhit deri në janar të vitit 2025 dhe një marrëveshje buxhetore dyvjeçare që i mban shpenzimet federale të pandryshuara në vitin 2024 dhe i rrit ato me 1% në vitin 2025.

29 Maj 2023, 20:29 Nga k.m.
VOA: Mes disa kundërshtimeve, rritet besimi për miratimin e tavanit
Foto ilustruese

Ligjvënësit amerikanë po shqyrtojnë hollësitë e një marrëveshjeje për të rritur kufirin e huamarrjes së vendit përpara votimit që priten në ditët në vijim, pasi presidenti Joe Biden dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy po u kërkojnë ta miratojnë atë.

Propozimi përfshin heqjen e tavanit të borxhit deri në janar të vitit 2025 dhe një marrëveshje buxhetore dyvjeçare që i mban shpenzimet federale të pandryshuara në vitin 2024 dhe i rrit ato me 1% në vitin 2025.

Ndër pikat e kompromisit janë zvogëlimi i fondeve për punësimin e agjentëve të rinj të Shërbimit të të Ardhurave të Brendshme (IRS), anulimi i 30 miliardë dollarëve në ndihmë për COVID-19 dhe sigurimi që personat nga mosha 49 deri në 54 vjeç të përmbushin kërkesat për punë, për të marrë ndihmë ushqimore.

Presidenti Biden dhe kryetari McCarthy arritën marrëveshjen të dielën pas disa javë negociatash me afatin e fillimit të qershorit që po i afrohet qeverisë kur i mbarojnë fondet për të paguar faturat e saj.

“Marrëveshja parandalon krizën më të keqe të mundshme, dështimin për të paguar huanë, për herë të parë në historinë e vendit tonë”, tha presidenti Biden në Shtëpinë e Bardhë. Ajo "heq nga tryeza kërcënimin e një falimentimi katastrofik".

Duke diskutuar marrëveshjen në Kapitol, McCarthy tha: Në fund të ditës, ligjvënësit mund të votojnë së bashku për ta miratuar marrëveshjen.

Ndërsa të dy udhëheqësit shprehën mbështetje për marrëveshjen, ligjvënësit demokratë progresistë nga e majta ideologjike e partisë dhe republikanët nga krahu i djathtë i partisë shprehën menjëherë kundërshtimin të dielën.

“Marrëveshja përbën një kompromis, që do të thotë se jo të gjithë marrin atë që duan. Por kjo është përgjegjësia e qeverisjes”, tha presidenti Biden në një deklaratë. Ai e quajti marrëveshjen "një hap të rëndësishëm përpara që redukton shpenzimet duke mbrojtur programet kritike për njerëzit që punojnë dhe duke rritur ekonominë për të gjithë".

Më herët të dielën, McCarthy, në emisionin "Fox News Sunday", tha se nga këndvështrimi i republikanëve, "Ka shumë gjëra pozitive në këtë marrëveshje. Ajo do të bëjë gjithçka për të gjithë, por ky është një hap në drejtimin e duhur”.

Tavani i borxhit duhet të rritet në mënyrë që qeveria të mund të marrë hua më shumë para, ose ajo do të mbetet pa para për të paguar faturat ekzistuese më 5 qershor, ka paralajmëruar Sekretarja e Thesarit Janet Yellen.

Yellen ka thënë se pa një rritje të tavanit të borxhit ose një pezullim të kufirit të huamarrjes, interesi për obligacionet amerikane të mbajtura nga qeveritë e huaja dhe investitorët individualë amerikanë do të rrezikohej, ashtu si dhe pagat për pensionistët amerikanë dhe pagat për punonjësit e qeverisë dhe kontraktorët. Pa të ardhura të mjaftueshme tatimore për të paguar faturat e saj, qeveria do të detyrohej të jepte përparësi se cilat pagesa të kryente më parë.

Një pjesë tjetër e marrëveshjes do të përshpejtojë gjithashtu procesin e miratimit për projektet e reja të energjisë.

Marrëveshja gjithashtu la në fuqi planin e presidentit Biden për të falur borxhet e kredive studentore deri në 20,000 dollarë, por thotë se marrësit e kredisë do të duhet të fillojnë të bëjnë pagesat e saj që ishin ndërprerë gjatë pandemisë së koronavirusit. Dispozita do të bëhej e diskutueshme nëse Gjykata e Lartë rrëzon autoritetin e presidentit Biden për të revokuar borxhin në një sfidë ndaj veprimit të tij për të cilin pritet të vendosë deri në fund të qershorit.

Ligjvënësja demokrate Pramila Jayapal, udhëheqësja e grupit parlamentar progresiv prej 102 anëtarësh, tha në emisionin "State of the Union" të kanalit CNN se presidenti Biden dhe kreu i pakicës demokrate Jeffries duhet të shqetësohen për mbështetjen e progresistëve për miratimit e rritjes së tavanit të borxhit.

Zonja Jayapal kritikoi zgjerimin e kërkesave të punës për marrësit e ndihmës ushqimore dhe tha se nuk e ishte e sigurtë nëse do të votonte për rritjen e tavanit të borxhit. Mes republikanëve, përfaqësuesi Bob Good shkroi në Twitter, "Askush që pretendon se është konservator nuk mund të justifikojë një votë PO" për paketën.

Një tjetër kritik republikan i marrëveshjes, ligjvënësi Ralph Norman, shkroi në Twitter: Kjo 'marrëveshje' është marrëzi. Ai tha se një rritje e mundshme prej 4 trilion dollarësh e borxhit gjatë dy viteve të ardhshme “me pothuajse asnjë shkurtim nuk është ajo që ne ramë dakord. Nuk do të votojmë për falimentimin e vendit tonë. Populli amerikan meriton më mirë”.

shba

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë