Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Të hënën, Gjermania nisi kontrollet në pikat kufitare tokësore me Belgjikën, Danimarkën, Francën, Luksemburgun dhe Holandën. Zyrtarët gjermanë thonë se kontrollet janë pjesë e përpjekjeve për të ndaluar migrimin e paligjshëm pas dy sulmeve vdekjeprurëse me thikë gjatë këtij viti, që policia thotë se janë kryer nga emigrantë.
GJERMANI- Gjermania ka zgjeruar kontrollet në pikat kufitare tokësore pas dy sulmeve me thikë që dyshohet se janë kryer nga emigrantët. Masat jane marrë në një kohë politikanë të djathtës së skajshme shënuan fitore të konsiderueshme në zgjedhjet rajonale të vendit. Korrespodenti i Zërit të Amerikës, Ricardo Marquina njofton mbi qëndrimet që kanë votueist para zgjedhjeve kyçe që pritet të mbahen në 22 shtator në landin verior të Gjermanisë, Branderburg.
Të hënën, Gjermania nisi kontrollet në pikat kufitare tokësore me Belgjikën, Danimarkën, Francën, Luksemburgun dhe Holandën. Zyrtarët gjermanë thonë se kontrollet janë pjesë e përpjekjeve për të ndaluar migrimin e paligjshëm pas dy sulmeve vdekjeprurëse me thikë gjatë këtij viti, që policia thotë se janë kryer nga emigrantë. Analistët thonë se qeveria i mori këto masa për shkak të rritjes së trysnisë së opinionit publik.
“Emigracioni ka qenë prej vitesh një çështje e nxehtë, por vazhdon të jetë e tillë sepse shumë komunitete locale, në rajone besojnë se qeveria qëndrore në Berlin duhet të zbatojë një qasje të ndryshme kur bëhet fjalë për emigrantët”, thotë Markus Ziener nga Fondi Gjerman Marshall.
Gjermania forcoi kontrollet në kufijtë e saj me Austrinë, Çekinë, Poloninë dhe Zvicrën vitin e kaluar. Por masat e reja pasqyrojnë shqetësimet në rritje të votuesve. Partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë shënoi fitore në zgjedhjet e fundit në dy lande gjermane. Partia e ka lidhur rritjen e kriminalitetit me emigrantët, diçka që kundërshtohet nga autoritetet.
“Shumica e atyre që kanë sulmuar me thikë janë të huaj ose emigrantë nga vende si Afganistani dhe Siria dhe shumica kanë fituar statusin e azilantit ose janë këtu në mënyrë të jashtëligjshme dhe ata duhet të deportohen”, thotë deputeti i partisë Alternativa për Gjermaninë, Norbert Kleinwächter.
Policia gjermane i tha Zërit të Amerikës se nuk ka të dhëna në bazë kombësie mbi sulmet me thikë. Krimi në Gjermani ka shënuar rritje. Të dhënat e policisë thonë se 41 përqind e të dyshuarve për krime në përgjithësi ishin të huaj dhe krimi i dhunshëm u rrit me më shumë se 8 për qind në vitin 2023, duke arritur nivelin më të lartë në 15 vjet.
Politikanët e moderuar e pranojnë problemin, por akuzojnë AfD-në se po i kriminalizon të gjithë emigrantët për përfitime politike.
“Ajo që na mungon në Gjermani është një diskutim pozitiv mbi shoqërinë tonë. Se si mund të ecim përpara si shoqëri? Si mund të ndërtojmë një sens të ri bashkësie këtu në Gjermani? Besoj se emigrantët janë pjesë e kësaj, por aktualisht kjo nuk po ndodh. Diskutimi mbi frikën ndaj emigrantëve I ka zënë vendin debatit se kush duam të jemi dhe si mund të jetojmë së bashku?”, thotë Mathias Ecke nga partia Social Demokrate e qendrës së majtë.
Zgjedhjet e 22 shtatorit në Brandenburg do të pasqyrojnë ndjenjat mes njerëzve në vetëm një pjesë të vendit. Por ato po ashtu mund të jenë një sinjalizues se si shumica e Gjermanisë do të votojë në zgjedhjet e përgjithshme vitin tjetër dhe po ashtu mund të përcaktojnë se si do jetë politika mbi emigracionin në të ardhmen./ VOA
isaac herzog dhe aleksander vucic IZRAEL- Presidenti izraelit Isaac Herzog përfundoi një vizitë të parë historike në...
Debati Trump- Harris SHBA- Një sondazh i fundit tregon se votuesit e shohin Nënpresidenten Kamala Harris në mënyrë disi më t&...
albin kurt, ursula von der leyen KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë ditën e sotme në një dr...
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pas drekës me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen së bashku me ...
Borrell LIBAN- Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, i ka dënuar sulmet që i kishin në shënjestë...
Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës para disa ditësh ka qëndruar për një vizitë në Poloni, ku edhe ka zhvilluar di...
Kurti dhe Von der Leyen BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar ditën e sotme për në Bruksel, ku mori pjesë ...
Vuçiç KOSOVË- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është shprehur së fundmi se Serbia dëshiron ...
Foto ilustruese NAPOLI- Një turiste 30-vjeçare nga Padova humbi jetën në Napoli pasi u godit nga një statujë q&eu...
hassan nasrallah LIBAN- Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, ka fajësuar drejtpërdrejt Izraelin për breshërinë e ...