Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Kurti ka shtuar se zgjerimi i BE-së është përgjigja më e mirë për të gjithë ata që kërcënojnë paqen dhe unitetin e Evropës. Ai ka bërë thirrje që të trajtohet aplikimi i Kosovës në BE dhe t’i jepet pyetësori dhe statusi i vendit kandidat për anëtarësim. Kurti gjithashtu kërkoi edhe heqjen e masave.
BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar ditën e sotme për në Bruksel, ku mori pjesë në drekën e punës bashkë edhe me liderë të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Në lidhje me takimin ka dalë me një njoftim zyra eKryeministrisë së Kosovës ku ka njoftuar për drekën e shtruar nga Ursula von der Leyen në Bruksel.
Kurti e ka uruar von der Leyen për rizgjedhjen e saj si Presidente e Komisionit Evropian dhe ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin.
“Kryeministri Kurti fillimisht uroi znj. von der Leyen për rizgjedhjen e saj si Presidente e Komisionit Evropian dhe u shpreh i gatshëm për ta vazhduar bashkëpunimin e afërt me qëllim avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe integrimin evropian të Kosovës,” thuhet në njoftim.
Kurti ka shtuar se zgjerimi i BE-së është përgjigja më e mirë për të gjithë ata që kërcënojnë paqen dhe unitetin e Evropës. Ai ka bërë thirrje që të trajtohet aplikimi i Kosovës në BE dhe t’i jepet pyetësori dhe statusi i vendit kandidat për anëtarësim. Kurti gjithashtu kërkoi edhe heqjen e masave.
“Theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian, sidomos pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë, është përgjigjja më e mirë për të gjithë ata që kërcënojnë paqen dhe unitetin e Evropës. Në këtë kontekst, kryeministri Kurti bëri thirrje që të trajtohet aplikimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe Kosovës t’i jepet pyetësori dhe statusi i vendit kandidat për anëtarësim. Në të njëjtën kohë, kërkoi që masat restriktive mbi Kosovën, të cilat i quajti të padrejta dhe jo fer, të hiqen,” thuhet në njoftim.
Ndërsa, sa i përket Planit të Rritjes, Kurti ka thënë se Kosova ka qenë një nga vendet e para që ka dorëzuar agjendën e reformave. Gjithashtu, ai ka konfirmuar mbështetjen për Procesin e Berlinit.
“Në prag të 10-vjetorit të Procesit të Berlinit, ai i konfirmoi mbështetjen për këtë proces, teksa shprehu angazhimin e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për marrëveshje të reja, dhe në të njëjtën kohë theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të katër marrëveshjeve të mobilitetet të nënshkruara në vitin 2022 në Berlin.”
“Çështje të tjera që u adresuan nga kryeministri gjatë drekës ishin edhe Programi i Transportit dhe Lehtësimit, tregu unik digjital, Zona e Përbashkët Evropiane e Pagesave (SEPA), Tregu i Përbashkët Rajonal dhe bashkëpunimi e siguria rajonale,” thuhet më tej në njoftim.
Vuçiç KOSOVË- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është shprehur së fundmi se Serbia dëshiron ...
Foto ilustruese NAPOLI- Një turiste 30-vjeçare nga Padova humbi jetën në Napoli pasi u godit nga një statujë q&eu...
hassan nasrallah LIBAN- Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, ka fajësuar drejtpërdrejt Izraelin për breshërinë e ...
Foto ilustruese AUSTRI- Austriakët do të zgjedhin përbërjen e re të Parlamentit më 29 shtator, në votimet që mund t...
pamje nga Titan SHBA- Roja Bregdetare e SHBA ka publikuar pamjet e reja nga rrënojat e nëndetëses Titan, të cilat zbuluan shkall&e...
Trump SHBA- Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe agjencitë e tjera federale të Shteteve të Bashkuara thonë se hakerët iranianë...
Foto ilustruese RUSI- Shefja e Bashkimit Evropian Ursula von der Leyen do të udhëtojë në Ukrainë të premten pas vendimit t&eu...
Foto ilustruese EVROPË- Komisioni Evropian po ndërmerr një iniciativë për ndalimin e pirjes së duhanit në hapësirat...
foto e lidereve BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u takua në Bruksel me liderët e vendeve të Ballkanit Per&e...
Harris dhe Trump SHBA- Zëvendëspresidentja Harris dhe ish-presidenti Trump janë “kokë më kokë” me njëri...