Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Vendimi vjen ndërsa vazhdon puna për të identifikuar viktimat, si edhe për të zbuluar se çfarë e shkaktoi katastrofën më vdekjeprurëse ajrore që ka prekur Korenë e Jugut.
KOREJA E JUGUT- Presidenti në detyrë i Koresë së Jugut Choi Sang-mok urdhëroi të hënën një inspektim urgjent mbi sigurinë e të gjitha linjave ajrore të vendit. Vendimi vjen ndërsa vazhdon puna për të identifikuar viktimat, si edhe për të zbuluar se çfarë e shkaktoi katastrofën më vdekjeprurëse ajrore që ka prekur Korenë e Jugut.
Si pasojë e aksidentit të rëndë, humbën jetën 179 persona, 175 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit. Vetëm dy persona, anëtarë të ekuipazhit arritën t’i mbijetojnë aksidentit.
Avioni Boeing bëri një ulje emergjente në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar Muan. Pamjet filmike treguan mjetin fluturues duke rrëshqitur me shpejtësi në pistë, ai përplaset më pas me një mur betoni e shpërthen në flakë.
Prioritet për momentin është identifikimi i viktimave, mbështetja e familjeve të tyre dhe trajtimi i dy të mbijetuarve, tha zoti Choi në një takim mbi menaxhimin e fatkeqësive në Seul.
"Edhe para se të dalin rezultatet përfundimtare, ne do të kërkojmë që zyrtarët të bëjnë transparencë mbi procesin e hetimit dhe të informojnë menjëherë familjet e viktimave", tha ai.
Ministria e Transportit njoftoi planet për të kryer një inspektim të posaçëm të 101 avionëve ‘Boeing 737-800’ që operohen nga linjat ajrore të Koresë së Jugut duke filluar nga dita e hënë, duke u përqendruar tek mirëmbajtja e tyre.
Ka ende shumë të panjohura se çfarë e shkaktoi aksidentin e së dielës.
Hetuesit po shqyrtojnë nëse përplasja me një tufë zogjsh ishte arsyeja se piloti humbi kontrollin e avionit.
Piloti kishte njoftuar se avioni ishte përplasur me shpendë dhe incidenti u shpalos disa minuta ndërsa edhe kulla e kontrollit e aeroportit kishte lëshuar një paralajmërim mbi rrezikun e përplasjes me shpendë.
Mbetet gjithashtu e paqartë se pse nuk ishin aktivizuar rrotat e uljes së avionit.
Ndërkohë Shtetet e Bashkuara po dërgojnë një grup hetuesish për të ndihmuar në përcaktimin e shkaqeve të rrëzimit të avionit dhe përplasjes së tij me një mur betoni./VOA
BRUKSEL- Shumë liderë evropianë kanë reaguar ndaj lajmit për ndarjen nga jeta të ish-presidentit amerikan James Earl “Jimm...
Foto ilustruese UKRAINË- Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer qindra të burgosur lufte, ka konfirmuar ministria ruse e mbrojtjes. Në ...
foto ilustruese SHBA- Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter vdiq në shtëpinë e tij në Plains të Xhorxhias. Ish Presidenti ishte 100...
flamuri i BE BRUKSEL- Kanë mbetur vetëm pak ditë deri në mbylljen e kufijve midis Rumanisë dhe Bullgarisë pasi vendet bashkoh...
Tedros Adhanom Ghebreyesus IZRAEL- Izraeli duhet të ndalojë shënjestrimin e objekteve mjekësore palestineze, ka thënë drejto...
Jimmy Carter dhe bashkëshortja SHBA- Politikanët në mbarë botën kanë përkujtuar ish-presidentin e ndjerë amerikan, ...
joe biden SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, njoftoi të hënën një pako të re të ndihmës ushtarake...
foto ilustruese GJEORGJI- Ka pasur thashetheme se presidentja në largim e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, nuk do të pranonte të largoh...
Novi Sad SERBI- Prokuroria e Lartë Publike e Novi Sadit ka ngritur aktakuzë kundër 13 personave, përfshirë ish-ministrin e Transpo...
jimmy carter GJERMANI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka reaguar lidhur me vdekjen e ish-presidentit amerikan, Jimmy Carter. Scholz shprehet se Shtetet e B...