Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Motra e Kimit dhe zyrtarja e lartë verikoreane, Kim Yo Jong, tha në një komunikatë se Kishida e ka përdorur një kanal të paspecifikuar së fundmi për të treguar se ai dëshiron të takohet ballë për ballë me Kim Jong Un-in “sa më shpejt”.
KOREA E VERIUT- Koreja e Veriut ka thënë të hënën se kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, ka shprehur dëshirën për t’u takuar me liderin verikorean, Kim Jong Un, “sa më shpejt”, por theksoi se takimi i parë mes këtyre dy vendeve në 20 vjetët e fundit do të varet nga vendimet politike të Tokios në praktikë. Motra e Kimit dhe zyrtarja e lartë verikoreane, Kim Yo Jong, tha në një komunikatë se Kishida e ka përdorur një kanal të paspecifikuar së fundmi për të treguar se ai dëshiron të takohet ballë për ballë me Kim Jong Un-in “sa më shpejt”.
Ajo tha se nuk do të ketë përparim në marrëdhëniet mes Koresë së Veriut dhe Japonisë përderisa Qeveria e Kishidës përfshihet në çështjen e rrëmbimit dhe përzihet në “ushtrimin e së drejtës sonë sovrane”, duke iu referuar testimeve të arme bërthamore nga Veriu.
“Historia e marrëdhënieve mes DPRK-së dhe Japonisë na mëson se është e pamundur t’i përmirësosh marrëdhënieve dypalëshe, kur ka keqkuptime dhe mosbesim të plotë, vetëm me një ide për ta caktuar një samit”, tha Kim Yo Jong, duke e përdorur shkurtesën e emrit zyrtar të Veriut, Republika Demokratike Popullore e Koresë.
Koreja e Veriut dhe Japonia nuk kanë marrëdhënie diplomatike, dhe marrëdhëniet e tyre janë lënë nën hije nga programi bërthamor i Veriut, çështja e rrëmbimit dhe kolonizimi i Gadishullit Korean nga Japonia më 1910-1945.Pas shumë vitesh mohimi, Koreja e Veriut e pranoi gjatë një samiti të paprecedent më 2002 mes Kim Jong Il, babait të ndjerë të Kim Jong Un, dhe kryeministrit të atëhershëm japonez, Junichiro Koizumi, se agjentët e saj i kishin rrëmbyer 13 japonezë, kryesisht për t’i trajnuar si spiunë në gjuhën dhe kulturën japoneze. Japonia mendon se disa prej tyre mund të jenë gjallë ende, dhe se qindra të tjerë mund të jenë rrëmbyer gjithashtu./REL
Besnik Bislimi KOSOVA- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka deklaruar se vitet e fundit, dialogu u kthye drejt rrugës s&eu...
Foto ilustruese RUSIA- Një vatër zjarri u regjistrua në orët e para të së hënës në një nga termocentralet...
Mohamed al-Menfi LIBAN- Autoritetet libaneze do të nisin hetimet për akuzat për keqmenaxhim në korporatën kombëtare të n...
Odesa UKRAINA- Ndërprerjet emergjente të energjisë elektrike pati në portin ukrainas të Odesa të hënën pasi një...
Bombardime KOSOVË- NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një "katastrofë humanitare" në Kosovë....
Foto ilustruese GJERMANI- Shumë spitale të vogla gjermane janë në rrezik për ekzistencën. Por edhe klinikat e mëdha univ...
Krushë e Madhe, Kosovë KOSOVA- 25 vjet më parë, në datat 25 deri më 27 mars të vitit 1999, në Krushë të M...
Foto ilustruese FRANCË- Qeveria franceze po rrit nivelin e alarmit të terrorit pas sulmit në Moskë, pasi i gjithë Kontinenti i Vje...
Autorët e sulmit RUSI- Katër të arrestuarit të akuzuar për kryerjen e sulmit terrorist të së pr...
Besnik Bislimi, Miroslav Lajçak dhe Petar Petkoviç BRUKSEL- Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar P...