LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Spitalet e mëdha në Gjermani në kufijtë e kolapsit financiar

Gjendja financiare e shumë spitaleve gjermane nuk është e mirë: Në protokollin e një takimi të brendshëm në Klinikën Universitare Regensburg, UKR situata financiare e spitalit përshkruhet si para falimentimit dhe është vetëm garancia e partnerit, landit federal bavarez që e shpëton atë nga falimentimi.

25 Mars 2024, 08:15 Nga N.F
Analiza e DW: Spitalet e mëdha në Gjermani në kufijtë e
Foto ilustruese

GJERMANI- Shumë spitale të vogla gjermane janë në rrezik për ekzistencën. Por edhe klinikat e mëdha universitare luftojnë me probleme të mëdha financiare. Para reformës situata e sektorit spitalor në Gjermani paraqitet e vështirë.

Gjendja financiare e shumë spitaleve gjermane nuk është e mirë: Në protokollin e një takimi të brendshëm në Klinikën Universitare Regensburg, UKR situata financiare e spitalit përshkruhet si para falimentimit dhe është vetëm garancia e partnerit, landit federal bavarez që e shpëton atë nga falimentimi. "Për shkak të...deficiteve shqetësuese të mbledhura në planin aktual ekonomik 2024-2028 nevojitet të veprohet me urgjencë." Deficiti i parashikuar për vitin 2024 shkon në m shumë se 45 milionë euro.

Rreziqet e klinikave

E pyetur më vonë Klinika Universitare e Regensburgut e relativizoi këtë shifër. Drejtori i UKR, Oliver Kölbl tha se ai ishte një skenar rreziku i bërë me vetëdije, "pra një skenar i rastit më të keq". Klinika ka llogaritur, si do të ishte gjendja e saj, nëse bashkohen disa rreziqe; kosto të larta energjie edhe më tej, mungesa e rifinancimit të rritjes së tarifave, rënia e numrit të pacientëve dhe rritja e kostove të përgjithshme materiale. Skenarë të tillë rreziku nuk janë të pazakontë. Kölbl sqaron se ka edhe një skenar realist: në të llogaritja del me një minus prej 3 milionë eurosh. Por klinika nuk përmend në protokoll skenarin realist.

Kölbl pranon, se me prezantimin e skenarit të rrezikut synohej të shtoheshin më tej përpjekjet për kursime në spitalin universitar të Regensburgut "Qëllimi ishte po ashtu që t'u tregojmë punonjësve, se janë të nevojshme përpjekjet e të gjitha grupeve profesionale, me qëllim që të mos arrijmë tek skenari më i keq, që të motivohen të gjithë dhe të bashkëpunojnë." Kölbl thotë se të gjithë e kanë kuptuar mesazhin.

Mbyllje pavionesh

Shembulli i klinikës universitare të Regensburgut tregon, se edhe klinikat që kanë pasur gjendje të mirë financiare janë vendosur nën presion aktualisht. Sipas Andreas Kestler, drejtor ekzekutiv i një spitali në Regensburg, "Barmherzige Brüder" po bëhet gjithnjë e më e vështirë arritja e një bilanci të ekuilibruar financiar se në vitet e kaluara. Spitali i tij duhet të mbyllte një pavion për rehabilitimin e të moshuarve për të përmirësuar situatën financiare.

Shpenzimet më të larta se fitimet

Shpenzimet për spitalet janë shtuar shumë për shkak të rritjes së çmimeve dhe kostove të personelit. Kurse kompensimi për shërbimet nuk është rritur me të njëjtin ritëm, sipas Andreas Kestler. Hendeku po thellohet gjithnjë e më shumë. Reforma e planifikuar e klinikave duhet të përmirësojë gjendjen financiare të klinikave, kërkon Kestler.

Një pikë tjetër e kritikave mbetet burokracia e madhe në spitalet gjermane. Kjo e rëndon edhe më tej gjendjen e klinikave. Të premten (22.03) ligji për transparencën e spitaleve u debatua në Këshillin Federal, por kritikët thonë, se ai nuk sjell ndonjë vlerë të shtuar për pacientët dhe madje e shton edhe më shumë burokracinë.

Instituti i Spitaleve Gjermane, DKI pyet rregullisht spitalet për gjendjen ekonomike. Në sondazhin e fundit të vitit 2023, 78% e klinikave llogarisnin në vitin e kaluar me një bilanc negativ. Në sondazh u bë e qartë se spitalet e mëdha me më shumë se 600 shtretër e vlerësojnë shumë keq situatën e tyre. Për vitin 2024 tre nga katër spitale të tilla presin keqësim të gjendjes.

Klinikat po përpiqen të kursejnë. Klinika Universitare e Regensburgut psh. po përpiqet të ulë më tej kostot e energjisë dhe materialeve. Drejtori mjekësor, Kölbl pranon se ka kursime edhe tek personeli. Që vitin e kaluar vendosëm të rrisim numrin e pacientëve për infermier, thekson ai. Një vendim që sindikatat e shohin me sy kritik. Heinz Neff nga Sindikata ver.di në rajonin Obepfalz e shikon si "të papërgjegjshme" rritjen e numrit të pacientëve për infermier. Nevojitet siguri si për pacientët edhe për personelin thotë Neff. "Trajtimi i mirë, kujdesi i mirë shëndetësor ka nevojë për të pasur numrin e duhur të personelit dhe nuk mund të orientohet nga kufiri më i ulët i mundshëm." Tjetra, me shtimin e ngarkesës në punë profesioni i infermierit nuk bëhet atraktiv.

Marrë nga DW

spitale gjermani kolaps financiar

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale