LIVE UPDATES
Bota

Kosova dhe Serbia "tregtojnë" akuza, kolonat në Merdare vazhdojnë, Vuçeviç: Autoritetet në Prishtinë kanë bërë gjithçka për ta vështirësuar importin

Kolona prej kilometrash në anën serbe të kufirit kanë nisur të bëhen prej se Kosova ka hequr pjesërisht ndalesën e importit të mallrave nga Serbia më 7 tetor.

25 Tetor 2024, 17:20 Nga M.B
Kosova dhe Serbia "tregtojnë" akuza, kolonat në Merdare
Foto ilustruese

KOSOVA- Dogana e Kosovës i kundërshton pretendimet e autoriteteve të Serbisë, se është duke shkaktuar kolona të kamionëve me mallra në pikën kufitare në Merdare. Kolona prej kilometrash në anën serbe të kufirit kanë nisur të bëhen prej se Kosova ka hequr pjesërisht ndalesën e importit të mallrave nga Serbia më 7 tetor. Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, ka thënë se autoritetet e Kosovës janë duke bërë gjithçka të mundur “për ta vështirësuar importin e mallrave serbe”.

Ngjashëm, Oda Ekonomike e Serbisë ka thënë se Dogana e Kosovës është duke punuar ngadalë, me “urdhër të autoriteteve në Prishtinë”.

Për zëdhënësin e Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, këto pretendime nuk qëndrojnë, sepse janë autoritetet e Serbisë ato, të cilat që nga 12 tetori i kanë bashkuar të gjitha dërgesat në një korsi - si ato që kalojnë transit nëpër Kosovë, ashtu edhe ato që kanë destinacion tregun e Kosovës.

“Fillimisht ka pasur shumë pak kolona në hyrje. Por, pasi autoritetet e Serbisë, më 12 tetor, i kanë përzier kolonat e transitit nga vendet e treta me mallrat e eksportuara nga Serbia, gjendja është vështirësuar. Procesimi i dërgesave të këtyre dy kategorive më herët është bërë ndaras”, thotë Stavileci për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se për përpunimin më efikas të dërgesave, autoritetet e Kosovës kanë katërfishuar kapacitetet për kontrollin e mallrave, por pranon se procesi shkon më ngadalë, për shkak të bashkimit të të gjitha dërgesave në një hyrje.

“Përveç shtimit të kapaciteteve, janë përfshirë edhe njësi të specializuara të kontrollit, si dhe qen nuhatës nga Dogana dhe nga Policia e Kosovës, me qëllim që procedimi të bëhet sa më shpejt, por pa cenuar aspektin e sigurisë”, thotë Stavileci.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë për t’i komentuar deklaratat e autoriteteve të Kosovës se në Merdare janë bashkuar të gjitha korsitë në një dhe se kjo po shkakton kolona. Megjithatë, Aleksandar Radovanoviç, kryetar i Qendrës për Bashkëpunim Rajonal i Odës Ekonomike të Serbisë, insiston se Dogana e Kosovës është përgjegjëse për situatën. Sipas tij, ajo punon ngadalë dhe që nga e mërkura, në orën 20:00, asnjë kamion nuk ka hyrë nga Serbia në Kosovë.

"Pala e Kosovës dikton ritmin se sa kamionë hyjnë në Kosovë nga Serbia”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Radovanoviq shton se dy korsitë në anën serbe të Merdares, bashkohen në një vetëm disa metra larg kufirit, për shkak të infrastrukturës rrugore.

“Ju e dini konfigurimin atje, nuk mund të jetë ndryshe. Dy korsi mund të jenë të hapura deri në 40, 50 metra, por pastaj jo. Autostrada mbetet pas, ajo nuk është rrugë e zgjeruar”, thotë Radovanoviç.

Sipas tij, autoritetet e Kosovës, që nga 7 tetori, lejojnë importin e lëndëve të para vetëm përmes Merdares - gjë që nuk ka qenë kështu më herët, pasi ato kanë hyrë përmes të gjitha pikave kufitare - dhe kjo kontribuon në tollovitë shtesë. Këtë e ka thënë më herët për Radion Evropa e Lirë edhe transportuesi Sadri Selimi, i cili importon grurë nga Serbia në Kosovë. Radio Evropa e Lirë pyeti në Qeverinë e Kosovës nëse është duke u biseduar për ndonjë zgjidhje të kësaj çështjeje, por nuk mori përgjigje.

Qeveria e Kosovës ka ndaluar importin e mallrave të Serbisë, përveç lëndës së parë, në verë të vitit të kaluar, për shkak të arrestimit të tre policëve kosovarë nga autoritetet serbe. Ndërkohë që policët janë liruar, ndalesa e mallrave ka vazhduar deri në javën e parë të këtij muaji. Më 7 tetor, Qeveria e Kosovës e ka zëvendësuar atë me një vendim të ri, që e lejon importin, por vetëm përmes kufirit në Merdare dhe me kontroll të detajuar të sigurisë.

Në vendkalimet e tjera është paralajmëruar se do të lejohet importi vetëm kur të sigurohen skanerët, të cilët do t’i ndihmojnë Doganës së Kosovës në kontrollin e mallrave, pa ndërhyrje fizike. Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë se bllokimi për disa ditë i dërgesave në kufi, i ka revoltuar transportuesit nga Kosova. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai tregon se biznese të shumta prodhuese dhe transportuese kanë shprehur shqetësim në këtë odë për vonesat në sigurimin e lëndës së parë, por edhe për rritjen e shpenzimeve financiare. Ai thotë se ka kërkuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës që hyrja e lëndës së parë të lejohet edhe në pikat tjera kufitare, përveç Merdares, por ende pa përgjigje.

“Mosarritja në kohë e lëndës së parë dhe gjysmëproduktit për të prodhuar produktin final në Kosovë, ka krijuar vështirësi jo vetëm brenda tregut, por edhe ndaj klientëve të jashtëm që i kanë bizneset prodhuese këtu. Ato nuk po arrijnë me kohë ta furnizojnë me prodhime kosovare blerësin e jashtëm, me të cilin kanë marrëveshje”, thotë Rafuna për Radion Evropa e Lirë.

Problem tjetër që paraqesin tollovitë në kufi, sipas tij, është edhe rritja e shpenzimeve financiare për kompanitë.

“Kompanitë transportuese vendore, por edhe të huaja, refuzojnë të shkojnë në shtete tjera për t’u ngarkuar me mallra për tregun e Kosovës, për shkak se duhet të presin dy ose tri ditë në pikën kufitare në Merdare. Kjo e rrit edhe koston, sepse biznesi paguan qiranë e maunës për çdo ditë, paguan mëditjen, udhëtimin dhe fjetjen e vozitësit. Kjo është kosto shtesë dhe askush nuk po e kalkulon”, thotë Rafuna.

Kosova importon shumicën e produkteve nga vendet e rajonit dhe më gjerë. Mbi 5.9 miliardë euro ka qenë vlera e importit vitin e kaluar, ndërsa e eksportit mbi 863 milionë. Prej vitesh, produktet nga Serbia janë ndër më dominueset në tregun kosovar. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë vitit 2022, Kosova ka importuar mallra nga Serbia në vlerë prej mbi 372 milionë euro, ndërsa në vitin 2023 kjo vlerë ka qenë gati 199 milionë euro./ REL

kosova serbia

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj