LIVE UPDATES
Bota

Kosova kërkon kujdes të shtuar nga shtetasit e saj në Lindjen e Mesme, pas rritjes së tensioneve

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se Irani ka nisur të kundërpërgjigjet me raketa në drejtim të shtetit të Izraelit, dhe për shpërthime është raportuar edhe në Bahrejn dhe Katar.

28 Shkurt 2026, 11:42 Nga I.A
Kosova kërkon kujdes të shtuar nga shtetasit e saj në Lindjen e
Foto Ilustruese

IZRAEL- Ministria për Punë të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve kosovarë që jetojnë dhe punojnë në vendet e Lindjes së Mesme që të kenë vëmendje të shtuar dhe t’i zbatojnë udhëzimet e autoriteteve vendore, pas nisjes së sulmeve amerikane dhe izraelite kundër Iranit.

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se Irani ka nisur të kundërpërgjigjet me raketa në drejtim të shtetit të Izraelit, dhe për shpërthime është raportuar edhe në Bahrejn dhe Katar.

Për raste urgjente, MPJD i ka vënë në dispozicion këta numra kontaktues:

Autoritetet kanë kërkuar që të ndiqen udhëzimet e autoriteteve vendore dhe të shmangen zonat afër objekteve ushtarake dhe atyre të sigurisë.

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka konfirmuar sulmet dhe është zotuar se do të eliminohet "kërcënimi nga regjimi iranian".

Ai ka thënë se sulmet kanë qenë të pashmangshme pasi autoritetet iraniane nuk kanë dashur të arrijnë marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për programin bërthamor dhe atë të raketave.

“Ka qenë gjithmonë politikë e Shteteve të Bashkuara, sidomos e administratës sime, se ky regjim terrorist nuk mund të ketë kurrë armë bërthamore. Po e them sërish, ata nuk mund të kenë kurrë armë bërthamore”.

Ai e ka përmendur operacionin ushtarak amerikan të qershorit të vitit të kaluar “Çekani i Mesnatës” duke thënë se përmes tij është shkatërruar programi bërthamor iranian në tri qendra Fordo, Natanz dhe Isfahan.

Trump ka shtuar se tani “do t’i shkatërrojmë raketat e tyre dhe industrinë e tyre të raketave. Do të zhduken plotësisht”. Sipas tij, ky program i raketave po kërcënon bazat amerikane në afërsi dhe aleatët rajonalë.

“Ky regjim do ta mësojë shpejt se askush nuk duhet ta sfidojë forcën dhe kapacitetin e ushtrisë amerikane”.

Trump i është drejtuar popullit iranian, duke i thënë se pasi të përfundojnë sulmet "merreni ju në dorë qeverinë tuaj".

“Është shumë rrezik jashtë, bombat do të lëshohen gjithandej. Kur të përfundojmë, merreni në dorë qeverinë tuaj, do të jetë e juaja dhe kjo do të mund të jetë ndoshta mundësia e vetme ndër gjenerata. Për shumë vjet e keni kërkuar ndihmën amerikane, por nuk e keni marrë atë. Asnjë president amerikan nuk ka pasur gatishmëri të bëhet ajo që po e bëj unë tani”.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se sulmi i përbashkët amerikano-izraelit kundër Iranit “do t’i krijojë kushtet për popullin guximtar të Iranit që të marrë fatin në duart e veta”.

“Ka ardhur koha për çdo segment të popullit në Iran që të heqë thundrën e tiranisë nga (regjimi) dhe të krijojë një Iran të lirë dhe paqedashës”, ka thënë Netanyahu përmes një deklarate.

Këto sulme përbëjnë përshkallëzim dramatik të tensioneve në Lindje të Mesme dhe i kanë zbehur shpresat për një zgjidhje diplomatike në mes të Teheranit dhe Uashingtonit lidhur me programin bërthamor. Kosova ka marrëdhënie diplomatike me Izraelin dhe një pjesë të konsiderueshme të shteteve të Lindjes së Mesme, por jo edhe me Iranin, i cili nuk e njeh shtetësinë e Kosovës./REL

lufta izrael-iran

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj