Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Parlamenti Evropian ende nuk e ka ratifikuar marrëveshjen e tregtisë së lirë me vendet e Mercosur-it. KE tani ka njoftuar se do ta zbatojë atë provizorisht. Qeveria gjermane e ka përshëndetur vendimin, Franca e kritikoi.
BRUKSEL- Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi në Bruksel se marrëveshja me Mercosurin do të zbatohet së afërmi, edhe pse ende po pritet shqyrtimi nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë. Ajo tha se marrëveshja krijon një treg prej 720 milionë njerëzish dhe redukton tarifat doganore me miliarda.
Uruguaji dhe Argjentina ishin vendet e para që e ratifikuan marrëveshjen. Kjo i lejon kompanitë nga të dy vendet dhe BE të përfitojnë nga rregullat tregtare të dakorduara në marrëveshje. Eliminohen ndër të tjera tarifat doganore për shumicën e produkteve. Brazili, Paraguaji dhe Bolivia ende nuk e kanë dhënë miratimin.
Gjermania përshëndet lëvizjen, kritika nga Franca
Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul dhe Kancelari gjerman Friedrich Merz e përshëndetën vendimin e Komisionit Evropian, sipas zëdhënësve të tre. Kryetari i Komitetit për Tregti të Parlamentit Evropian, Bernd Lange, tha se kjo ishte një situatë e jashtëzakonshme, sepse deputetët evropianë mund të votojnë vetëm pas një vendimi të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.
Presidenti francez Macron, nga ana e tij, foli për një "surprizë të keqe". Vendimi i Komisionit Evropian është shprehje e mungesës së respektit ndaj Parlamentit Evropian, tha Macron-i.
Ratifikimi formal mund të zgjasë shumë
Në janar, Parlamenti Evropian vendosi me një shumicë të ngushtë që Gjykata Evropiane e Drejtësisë ta rishikojë marrëveshjen. Votimi do të mbahet vetëm atëherë. Megjithatë, rishikimi nga gjykata mund të zgjasë deri në dy vjet.
Për këtë arsye, qeveria gjermane dhe qeveri të tjera evropiane qenë shprehur në favor të zbatimit të përkohshëm të marrëveshjes. Në Gjermani, do të përfitojnë veçanërisht nga marrëveshja tregtare industritë automobilistike dhe kimike.
Marrëveshja u negociua për më shumë se 25 vjet
Marrëveshja me Mercosurin u nënshkrua në fillim të vitit pas më shumë se 25 vjet negociatash. Brenda BE ka rezistencë, për shembull nga Polonia dhe Franca, veçanërisht në sektorin bujqësor. Për më tepër, kritikët e marrëveshjes argumentojnë se ajo do të minojë standardet e BE-së për mbrojtjen e konsumatorit, mjedisin dhe mirëqenien e kafshëve, diçka që Komisioni Evropian e refuzon kategorikisht./DW
Sulme iraniane IRAN- Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur sulmet ajrore ndaj Iranit. Pasi Forcat Mbrojtëse të Iz...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Benjamin Netanyahu ka konfirmuar se Izraeli dhe SHBA-ja kanë kryer një operacion për të hequr kërcë...
Harta IZRAEL- Irani raportohet se ka lëshuar raketa drejt Izraelit, pasi kjo e fundit në bashkëpunim me amerikanët kanë nisur nj&e...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u ka bërë thirrje iranianëve që të marrin kontrollin e qeverisë s&...
Donald Trump SHBA- Izraeli së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur një fushatë ajrore ndaj Iranit. Presidenti...
Foto Ilustruese TIRANË- Përmbytjet e radhës e kanë gjetur ekonominë shqiptare edhe një herë me mbulim të papër...
Pamjet SHBA- Sulmi ndaj Iranit mëngjesin e sotshëm mund të jetë i përbashkës mes SHBA-vë dhe Izraelit. Mediat izraelite ...
Jeruzalemi IZRAEL- Sirenat u dëgjuan në të gjithë Izraelin rreth orës 08:15 sipas orës lokale, duke i njoftuar njerëzit ...
Pamjet IRAN- Pamjet nga sulmi i Izraelit ndaj Iranit kanë dalë. Siç shihet nga videoja e mëposhtme, në Teheran janë dë...
Pamjet nga Teherani IRAN- Izraeli ka nisur atë që e ka quajtur sulm me raketa kundër Iranit. Në një deklaratë këtë ...