LIVE UPDATES
Bota

KQZ-ja merr VENDIMIN/ Rinumërohen votat për presidentin e Republikës Srpska

KQZ mbajti një seminar ku shqyrtoi vërejtjet dhe kundërshtimet për rrjedhën e procesit zgjedhor në Republika Srpska për presidentin e RS.

10 Tetor 2022, 16:22 Nga k.m.
KQZ-ja merr VENDIMIN/ Rinumërohen votat për presidentin e
Jelena Triviç dhe Millorad Dodik

SARAJEVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnjë-Hercegovinës vendosi që votat për presidentin e Republikës Srpska të numërohen sërish. Për këtë vendim votuan gjashtë anëtarë të KQZ-së, ndërsa kundër ishte vetëm Vlado Rogiç. Rezultatet do të bëhen publike në qendrën kryesore të numërimit.

Më herët sot, KQZ mbajti një seminar ku shqyrtoi vërejtjet dhe kundërshtimet për rrjedhën e procesit zgjedhor në Republika Srpska për presidentin e RS.

“Sot në mëngjes, KQZ-ja e BiH mbajti një ligjëratë ku shqyrtoi një numër të madh kundërshtimesh për rrjedhën e procesit zgjedhor në RS për nivelin e presidentit dhe nënkryetarit të RS. Kishte prova materiale dhe video incizime që pa mëdyshje tregojnë se procesi është i kontaminuar, se nuk mundëson përcaktimin e rezultateve në kohën e duhur dhe në përputhje me ligjin”, tha kryetari i KQZ-së së Bosnjë-Hercegovinës, Suad Arnautoviç.

Sipas rezultateve të deritanishme, bazuar në 98 për qind të votave të numëruara, kandidati i Unionit të Social Demokratëve të Pavarur (SNSD), Milorad Dodik, kryeson garën për president të RS me 291 mijë vota krahasuar me 261 mijë që grumbulloi kandidatja e opozitës, Jelena Triviç. Pas zgjedhjeve, opozita organizoi dy tubime proteste në Banja Lukë, duke akuzuar se më 2 tetor, siç deklaruan, ka ndodhur vjedhje elektorale në të gjitha nivelet, veçanërisht në zgjedhjet për president.

Në një konferencë shtypi në Beograd, Dodik iu rikthye kritikës ndaj strukturës aktuale të Bosnjës, duke thënë se ishte një shtet jofunksional i krijuar nga të huajt. Sipas marrëveshjes së paqes të Dejtonit që i dha fund luftës së viteve 1992-1995, Bosnja u nda në dy rajone autonome – Republika Serbe dhe Federata e ndarë mes kroatëve dhe boshnjakëve – të lidhura nga një qeveri e kombëtare e brishtë.

“Ne e kemi krijuar Republikën Srpska si një shtet të pavarur dhe nuk e kemi pranuar kurrë Bosnjën si një shtet të përbashkët. Bosnja duhet t’i kthehet kushtetutës (origjinale). Nëse kjo nuk është e mundur, ajo duhet të shpërbëhet,”- tha  Dodik.

Po ashtu, në konferencën e tij për media në Beograd, Dodik ka thënë më 10 tetor se partia e tij ka fituar “në të gjitha nivelet”, dhe ka paralajmëruar padi kundër Komisionit Qendror Zgjedhor të Bosnjës.

“Rezultatet preliminare tregojnë se kam 29.000 vota më shumë në zgjedhjet për president të Republikës Sërpska,”- ka thënë Dodik.

Sipas votave të numëruara deri më 10 tetor, kandidati boshnjak, Denis Beqiroviç, ka fituar ulësen në presidencën trepalëshe të Bosnjës, derisa Zhelko Komshiç e ka fituar ulësen kroate. Republikën Sërpska do ta përfaqësojë Zhelka Cvijanoviç, kandidate e partisë së Dodikut.

Shtetasit e Bosnjës kanë votuar më 2 tetor për përfaqësuesit e tyre në Presidencën trepalëshe dhe ligjvënësit në nivelet kombëtare, rajonale dhe lokale. Më shumë se 60.000 vëzhgues janë akredituar për të mbikëqyrur procesin. Sipas autoriteteve, dalja në zgjedhje ka qenë 50 për qind, apo 2 për qind më pak sesa në zgjedhjet e vitit 2018. Gara është konsideruar të jetë zhvilluar mes nacionalistëve dhe reformistëve të fokusuar në ekonomi. Bosnja përbëhet nga dy rajone autonome: Republikën Sërpska e dominuar nga serbët dhe Federata me popullsi kryesisht të boshnjakëve myslimanë dhe kroatëve. Federata është e ndarë në 10 kantone, ku ekziston edhe distrikti i ndarë Bërçko në veri.

Ky organizim është krijuar sipas Marrëveshjes së Dejtonit, të vitit 1995, të cilat u kanë dhënë fund tre vjetëve luftime në këtë republikë të ish-Jugosllavisë.

jelena triviç millorad dodik

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj