"Forcat e pabashkueshme ne nuk i bashkojmë dot", Rama: Nuk do të presim dhe as lejojmë askënd të na pengojë të...
Bota
VIDEO/ "SHBA ka sabotuar Nord Stream", profesori akuza Biden-it, televizioni ndërpret transmetimin
Duke folur për Bloomberg, profesori Jeffrey Sachs hodhi idenë se tubacioni, i cili ka qenë në qendër të një sage globale javët e fundit, u godit nga SHBA dhe jo nga forcat e Vladimir Putinit si një mjet për t'i shkaktuar dëm Rusisë përtej sanksionet ekonomike.
10 Tetor 2022, 15:54Nga e.k
Jeffrey Sachs
SHBA- Një profesor i Universitetit të Kolumbias ka akuzuar SHBA-në për sabotim të gazsjellësit Nord Stream në Detin Baltik, duke bërë që drejtuesit e televizionit të ndërpresin intervisten.
Duke folur për Bloomberg, profesori Jeffrey Sachs hodhi idenë se tubacioni, i cili ka qenë në qendër të një sage globale javët e fundit, u godit nga SHBA dhe jo nga forcat e Vladimir Putinit si një mjet për t'i shkaktuar dëm Rusisë përtej sanksionet ekonomike.
Tubacionet Nord Stream dërgojnë gaz natyror direkt nga Rusia në Gjermani dhe janë thelbësore për furnizmin me energji të disa vendeve të Europës.
I pyetur nga drejtuesi i emisionit se çfarë provash kishte për teoritë e tij, Sachs përmendi deklaratat e fundit të bëra nga zyrtarët amerikanë dhe vetë presidenti Biden.
"Epo, së pari, ka prova të drejtpërdrejta të radarëve që helikopterët ushtarakë amerikanë që janë të vendosur në Gdansk po qarkullonin mbi këtë zonë. Ne gjithashtu patëm kërcënimin nga SHBA-ja [Presidenti Joe Biden] në fillim të këtij viti se “në një mënyrë ose në një tjetër do t'i japim fund Nord Stream. Ne patëm gjithashtu një deklaratë nga Sekretari i Shtetit [SHBA] Antony Blinken të premten e kaluar në një konferencë shtypi ku ai tha se “kjo është gjithashtu një mundësi e jashtëzakonshme”, tha ai.