5 Korrik 2023, 10:05
Nga k.m.
Evan Gershkovich
Kremlini mbajti të martën të hapur mundësinë e kontakteve me Uashingtonin në lidhje me një shkëmbim të mundshëm të të burgosurve, ku mund të përfshihet edhe gazetari i burgosur i gazetës Wall Street Journal, Evan Gershkovich, por ripohoi se bisedime të tilla duhet të mbahen jashtë syve të publikut. I pyetur nëse vizitat konsullore të hënën tek gazetari Gershkovich, i cili është mbajtur pas hekurave në Moskë që nga marsi nën akuzat për spiunazh, dhe tek Vladimir Dunaevi, një shtetas rus në paraburgim në Shtetet e Bashkuara nën akuzat për krim kibernetik, mund të paralajmërojnë një shkëmbim të burgosurish, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Moska dhe Uashingtoni e kanë prekur këtë çështje.
“Ne kemi thënë se ka patur kontakte të caktuara për këtë temë, por nuk duam që ato të diskutohen në publik,”- tha Peskov në një konferencë me gazetarët.
“Ato duhet të kryhen dhe të vazhdojnë në heshtje të plotë.”
Ai nuk ofroi detaje të mëtejshme, por shtoi se “e drejta e ligjshme për kontakte konsullore duhet të sigurohet nga të dyja palët”. Ambasadorja amerikane në Moskë, Lynne Tracy, u lejua të hënën të vizitonte gazetarin Gershkovich për herë të parë që nga prilli. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Rusi nuk ka dhënë detaje rreth kësaj vizite.
31-vjeçari Gershkovich u arrestua në qytetin e Yekaterinburgut gjatë një udhëtimi në Rusi për përgatitjen e një reportazhi. Ai po mbahet në burgun Lefortovo të Moskës, i njohur për kushtet e rënda. Një gjykatë në Moskë javën e kaluar la në fuqi një vendim për ta mbajtur atë në paraburgim deri më 30 gusht.
Evan Gershkovich është gazetari i parë amerikan që përballet me akuza për spiunazh në Rusi që nga shtatori i vitit 1986, kur Nicholas Daniloff, një korrespondent në Moskë i gazetës “US News and World Report”, u arrestua nga KGB-ja. Daniloff u lirua 20 ditë më vonë në një shkëmbim për një punonjës të misionit të Bashkimit Sovjetik në OKB, i cili u arrestua nga FBI-ja, gjithashtu nën akuza për spiunazh./VOA
evan gershkovich
Bota
5 Korrik 2023, 09:52
f.i
Klemen Groshelj
KOSOVË- Anëtari i Parlamentit Evropian, Klemen Groshelj është shprehur se presidenti serb, Aleksandër Vu&cc...
Bota
5 Korrik 2023, 09:47
f.i
KFOR
KOSOVË- KFOR ka reaguar pas deklaratave të deputetes britanike, Alicia Kearns, e cila ka thënë se ka armë që po kontraba...
Bota
5 Korrik 2023, 09:36
f.i.
Emmanuel Macron
FRANCË- Pas trazirave në vend, presidenti francez Emmanuel Macron nuk do të përjashtonte mundësin&e...
Bota
5 Korrik 2023, 09:32
k.m.
Foto ilustruese
KINË- 15 persona kanë vdekur në Kinë dhe 4 të tjerë janë zhdukur pasi shirat e rrëmbyeshëm god...
Bota
5 Korrik 2023, 09:22
k.m.
Vladimir Putin dhe XI Jinping
PEKIN- Xi Jinping ndërhyri personalisht dhe e paralajmëroi Vladimir Putinin që të mos përdorë a...
Bota
5 Korrik 2023, 09:19
f.i
Mirosllav Lajҫak dhe Albin Kurti
KOSOVË- Diplomatë perendimorë vihen serish në lëvizje për ta bindur Prishtinën dhe...
Bota
5 Korrik 2023, 09:18
k.m.
Foto ilustruese
Xhenini është një qytet palestinez në pjesën veriore të Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli. ...
Bota
5 Korrik 2023, 09:16
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- Sinoptikanët parashikojnë një valë të re të nxehti e cila pritet të godasë Italinë...
Bota
5 Korrik 2023, 09:11
f.i
Miroslav Lajçak dhe Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç sot do të takohet ...
Bota
5 Korrik 2023, 09:00
k.m.
Foto ilustruese
Me kundërshtime nisi dhe ashtu përfundoi. Pas njoftimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për p...