LIVE UPDATES
Bota

Kritika të forta nga opozita, Sllovakia: Jemi të gatshëm të bëhemi mikpritës negociatash për Ukrainën

Sipas deklaratave zyrtare, Sllovakia është e gatshme të presë negociatat e mundshme për paqen në Ukrainë. Edhe Putin duket se është dakord.

28 Dhjetor 2024, 09:17 Nga M.B
Kritika të forta nga opozita, Sllovakia: Jemi të gatshëm të
Kryeministri sllovak Robert Fico dhe presidenti Putin

SLLOVAKIA- Sllovakia ofrohet si vend mikpritës për negociata të mundshme të paqes për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.  "Nëse dikush dëshiron të organizojë bisedime paqeje në Sllovaki, ne do të jemi gati dhe do të tregohemi mikpritës”, deklaroi kryeministri,  Robert Fico në shërbimin online Facebook. Me sa duket, kryeministri sllovak Robert Fico e ofroi vendin e tij si vend bisedimesh gjatë vizitës së tij në Moskë të dielën e kaluar.

Edhe ministri i Jashtëm sllovak, Juraj Blanar njoftoi më parë se Sllovakia po ofronte "të zhvillonte negociata të tilla në tokën sllovake". Përfaqësuesit e të gjitha palëve në konflikt "dhe për rrjedhojë edhe Rusia” duhet të marrin pjesë në këto bisedime, theksoi Blanar në Facebook.

Sllovakia bën pjesë tek një grup në rritje të vendeve anëtare të BE-së të Evropës Qendrore dhe Lindore, që paraqitet skeptike për mbështetjen ndaj Ukrainës së sulmuar nga Rusia dhe shprehet në favor të negociatave me Rusinë. Vetë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka kritikuar vazhdimisht Sllovakinë, e cila kufizohet me Ukrainën, për tonin e saj miqësor ndaj Rusisë.

Putin mirëpret propozimin sllovak

Ndërkohë edhe presidenti rus, Vladimir Putin është shprehur, se mund ta imagjinojë Sllovakinë si një pikë takimi për bisedimet e mundshme për përfundimin e luftës në Ukrainë. Të premteb ai deklaroi, se Sllovakia kishte propozuar të shërbente si një "platformë" për negociatat e paqes në Ukrainë. Putin e quajti propozimin "të pranueshëm" dhe vlerësoi "pozitën neutrale" të Sllovakisë. "Nëse shkon puna deri këtu, pse jo? Nga këndvështrimi ynë, Sllovakia zë një pozicion neutral", u shpreh Putin.

Kritika të forta nga opozita sllovake

Por në Sllovaki, komentet e Putinit shkaktuan kritika të forta nga opozita. Michal Simecka, kreu i partisë më të madhe opozitare sllovake, shkroi në Facebook: "Është absurde që dikush tjetër e jo qeveria jonë na informon për politikën e jashtme të Republikës Sllovake. (...) Tani edhe presidenti rus dhe krimineli Vladimir Putin. " Për ofertën drejtuar Putinit për të organizuar bisedime ruso-ukrainase në Bratislavë, Simecka bëri një kundërpropozim: "Nëse Fico dëshiron paqe, ai së pari duhet t'i bëjë thirrje Putinit të ndalojë sulmet e tij dhe të ndalojë vrasjen e njerëzve të pafajshëm në Ukrainë".

Kryeministri Fico me vizitën e tij te Putini u kritikua si nga Ukraina, por edhe nga BE. Vizita kryesisht kishte të bënte me dërgesat e gazit. Ukraina do të ndalojë tranzitin e gazit rus në fillim të vitit të ardhshëm, gjë që shkakton probleme për Sllovakinë./ DW

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj