LIVE UPDATES
Bota

Kina vendos sanksione ndaj 7 kompanive, kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin

Kina kundërshton ndihmën amerikane për Tajvanin dhe shpesh vendos sanksione ndaj kompanive që kanë lidhje me to, zakonisht pasi shpallen produktet që do të shiten apo paketat e ndihmave.

28 Dhjetor 2024, 08:02 Nga M.B
Kina vendos sanksione ndaj 7 kompanive, kundërpërgjigje ndaj
Foto ilustruese

KINA- Qeveria kineze vendosi sanksione ndaj shtatë kompanive të premten, si kundërpërgjigje ndaj njoftimeve të fundit të Shteteve të Bashkuara se do t’i shesë Tajvanit pajisje ushtarake si dhe do t’i ofrojë të tjera ndihma në këtë sektor. Tajvani është një ishull që vetëqeveriset që Kina pretendon se është pjesë e territorit të saj.

Sanksionet vijnë edhe si përgjigje ndaj miratimit së fundmi të buxhetit vjetor të shpenzimeve për mbrojtjen nga ana e qeverisë amerikane, që siç u shpreh në një deklaratë ministria e Jashtme kineze “përfshin qëndrime të shumta negative për Kinën”.

Kina kundërshton ndihmën amerikane për Tajvanin dhe shpesh vendos sanksione ndaj kompanive që kanë lidhje me to, zakonisht pasi shpallen produktet që do të shiten apo paketat e ndihmave. Në përgjithësi sanksionet kanë ndikim të kufizuar, sepse kompanitë amerikane të mbrojtjes nuk i shesin armë ose mjete të tjera ushtarake Kinës. SHBA është furnizuesi kryesor me armë i Tajvanit.

Shtatë kompanitë e sanksionuara janë: Insitu Inc., Hudson Technologies Co., Saronic Technologies, Inc., Raytheon Canada, Raytheon Australia, Aerkomm Inc. dhe Oceaneering International Inc., thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme. Çdo pasuri e tyre në Kinë do të ngrihet, ndërsa organizatave dhe shtetasve kinezë u ndalohet përfshirja në ndonjë aktivitetet me këto kompani, thuhet në komunikatë.

Presidenti amerikan Joe Biden javën e kaluar autorizoi deri në 571 milionë dollarë për materiale dhe shërbime të Departamentit të Mbrojtjes si dhe trajnim ushtarak për Tajvanin. Departamenti i Mbrojtjes njoftoi edhe miratimin e një pakete prej 295 milionë dollarë në armatime që do t’i shiten Tajvanit.

Projektligji amerikan i mbrojtjes rrit shpenzimet ushtarake në 895 miliardë dollarë dhe orienton burimet drejt një qasjeje më konfrontuese ndaj Kinës. Ai krijon një fond që mund të përdoret për të dërguar burime ushtarake në Tajvan, ngjashëm siç SHBA ka mbështetur Ukrainën. Projektligji gjithashtu zgjeron një ndalesë për blerjet ushtarake amerikane të produkteve kineze, siç për shembull teknologjia e dronëve.

Zhang Xiaogang, zëdhënës i ministrisë kineze të Mbrojtjes tha në fillim të javës se SHBA po nxisin kërcënimin “e ashtuquajtur nga Kina” për të justifikuar rritjen e shpenzimeve ushtarake.

“Shpenzimet ushtarake të SHBA-së janë në krye të botës dhe vazhdojnë të rriten çdo vit. Kjo ekspozon natyrën luftarake të SHBA-së dhe obsesionin e saj me hegjemoninë dhe zgjerimin”, tha ai.

Ministria e Jashtme tha se lëvizjet e fundit të SHBA-së shkelin marrëveshjet mes dy vendeve mbi Tajvanin, ndërhyjnë në punët e brendshme të Kinës dhe minojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit. Qeveria e Tajvanit tha në fillim të muajit se Kina kishte dërguar dhjetëra anije në ujërat e afërta për të kryer stërvitje për bllokimin e ishullit, një lëvizje që Tajvani tha se minon paqen dhe stabilitetin dhe dëmton transportin dhe tregtinë ndërkombëtare. Kina nuk ka konfirmuar apo komentuar këto deklarata./ VOA

kina

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë