LIVE UPDATES
Bota

Kriza e vazhdueshme i kushton Gjermanisë 735 miliardë euro, ekonomistët kërkojnë të merren masa

Krizat e pesë viteve të fundit i kanë kushtuar Gjermanisë shumë. Ky është rezultati i hulumtimit të Institutit të Ekonomisë Gjermane.

10 Mars 2025, 08:23 Nga r.ll
Kriza e vazhdueshme i kushton Gjermanisë 735 miliardë euro,
foto ilustruese

GJERMANI- Pandemia e virusit korona, lufta në Ukrainë, trazirat gjeopolitike – sipas një studimi, krizat e pesë viteve të fundit i kanë kushtuar Gjermanisë pothuajse 750 miliardë euro. Pa to, produkti i brendshëm bruto do të ishte rreth 735 miliardë euro më i lartë, sipas hulumtimit të Institutit për Ekonominë Gjermane në Këln (IW), njoftojnë agjencitë e lajmeve.

"Pas rikuperimit nga tronditja pandemike, ekonomia gjermane nuk e ka arritur nivelin e vitit 2019 për tre vjet me radhë”, thuhet në raport. Në të njëjtën kohë, humbjet ekonomike janë më të mëdhatë në 25 vitet e fundit në Gjermani.

Gjatë krizës strukturore nga viti 2001 deri në vitin 2004, humbjet arritën në 3,4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), ndërsa kostot ekonomike tëkrizës financiare2008/09 arritën në 4,1 për qind. Që nga shpërthimi i pandemisë, humbjet kanë arritur në një rekord prej 4,3 për qind të PBB-së.

Neglizhenca ndaj mjedisit të biznesit?

"Gjermania është në krizëne saj më të rëndë ekonomike që nga ribashkimi," tha drejtori i ekipit që ka bërë këtë analizë të IW, Michael Grömling. "Korona dhe Ukraina kanë ndalur pothuajse tërësisht aktivitetin investues të kompanive. Kjo tashmë po redukton potencialin tonë të prodhimit dhe do të vazhdojë të pengojë edhe në vitet e ardhshme.”

Por edhe politika mban përgjegjësi. Për vite me radhë ka neglizhuar mjedisin e biznesit, pra kushtet për të bërë biznes brenda vendit. "Kjo është arsyeja pse krizat na godasin kaq shumë," tha Grömling. Detyra e qeverisë së ardhshme do të jetë të kompensojë këtë boshllëk - për shembull, me stimuj financiarë, energji më të lirë dhe më pak burokraci.

Rënie e madhe e konsumit privat

Humbjet totale në konsumin privat gjatë pesë viteve të fundit, sipas studimit, arrijnë në rreth 470 miliardë euro. Kjo përkon me një shumë prej 5.600 euro për frymë. Megjithatë, në terma afatgjatë, ndikimi më i rëndësishëm do të jetë ulja e nivelit të investimeve të korporatave.

"Ndërsa në periudhën kryesore të pandemisë, humbjet e konsumitishin dukshëm më të mëdha se humbjet e investimeve, vitet e fundit ndikimi negativ i mungesës së investimeve është ndjerë gjithnjë e më shumë”, thekson IW. Në formimin e kapitalit fiks bruto, humbjet në 20 tremujorët e fundit, që nga shpërthimi i pandemisë, vlerësohen në 265 miliardë euro.

Ndërkohë, Unioni CDU/CSU dhe Partia Socialdemokrate (SPD) kanë bërë përparim të rëndësishëm në negociatat e tyre dhe kanë rënë dakord për një paketë investimesh me përmasa historike të financuara nga borxhi për mbrojtjen dhe infrastrukturën.

Nga njëra anë, kufiri i përcaktuar me kushtetutë i huamarrjes do të lehtësohet për shpenzimet e mbrojtjes, siç njoftuan negociatorët pas raundit të tretë të bisedimeve të martën (4 mars) në mbrëmje në Berlin. Gjithashtu, do të krijohet një fond special prej 500 miliardë eurosh për rindërtimin e infrastrukturës.

Ekonomistët vlerësojnë pozitivisht marrëveshjen e arritur. "Ky është një moment historik, një paketë e fortë dhe e mirë," tha Jens Südekum, profesor i ekonomisë ndërkombëtare në Universitetin Heinrich Heine në Düsseldorf.

Megjithatë, çelësi është të sigurohet që paratë të investohen në projekte të përshtatshme. "Fondi i posaçëm i infrastrukturës duhet të shoqërohet me një përshpejtim të procedurave të miratimit dhe dhënies së lejeve të ndërtimit”, theksoi Südekum.

Në përgjithësi, bëhet fjalë për dërgimin e një mesazhi bindës për sektorin privat se shteti tani është duke hyrë seriozisht në një ofensivë investimi. "Në përgjithësi, Evropa është në mes të një kthese historike," komenton Carsten Brzeski, kryeekonomist në ING.

"Zhvillimet e ditëve të fundit ndoshta e kanë shtyrë qeverinë e ardhshme gjermane të ndërmarrë një hap historik, duke shpallur një paketë tatimore që më në fund mund të shënojë fillimin e viteve më të mira për ekonominë”, përfundon Brzeski./DW

kriza ne gjermani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj