"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Komisioni Evropian konfirmoi të mërkurën se Kroacia i ka përmbushur kushtet për vendosjen e euros nga 1 janari i vitit të ardhshëm.
BRUKSEl- Kroacia do të bëhet anëtari i 20-të i eurozonës duke e pasur euron si valutë të saj. Komisioni Evropian konfirmoi të mërkurën se Kroacia i ka përmbushur kushtet për vendosjen e euros nga 1 janari i vitit të ardhshëm.
Përmes raportit për konvergjencë, me të cilin vlerësohet niveli i përgatitjes së vendeve anëtare të BE-së për t’u anëtarësuar edhe në eurozone, Komisioni Evropian të mërkurën ka konfirmuar se Kroacia është i vetmi nga shtetet që ende nuk kanë euron si valutë zyrtare që i ka përmbushur të gjitha kriteret. Në këtë mënyrë vendosja e euros në qarkullim në Kroaci nga 1 janari i vitit 2023 mbetet vetëm një formalitet.
Komisioni Evropian në të njëjtën kohë, krahas konfirmimit se Kroacia i ka përmbushur të gjitha kushtet, ka miratuar edhe propozimin ligjor për vendimin e Këshillit, me të cilin do të përmbyllet procedura. Pritet që Këshill në pjesën e parë të muajit korrik të marrë vendimin përfundimtar formal.
Krahas Kroacisë, Komisioni ka vlerësuar edhe Suedinë, Çekinë, Rumaninë dhe Bullgarinë. Ato i kanë përmbushur shumicën e kritereve por jo të gjitha. Konfirmimin se Kroacia tashmë mund t’i bashkohet eurozonës e kanë quajtur historik edhe zyrtarët e lartë të BE-së në Bruksel.
“Për më pak se një dhjetëvjeçar prej kur ka hyrë në BE, Kroacia është e gatshme të anëtarësohet në eurozonë me 1 janar. Me vendosjen e euros Kroacia do të forcojë ekonominë e saj por do ta bëjë edhe euron një valutë më të fortë” ka thënë me këtë rast Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ajo ka shtuar se “njëzet vite prej kur kanë hyrë në qarkullim monedhat e para të euros, kjo valutë është bërë një prej më të fuqishmëve në botë. Ka përmirësuar jetën e miliona njerëzve në Bashkimin Evropian dhe është bërë simbol i forcës dhe unitetit”.
Komisionari i BE-së për ekonomi, Paolo Gentiloni ka thënë se qytetarët e Kroacisë tashmë do t’u bashkohen rreth 340 milion qytetarëve të vendeve tjera të BE-së që kanë euron si valutë.
Prej kur është bërë anëtare e BE-së Kroacia ka parashtruar si prioritet të sajin edhe hyrjen në eurozonë dhe në zonën e lirisë së lëvizjes së Schengenit. Vendet që bëhen anëtare të BE-së e kanë obligim të vendosin euron si valutë të tyre por koha varet nga dinamika e përmbushjes së kritereve që kërkohen. Për momentin në euro zonë janë 19 nga 27 vende anëtare të BE-së e me Kroacinë ky numër do të rritet në 20. Jashtë kësaj zonë mbeten Danimarka, e cila ka siguruar të ketë të drejtë përjashtimi, dhe Suedia, Polonia, Çekia, Hungaria, Bullgaria dhe Rumania.
Krahas Komisionit Evropian edhe Banka Qendrore Evropiane me seli në Frankfurt të Gjermanisë ka konfirmuar se Kroacia i ka përmbushur të gjitha kriteret për të hyrë në euro zonë.
Marrë nga REL
Miroslav Lajçak MALI I ZI- "Bashkimi Evropian ka qenë më i hapur ndaj procesit të zgjerimit që nga fillimi i luftës në...
Dmitry Peskov RUSI- Kremlini ka akuzuar SHBA-në se i ka hedhur benzinë zjarrit qëllimisht pasi Uashingtoni tha se do të furnizonte Uk...
Jens Stoltenberg dhe Antony Blinken SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, sapo ka dhënë një konferencë për shtyp me ...
Anderej Plenkoviç KROACI- Kongresi i Partisë Popullore Evropiane po kryen prej disa ditësh punimet në Roterdam të Holandës,...
Renata Alt GJERMANI- Negociatat me Serbinë për pranimin në BE duhet të ndalohen menjëherë”, tha deputetja gjermane e FD...
Albin Kurti KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e 50 mijë eurove për Preshevën, Bujanocin e Medvegj&eu...
Elizabeth II BRITANI E MADHE- Avioni privat i Mbretëreshës Elizabeth II u detyrua të ndërpresë uljen e planifikuar në Lond&eu...
Foto ilustruese UKRAINË- Zyrtarët ushtarakë ukrainas, kanë njoftuar se 7 persona janë vrarë dhe 16 të tjerë jan&eum...
Itali ITALI- Edhe pasi Bashkimi Evropian ka vendosur që të zvogëlojë importet me naftën e papërpunuar ruse për 90 p&eum...
Albin Kurti KOSOVË- Qeveria e Kosovës sërish është shprehur kundër një tërheqjeje të re të mjete...