LIVE UPDATES
Bota

Kryediplomatët e Armenisë dhe Azerbajxhanit do të takohen me Blinkenin

Takimi trepalësh midis ministrit të Jashtëm armen, Ararat Mirzoyan, atij azerbajxhanas Ceyhun Bayramov, dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, pritet të zhvillohet më 19 shtator, tha Ministria e Jashtme armene.

19 Shtator 2022, 21:11 Nga e.k
Kryediplomatët e Armenisë dhe Azerbajxhanit do të takohen me
Flamujt e Armenisë dhe Azerbajxhanit

ARMENI- Armenia tha se ministri i saj i Jashtëm do të takohet me homologun e tij azerbajxhanas në Nju Jork. Ky do të jetë takimi i parë i kryediplomatëve që nga shpërthimi i fundit i luftimeve vdekjeprurëse në kufi, që lanë të vrarë mbi 200 persona.

Takimi trepalësh midis ministrit të Jashtëm armen, Ararat Mirzoyan, atij azerbajxhanas Ceyhun Bayramov, dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, pritet të zhvillohet më 19 shtator, tha Ministria e Jashtme armene.

Njoftimi për këtë takim vjen pasi Armenia tha se luftimet e javës së kaluar – më të këqijat që nga lufta gjashtëjavore e vitit 2020 – lanë të vdekur ose të zhdukur 207 persona nga pala armene.

Shifra e fundit e prezantuar nga Armenia përfshin edhe dy civilë që janë të zhdukur, u tha në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Armenisë që më 19 shtator u kryesua nga presidenti armen, Nikol Pashinian. Në këtë mbledhje u tha se 293 ushtarë dhe tre civilë janë plagosur si dhe 20 trupa janë kapur.

Deri më tani, Azerbajxhani ka raportuar se në luftime i janë vrarë 79 ushtarë. Më herët gjatë 19 shtatorit, zëvendëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay, ka kritikuar kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, e cila më 17 dhe 18 shtator vizitoi Armeninë.

Ai tha se komentet e Pelosit në Armeni “sabotojnë përpjekjet diplomatike” për zgjidhjen e mospajtimeve midis Jerevanit dhe Bakusë. Gjatë qëndrimit në Jerevan, Pelosi dënoi luftimet e fundit dhe fajësoi Azerbajxhanin për nisjen e luftimeve, duke thënë se Bakuja kreu “sulme të paligjshme dhe vdekjeprurëse” ndaj Armenisë.

Që edhe para shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Armenia dhe Azerbajxhani kanë luftuar për kontrollin e rajonit malor të Nagorno-Karabakut. Forcat etnike armene morën kontrollin e këtij rajoni të shkëputur më 1994. Por, më 2020, Azerbajxhani largoi forcat armene nga pothuajse tërë territori i këtij rajoni dhe nga qarqet përreth. Në luftimet e fundit, të dyja shtetet kanë sulmuar njëra-tjetrën me artileri dhe mortaja në kufi dhe forcat azerbajxhanase madje kanë kryer sulme edhe brenda territorit të Armenisë.

Rusia, që ka raporte të mira me të dyja palët, ndërmjetësoi një marrëveshje armëpushimi pak kohë pas nisjes së luftimeve, por megjithatë përleshjet vazhduan.

Marrë nga REL

konflikti armeni-azerbajxhan

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj