LIVE UPDATES
Bota

Kryeministri grek: Gati t’i shtrijmë dorën e miqësisë Turqisë, të ulim tensionet

Mosmarrëveshjet midis Greqisë dhe Turqisë përfshijnë kufijtë detarë në Egje dhe Mesdheun lindor që prekin të drejtat e kërkimit për naftë e gaz. Turqia ka sulmuar gjithashtu Greqinë për prezencë ushtarake në ishujt lindorë grekë, që sipas saj, është në shkelje të traktateve ndërkombëtare.

28 Tetor 2022, 10:09 Nga e.k
Kryeministri grek: Gati t’i shtrijmë dorën e miqësisë
Kyriakos Mitsotakis

GREQI- Greqia është gati t’i shtrijë dorën e miqësisë fqinjes dhe rivales së saj në rajon, Turqisë, tha kryeministri grek të enjten, edhe pse akuzoi presidentin turk se po nxit ndjenjat anti-greke në vendin e tij.

Tensionet janë përshkallëzuar mes dy aleatëve të NATO-s, që ndahen për një seri çështjesh dhe që kanë qenë në prag të luftës tre herë në 50 vitet e fundit.

“Dëshiroj që edhe pse me vonesë, fqinjët tanë të zgjedhin rrugën e uljes së tensioneve, ligjit, bashkëjetesës në paqe, pa shpërthime retorikash dhe me veprime konstruktive”, tha kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis pas takimit me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në Athinë.

“Nga ana ime, ata do të kenë gatishmërinë për të shtrirë doren e miqësisë. Nuk kemi më kohë për arsye të panevojshme që nxisin tension”, tha zoti Mitsotakis, duke shtuar se mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen ne mënyrë paqësore. “Kjo është ajo që do populli ynë, që duan njerëzit në Greqi, që duan njerëzit në Turqi, kjo është ajo që do e gjithë Europa”.

Mosmarrëveshjet midis Greqisë dhe Turqisë përfshijnë kufijtë detarë në Egje dhe Mesdheun lindor që prekin të drejtat e kërkimit për naftë e gaz. Turqia ka sulmuar gjithashtu Greqinë për prezencë ushtarake në ishujt lindorë grekë, që sipas saj, është në shkelje të traktateve ndërkombëtare. Greqia kundërshton duke u shprehur se kërcënohet drejtpërdrejtë nga Turqia, e cila ka një prani të konsiderueshme ushtarake në bregdetin turk përballë ishujve dhe ka reaguar me tmerr ndaj deklaratave të zyrtarëve turq që kanë lënë të kuptohet se sovraniteti i disa ishujve të banuar grekë mund të kontestohet.

“Vendet partnere në NATO nuk mund të vënë në pikëpyetje sovranitetin e njërit apo tjetrit shtet”, tha Scholz në konferencën e përbashkët me Mitsotakis pas takimit. “Të gjitha çështjet duhet të zgjidhen mbi bazën e dialogut dhe ligjit ndërkombëtar. Ne jemi shumë dakord për këtë”.

Mitsotakis tha se “ishte për të ardhur vërtet keq që Presidenti Recep Tayyip Erdogan po ndjek një udhë pa krye duke helmuar popullin e tij me gënjeshtra kundër Greqisë. Sepse fqinjët dhe aleatët tanë e dinë se ishujt greke nuk janë kërcënim për askënd”. Kancelari gjerman tha se ishte “në interes të të gjithë fqinjëve” shfrytëzimi i të gjithë potencialit ekonomik të Mesdheut. “Gjatë bisedimeve mu krijua përshtypja se Greqia është shumë e gatshme ta bëjë këtë. Ne mundemi dhe duhet ta besojmë këtë”.

Marrë nga VOA

kyriakos mitsotakis rexhep tajip erdogan turqi greqi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj