Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në një fjalim në Rumani, Orban – kritik i moçëm i Brukselit – ka thënë, po ashtu, se shpreson se zgjedhjet e vitit të ardhshëm për Parlamentin Evropian do t’i forcojnë brenda bllokut qeveritë që kundërshtojnë “federalizmin” e përfaqësuar nga Gjermania dhe Franca.
HUNGARI- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, të shtunën ka sulmuar Bashkimin Evropian për, siç ka thënë ai, ndërmarrjen e një “ofensive LGBTQ”, duke thënë se qeveria e tij nacionaliste do t’i mbrojë rrënjët e krishtera të vendit.
Në një fjalim në Rumani, Orban – kritik i moçëm i Brukselit – ka thënë, po ashtu, se shpreson se zgjedhjet e vitit të ardhshëm për Parlamentin Evropian do t’i forcojnë brenda bllokut qeveritë që kundërshtojnë “federalizmin” e përfaqësuar nga Gjermania dhe Franca.
Në pushtet që nga viti 2010, Orban ka miratuar më 2021 një ligj që ndalon përdorimin e materialeve që konsiderohen si promovuese të homoseksualizmit dhe të ndryshimit të gjinisë në shkolla, duke përmendur nevojën për mbrojtjen e fëmijëve nga “propaganda LGBTQ” dhe duke shkallëzuar një mosmarrëveshje me BE-në.
Ai, po ashtu, është përplasur me Brukselin për disa çështje tjera, përfshirë sundimin e ligjit dhe reformat ndaj mediave dhe gjyqësorit në Hungari.
BE-ja është “ose perandori, ose shtete [individuale]… ne nuk duhet të kemi kurrfarë iluzionesh: federalistët po përpiqen të na shtrydhin”, ka thënë Orban, raporton Reuters.
“Ata haptas dëshironin një ndryshim në qeveri në Hungari [më 2022]”, ka pohuar Orban, duke shtuar se e njëjta gjë tani po ndodh me Varshavën.
Polonia këtë vjeshtë do të mbajë zgjedhje parlamentare, teksa partia konservatore Ligj dhe Drejtësi do të synojë një mandat të tretë. Ajo ka miratuar shumë politika që i ngjasojnë atyre të Orbanit, dhe që të dy vendet janë të përfshira në një mosmarrëveshje me bllokun për sundimin e ligjit, që ka çuar në pezullimin e fondeve të caktuara të BE-së.
Orban ka thënë se një ekuilibër mes federalistëve dhe kombeve që nuk duan t’i kalojnë më shumë kompetenca Brukselit është prishur kur Britania ka braktisur bllokun, dhe tani vetëm Varshava dhe Budapesti po ruajnë “qëndrimin e tyre [antifederalist]”.
Ndërkohë, ai ka ashpërsuar retorikën e tij kundër komunitetit LGBT (lesbike, homoseksualë, biseksualë dhe trangjinorë), teksa problemet ekonomike të Hungarisë janë shtuar. Inflacioni vjetor ka kapërcyer 25 përqindëshin në çerekun e parë të vitit.
“BE-ja refuzon trashëgiminë e krishterë, bën zëvendësimin e popullatës së saj përmes emigracionit… dhe ndërmerr një ofensivë LGBTQ”, ka thënë ai më 22 korrik./ REL
Gazetari RUSI- Një korrespodent rus i luftës u vra dhe tre gazetarë të tjerë rusë u plagosën nga granatimet pranë ...
Inteligjenca Artificiale Kur bëhet fjalë për inteligjencën artificiale (AI) dhe rreziqet e saj të mundshme, regjisori i njohur Ja...
Foto nga grafiku Një seri rekordesh klimatike mbi temperaturën, nxehtësinë e oqeanit dhe akullin e detit Antarktik kanë alarmuar d...
zjarret ne Greqi GREQI- Situata në Rodos është dramatike, për shkak të zjarrit që digjet prej së martës. Sipa...
Foto ilustruese Australia dhe Shtetet e Bashkuara kanë filluar stërvitjet më të mëdha ushtarake me trupa ushtarake të kombinu...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se pas një fillimi të ngadaltë, kundërofensiva e us...
foto ilustruese Të gjithë njohim njerëz që vuajnë nga pickimi i mushkonjave në verë dhe të tjerë q&...
Foto ilustruese Rusia ka miratuar një listë të kombeve që i konsideron “armiqësore”, mes të cilave...
Vladimir Putin Ministria e Jashtme e Polonisë të shtunën ka thirrur ambasadorin rus, për të protestuar ndaj atyre që V...
Uruguai URUGUAI- Një ngjarje sa e pazakontë aq edhe e mistershme është raportuar në Uruguai, ku rreth 2000 pinguinë janë...