LIVE UPDATES
Bota

Kryeministri Rama përgënjeshtron veten për Parkun Eden

Vendimi ndezi debat publik dhe shkaktoi një lumë akuzash nga opozita. Rama u përpoq ta shuante polemikën duke mohuar kategorikisht se qeveria kishte shpenzuar para për këtë instalacion.

19 Shtator 2025, 20:25 Nga Esmeralda Topi
Kryeministri Rama përgënjeshtron veten për Parkun Eden
foto ilustruese

TIRANË- Në shtator të vitit 2022 Shqipëria ndodhej në kulmin e krizës energjetike. Qeveria kishte shpallur emergjencën dhe qytetarët përballeshin me paralajmërime për rritje të faturave të energjisë. 

Në të njëjtën kohë, kryeministri Edi Rama i kishte hapur rrugën një projekti prej 410 milionë lekësh në oborrin e Kryeministrisë: “Parkut Eden”. 

Vendimi ndezi debat publik dhe shkaktoi një lumë akuzash nga opozita. Rama u përpoq ta shuante polemikën duke mohuar kategorikisht se qeveria kishte shpenzuar para për këtë instalacion.

Por tre vite më vonë, kryeministri ndryshoi qëndrim. 

Në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu, ai pranoi se ndërtimi i “Parkut Eden” ishte një “investim shtetëror”. Pa përmendur shifra konkrete, Rama u kujdes të theksonte se “shpenzimet ishin të papërfillshme krahasuar me vlerën e shtuar që krijojnë”

“Ky nuk është oborri i shtëpisë time, është një park inovativ i cili do t’i shërbejë të gjithë kryeministrave më pas dhe do të jetë një vlerë e kësaj godine, shumë e shtuar”, deklaroi ai.

Kjo deklaratë bie ndesh me qëndrimin e tij të shtatorit 2022.

“Qeveria nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për asnjë lloj instalacioni në mjediset e Këshillit të Ministrave,”  shprehej Rama. 

Nëse atëherë “Parku Eden” ishte një shpenzim i mohuar, në vitin 2025 është shndërruar në simbol krenarie për Kryeministrin.

Si duket sot ‘Parku Eden’?

Për herë të parë, pamjet e “Parkut Eden” u publikuan këtë fillimviti nga vetë kryeministri Edi Rama. Ai zgjodhi që urimin për Vitin e Ri 2025 ta përcillte nga instalacioni prej druri i ndërtuar në oborrin e Kryeministrisë, i cili ishte pjesërisht i përfunduar.

Në videon e shpërndarë nga Rama, kamera ndjek kryeministrin teksa përshkon hapësirat e reja. Pamjet nisin me akuariumin që rrethon strukturën vertikale prej druri, ku shfaqen peshq të shumtë. Më pas, Rama ngjitet në çdo kat të parkut duke treguar ambientet e mbushura me gjelbërim, lule dhe pemë të vendosura në mënyrë dekorative.

Në fund të videos, kryeministri ngjitet shkallëve spirale që çojnë në tarracë, nga ku ofrohet një panoramë mbi Tiranën, përpara se të zbresë sërish dhe të japë urimin për shqiptarët.

‘Parku Eden’ u inagurua në muajin qershor.

“Ky ishte kulmi i jetës sime arkitekturore. Hapja e Kopshtit tonë ishte e mbushur me heronj, mentorë dhe miq.
Nuk mund të mos ndihem pak si një fëmijë që i tregon prindërve një vizatim dhe thotë: “Shiko çfarë bëra.”- shkruante arkitekti austriak Chris Precht teksa ndante pamjet e inagurimit të ‘Parkut Eden’.

Përgënjështrimi nga Faktoje

Edhe tre vite më parë, Faktoje përgënjeshtroi deklaratat e Ramës duke sjellë prova të kundërta. Nga verifikimi i bërë në shtator 2022 rezultoi se qeveria kishte ngarkuar Fondin Shqiptar të Zhvillimit për zbatimin e instalacionit prej druri në oborrin e Kryeministrisë, të quajtur “Parku Eden”. Projekti parashikonte edhe prodhimin e energjisë përmes paneleve diellore, me një kosto totale prej 410 milionë lekësh ose rreth 3.7 milionë euro me kursin e kohës. Projekti ishte hartuar nga studio austriake Precht, e specializuar në ndërtim ekologjik me materiale natyrale nën drejtimin e arkitektit Chris Precht. 

Objekti parashikonte, ngritjen e një parku të gjelbër vertikal, me mjedise pune, hapësira për takime dhe eventesh publike, në funksion të aktivitetit të Kryeministrisë, të institucioneve të tjera apo edhe shoqërisë civile.  Po ashtu, mbulimin e tarracës së kryeministrisë me 1,700 m² panele fotovoltaike si dhe sisteme të riciklimit të ujit të shiut. Asokohe FSHZH e përshkruante projektin si “unik” dhe “model të qëndrueshmërisë mjedisore”.

Përfundim
Nisur nga verifikimi i kryer dhe informacionet e mbledhura, deklaratën e kryeministrit Edi Rama se “qeveria nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për asnjë lloj instalacioni në mjediset e Këshillit të Ministrave” e kategorizojmë të pavërtetë. /Faktoje.al 

edi rama parkun eden

Sondazh

Poll
Bota 19 Shtator 2025, 20:21 E. D

KFOR ndalon fluturimet mbi KEK

foto ilustruese Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka ndalur fluturimet mbi zonën operacionale të Korporatës Energ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj