LIVE UPDATES
Bota

Telefonata Trump–Xi, dy liderët diskutojnë për takimin e ardhshëm

Udhëheqësi amerikan e bëri këtë njoftim përmes platformës së tij sociale, Truth Social, pasi zhvilloi një bisedë telefonike me Xinë. Trump tha se do të udhëtojë për në Kinë në fillim të vitit të ardhshëm dhe pret që edhe udhëheqësi kinez të vizitojë Shtetet e Bashkuara.

19 Shtator 2025, 19:37 Nga E. D
Telefonata Trump–Xi, dy liderët diskutojnë për takimin e
Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se do të takohet me homologun kinez, Xi Jinping, gjatë vjeshtës në samitin për Bashkëpunim Ekonomik të Azi-Paqësorit (APEC), që mbahet në Korenë e Jugut. Udhëheqësi amerikan e bëri këtë njoftim përmes platformës së tij sociale, Truth Social, pasi zhvilloi një bisedë telefonike me Xinë. Trump tha se do të udhëtojë për në Kinë në fillim të vitit të ardhshëm dhe pret që edhe udhëheqësi kinez të vizitojë Shtetet e Bashkuara.

“Sapo përfundova një bisedë shumë produktive me presidentin Xi të Kinës. Kemi bërë përparim në shumë çështje të rëndësishme, përfshirë tregtinë, fentanilin, për nevojën që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës të marrë fund dhe miratimin e marrëveshjes për TikTok-un. Po ashtu u pajtova me presidentin Xi se ne duhet të takohemi në samitin APEC në Korenë e Jugut dhe se unë do të vizitojë Kinën në pjesën e parë të vitit të ardhshëm. Presidenti Xi, po ashtu, do të vijë në SHBA në një kohë të përshtatshme”, shkroi Trump. 

SHBA-ja dhe Kina aktualisht kanë pezulluar veprimet lidhur me mosmarrëveshjet tregtare, që nisën në prill kur të dyja shtetet kërcënuan me vendosjen e tarifave në mbi 100 për qind ndaj mallrave. Në gusht, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të mbajtur në fuqi këtë pezullim deri më 10 nëntor. Pekini po ashtu veproi njësoj.

Trump dhe Xi ishin takuar disa herë gjatë mandatit të parë presidencial të udhëheqësit amerikan. Dy udhëheqësit zhvilluan një takim ballë për ballë në Osaka të Japonisë më 2019, ndërkaq Xi kishte shkuar në pronën e Trumpit në Mar-a-Lago më 2017. Sa i përket telefonatës, sipas medias shtetërore kineze Xinhua, Xi tha se SHBA-ja duhet të shmangë kufizimet e njëanshme tregtare në mënyrë që të mos vihet në rrezik rezultati i rundeve të konsultimeve mes dy palëve.

Ai i përshkroi bisedimet si “pozitive dhe konstruktive”. Përfaqësuesit e SHBA-së dhe Kinës gjatë kësaj jave në Madrid të Spanjës kanë zhvilluar rundin e katërt të negociatave që kur u përshkallëzuan mosmarrëveshjet tregtare në pranverë.

donald trump

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë