LIVE UPDATES
Bota

Kryesuesi i OSBE-së bën thirrje për mbylljen e çështjeve të hapura ndërmjet Kosovës e Serbisë

Ai i bëri këto komente një ditë pasi Kosova dhe Serbia zhvilluan takime në Bruksel me të dërguarin e posaçëm për bisedimet, Miroslav Lajcak, pas të cilëve palët nuk qenë në gjendje të raportojnë ndonjë përparim.

17 Nëntor 2023, 17:40 Nga h.k
Kryesuesi i OSBE-së bën thirrje për mbylljen e
Bujar Osmani

SHKUP-Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, njëherësh kryesues i radhës i Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë, Bujar Osmani, u bëri thirrje të premten Kosovës dhe Serbisë të zgjidhin sa më parë mosmarrëveshjet në një kohë kur bota po përballet me ndryshime gjeopolitike.

Ai i bëri këto komente një ditë pasi Kosova dhe Serbia zhvilluan takime në Bruksel me të dërguarin e posaçëm për bisedimet, Miroslav Lajcak, pas të cilëve palët nuk qenë në gjendje të raportojnë ndonjë përparim.

Ne inkurajojmë autoritetet e Kosovës që të vazhdojnë përpjekjet për të mbyllur temat e mëdha në rajon për shkak se zhvillimi i gjeopolitikës në përgjithësi nuk shkon në favor të vendeve të rajonit. Prandaj ky do të ishte mesazhi im edhe si kryesues i OSBE-së, edhe si ministër i një vendi anëtar të NATO-s, një vend që negocion me Bashkimin Evropian, që t’i inkurajoj pra palët të shfrytëzojnë këto momente të rëndësishme gjeopolitike”, tha zoti Osmani.

Takimet së enjtes pasuan shtimin e përpjekjeve perëndimore për të përshpejtuar zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, duke i kërkuar Prishtinës themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe ndërsa Beogradit njohjen de fakto të Kosovës.

Sulmi nga një grup serbësh të armatosur kundër policisë së Kosovës më 24 shtator, që është cilësuar si përshkallëzimi më i rëndë në marrëdhëniet Kosovë Serbi i viteve të fundit, ka shtuar shqetësimet për qëndrueshmërinë në rajon mes frikës se Rusia mund të përdorë Beogradin për të nxitur konflikte etnike në Ballkan, për të tërhequr vëmendjen e botës nga agresioni i saj në Ukrainë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi të enjten se ka informacione që Rusia mund të përpiqet të nxis një konflikt në Ballkanin Perëndimor.

I pyetur rreth këtij shqetësimi, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha të premten se blloku është i ndërgjegjshëm se Rusia po përpiqet të bëjë krejt cfarë është e mundur për të shfrytëzuar paqëndrueshmërinë politike për të rritur ndikimin e saj në rajonin e Ballkanit.

Ne i mbikëqyrim këto veprimtari të Rusisë tashmë për një kohë dhe e dimë se çfarë po përpiqet të bëjë Rusia. Prandaj po punojmë shumë me partnerët tanë nga Ballkani Perëndimor për t’i përgatitur ata që të përballen me to. Kjo është edhe një nga çështjet e ngritura të hënën gjatë diskutimeve ndërmjet vendeve anëtare të Bashkimit Evropian me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor”, tha zoti Stano.

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës që u shpall më 2008 me mbështetjen e fuqive perëndimore dhe ndonëse synon integrimet evropiane, ruan lidhje të ngushta me Moskën, duke refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë./VOA 

bujar osmani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj