LIVE UPDATES
Bota

Spitali Al-Shifa i Gazës shqetësim ndërkombëtar

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi publikoi një video që thotë se tregon pacientët duke u zhvendosur brenda korridoreve të mbushura me tym ndërsa forcat izraelite bastisin kompleksin e madh të spitalit, ndërtesë pas ndërtese.

17 Nëntor 2023, 17:16 Nga I.A
Spitali Al-Shifa i Gazës shqetësim ndërkombëtar
ushtaret

GAZA- Presidenti amerikan Joe Biden po përballet me presion në rritje për të frenuar fushatën ushtarake të Izraelit në Gazë, nxitur nga shqetësimet për numrin e lartë të civilëve palestinezë të vrarë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, videot që nuk janë konfirmuar nga burime të pavarura sugjerojnë se forcat izraelite po vazhdojnë operacionin në spitalin Al-Shifa në Gazë.

Spitali Al-Shifa, më i madhi i Gazës, është kthyer në epiqendër të luftës Izrael-Hamas. Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi publikoi një video që thotë se tregon pacientët duke u zhvendosur brenda korridoreve të mbushura me tym ndërsa forcat izraelite bastisin kompleksin e madh të spitalit, ndërtesë pas ndërtese.

Ushtria izraelite publikoi video që thotë se tregon armë dhe pajisje ushtarake të Hamasit të gjetura në spital. Hamasi e mohon se po e përdor qendrën mjekësore për qëllime ushtarake.

Presidenti Joe Biden thotë se krimi i parë i luftës i kryer nga Hamasi ishte vendosja e armëve dhe luftëtarëve të tij brenda, poshtë dhe përreth spitaleve.

“Izraeli nuk ndërhyri me një numër të madh trupash, nuk sulmoi, nuk nxitoi në veprimet e veta. Ata kanë hyrë brenda me ushtarët e tyre duke mbajtur armët. Më lejoni të jem i qartë. Ne kemi diskutuar për nevojën që ata të jenë tepër të kujdesshëm”, thotë Presidenti Joe Biden.

Ministria e Shëndetësisë e Hamasit thotë se më shumë se 11,400 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës, shifra të pakonfirmuara nga burime të pavarura. Konflikti u shkaktua nga sulmi terrorist i 7 tetorit nga Hamasi, për të cilin Izraeli thotë se la 1200 të vdekur.

Presidenti Biden u pyet gjithashtu se kur do të përfundonte lufta?

“Në lidhje me atë se kur do të ndalet kjo, unë mendoj se do të ndalet kur Hamasi të mos ketë më aftësinë të vrasë, të abuzojë dhe të bëjë gjëra të tmerrshme ndaj izraelitëve”, u përgjigj Presidenti Biden.

Një gazetar e pyeti zëdhënësin e Departamentit të Shtetit Matthew Miller pse presidenti nuk po bën thirrje për armëpushim, duke i kujtuar se sondazhet tregojnë se shumë amerikanë e mbështesin këtë kërkesë.

“Ne nuk i marrim vendimet tona duke u mbështetur në sondazhe. Presidenti dhe Sekretari i Shtetit kanë arritur në përfundimin se nga një armëpushim tani do të përfitonte vetëm Hamasi”, thotë zoti Miller.

Një eksperte i tha Zërit të Amerikës se rritja e përkrahjes ushtarake amerikane për Izraelin ka mbështetje të gjerë, dypartiake në Kongres. Ekspertja thotë se SHBA mund të përdorë ndikimin e saj mbi Izraelin për të pakësuar numrin e civilëve palestinezë të vrarë pasi Izraeli ka vënë në shënjestër udhëheqësit e Hamasit, të cilin SHBA-ja e ka cilësuar si organizatë terroriste.

“Për shembull, një nga gjërat që kemi dëgjuar vazhdimisht, është se zyrtarët amerikanë po rekomandojnë që Izraeli të përdorë bomba më të vogla që shkaktojnë dëm më të vogël kur rrezikohen civilët”, thotë Elizabeth Shackelford nga organizata Këshilli i Çikagos për Çështjet Globale

Izraeli i urdhëroi të enjten palestinezët të largoheshin nga katër qytete në pjesën jugore të Gazës, duke ngritur shqetësimet për një zgjerim të mundshëm të luftës në zonat ku janë vendosur palestinezët e larguar nga veriu i enklavës gjatë javëve të fundit për të qenë më të sigurt.

Marrë nga VOA

joe biden lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion