LIVE UPDATES
Bota

Ku i mori Rusia raketat e Koresë së Veriut?

Raketa KN-23 u testua për herë të parë në maj të vitit 2019 dhe ka për qëllim ta shmangë mbrojtjen nga sistemet e mbrojtjes ajrore me raketa duke fluturuar në një trajektore më të ulët, thonë ekspertët.

6 Janar 2024, 09:27 Nga I.A
Ku i mori Rusia raketat e Koresë së Veriut?
Raketa

RUSI- Kohët e fundit, Rusia e ka sulmuar Ukrainën me disa raketa balistike të prodhuara nga Koreja e Veriut, sipas një deklarate të 4 janarit nga Shtëpia e Bardhë e SHBA-së. Kjo është hera e parë që armët më të reja të Koresë së Veriut janë përdorur në një fushëbetejë.

Ja çfarë dihet deri më tani për raketat dhe se nga erdhën ato:

Përderisa Shtëpia e Bardhë nuk specifikoi konkretisht se çfarë lloj raketash kishte dërguar Peniani në Rusi, Kirby tha se ato kanë një rreze prej rreth 900 kilometrash dhe publikoi një grafikë që dukej se tregonte raketa balistike të llojit KN-23 dhe KN-25 me rreze të shkurtër veprimi.

Joost Oliemans, një studiues dhe ekspert holandez i ushtrisë së Koresë së Veriut, tha se imazhet e publikuara nga ukrainas në rrjete sociale tregojnë qartë fragmente që janë karakteristike për llojin Hwasong-11 të raketave të Koresë së Veriut, ku përfshihen edhe llojet KN-23 dhe KN-24.

Raketa KN-23 u testua për herë të parë në maj të vitit 2019 dhe ka për qëllim ta shmangë mbrojtjen nga sistemet e mbrojtjes ajrore me raketa duke fluturuar në një trajektore më të ulët, thonë ekspertët.

Koreja e Veriut e ka testuar lëshimin e saj në mënyra të ndryshme, si me mjete lëshimi me rrota, vagonë trenash e nëndetëse të zhytura në ujë.

“Pavarësisht karakteristikave të jashtme dhe asaj që disa mund ta thonë për këtë çështje, kjo familje raketash nuk duket se është e lidhur thelbësisht me Iskanderin rus 9K720, por është një zhvillim indigjen i Koresë së Veriut”, tha Oliemans.

KN-24, i cili fuqizohet edhe nga karburanti i ngurtë, u testua për herë të parë në vitin 2019 dhe duket se tashmë është duke u prodhuar masivisht dhe duke u dislokuar nëpër njësi ushtarake.

Raketa KN-24 i ngjan Sistemit amerikan të Raketave Taktike të Ushtrisë MGM-140 dhe, si KN-23, është projektuar për ta shmangur mbrojtjen nga raketat duke fluturuar në një trajektore më të rrafshët se raketat balistike tradicionale.

Për shkak se verikoreanët mund t'i kenë konfiguruar lëshuesit e tyre bazuar në përvojën e tyre të madhe me pajisjet e vjetra sovjetike, ekuipazheve ruse mund të mos u duhet shumë kohë për të mësuar se të operohen sistemet e importuara nga Koreja e Veriut, tha Ankit Panda, nga Carnegie Endowment for International Peace, me qendër në SHBA.

“Këshilltarët teknikë të Koresë së Veriut mund të jenë të pranishëm në Rusi për ta këshilluar [ushtrinë] mbi përdorimin e këtyre sistemeve”, tha ai.

Koreja e Veriut ka qenë nën një embargo armësh të vendosur nga Kombet e Bashkuara që kur testoi për herë të parë një bombë bërthamore në vitin 2006. Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB – të miratuara me mbështetje nga Rusia – ua ndalojnë vendeve të tjera të tregtojnë armë ose pajisje të tjera ushtarake me Korenë e Veriut.

Në nëntor, autoritetet e Koresë së Jugut thanë se Koreja e Veriut mund ta ketë furnizuar Rusinë me raketa balistike si pjesë e një marrëveshjeje më të madhe armësh, që përfshinte edhe raketa antitank dhe kundërajrore, predha artilerie, mortaja dhe pushkë.

Si Moska, ashtu edhe Peniani kanë mohuar më parë arritjen e ndonjë marrëveshjeje armësh, por vitin e kaluar u zotuan t’i thellojnë marrëdhëniet ushtarake.

Që nga gushti, në portin Rason në bregun verilindor të Koresë së Veriut janë evidentuar vizita nga anije ruse të lidhura me sistemin e logjistikës ushtarake të Rusisë, sipas zyrtarëve të SHBA-së dhe Koresë së Jugut dhe raporteve të studiuesve perëndimorë që citojnë imazhe satelitore.

Deri në nëntor, Koreja e Veriut kishte dërguar rreth 2.000 kontejnerë transporti nga Rason të dyshuar se mbanin armë, duke përfshirë potencialisht edhe raketa balistike, ka thënë Koreja e Jugut.

Raketa KN-24 besohet se është montuar në një fabrikë armatimesh në Sinhung, që u vizitua nga udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, në gusht, tha Oliemans.

“Ekzemplarët e fotografuar në atë kohë mund të jenë dërguar në Rusi vetëm disa muaj më vonë”, tha ai.

Lideri verikorean ka bërë thirrje që industria e mbrojtjes ta rrisë prodhimin e saj për t'iu përgjigjur “kërcënimeve të SHBA-së”, por nuk ka përmendur furnizimin me armë për Rusinë.

“Përgatitjet për luftë ofrojnë një mburojë nacionaliste për ta rigjallëruar industrinë ushtarake, për t’i rimbushur stoqet që supozohen se janë varfëruar, dhe potencialisht për të vazhduar t'i sigurojë Rusisë rezerva shtesë në vijim”, tha Jenny Town, drejtore e Programit 38 North të Qendrës Stimson, që studion Korenë e Veriut.

Kirby tha se inteligjenca amerikane sugjeron se në këmbim të raketave dhe armatimeve të tjera, Koreja e Veriut po kërkon ndihmë ushtarake nga Rusia për mjete si avionë luftarakë, raketa tokë-ajër, automjete të blinduara, pajisje ose materiale të prodhimit të raketave balistike dhe teknologji të tjera të avancuara.

Disa ekspertë kanë vënë në dyshim nëse Moska do të ishte e gatshme t'i jepte Penianit teknologji të ndieshme ushtarake, por theksojnë se ka një gamë të gjerë fushash ku dy fqinjët e izoluar politikisht dhe ekonomikisht mund të bashkëpunojnë.

“Ka disa gjëra që Rusia dhe Koreja e Veriut i kanë diskutuar si pjesë e thellimit të marrëdhënieve të tyre: nga rritja e tregtisë, te krijimi i zonave të përbashkëta bujqësore, te përditësimi i forcës ajrore të vjetër të Koresë së Veriut e deri te bashkëpunimi për satelitët”, tha Town.

Koreja e Veriut do të përfitonte nga çdo e dhënë lidhur me performancën e raketave të saj në fushëbetejë, por është e paqartë nëse Rusia do t’i ndajë këto të dhëna me Korenë e Veriut, tha Panda.

“Të dhënat më të vlefshme do të ishin ato lidhur me performancën e këtyre raketave kundër sistemeve të mbrojtjes ajrore ukrainase, përfshirë ato të furnizuara nga NATO”, tha ai.

Marrë nga REL

joost oliemans kn-24

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj