LIVE UPDATES
Bota

Gjermani: Industria e automobilëve para kohësh të vështira

Industria gjermane e automjeteve po përballet me transformimin më të madh në historinë e saj. Ka paralajmërime për largimin e punëtorëve.

6 Janar 2024, 09:00 Nga I.A
Gjermani: Industria e automobilëve para kohësh të vështira
Makina

GJERMANI- Fabrika e veglave teknike Paul Horn GmbH në Tübingen prodhon vegla precize teknike dhe speciale që nga viti 1969, shpesh të bëra me porosi për proceset specifike të punës në një fabrikë. Klienti i saj më i rëndësishëm është industria e automobilëve. Drejtori Matthias Rommel nuk do ta harrojë kaq shpejt vitin 2023: "Ishte një vit i jashtëzakonshëm”. Rommel i referohet këtu turbulencave të mëdha ekonomike. "Ne patëm një fillim të shkëlqyer në industri, rezultatet në gjysmën e parë të vitit ishin shumë të mira."

Por muajt e fundit kanë qenë të vështirë. Mungonin porositë, efektet e inflacionit ishin të dukshme në fabrikë. "Për mua, ishte një vit i rritjeve ekstreme, të paplanifikuara dhe pjesërisht kaotike të kostove," thekson Rommel.

Bëhet fjalë për dhjetëra mijëra punëtorë

Disponimi në Gjermani, i njohur si vendi i makinave, është i përzier. Ndërsa prodhuesit Volkswagen, Mercedes dhe BMW njoftuan rritje të shitjeve për periudhën nga janari deri në shtator 2023 dhe eksportet e makinave dhe regjistrimet e reja ishin përsëri në rritje, furnitorët u ankuan për rënien e prodhimit dhe eliminimin masiv të vendeve të punës në industri.

"Tani po bëhet gjithnjë e më e qartë se çfarë do të thotë në të vërtetë ky transformim," thotë eksperti i kësaj industrie Stefan Bratzel nga Qendra e Menaxhimit të Automobilave në Bergisch Gladbach. Ai nuk është i befasuar nga mbyllja e fabrikës për prodhimin e veglave për industrinë e automobilëve ZF Friedrichshafen.

"Nëse elektromobiliteti fiton rëndësi, do të ketë pasoja për vendet e punës në të gjithë industrinë," thotë Bratzel, i cili pret që deri në 160.000 vende pune të humbasin përmes këtij transformimi. Por parashikimi i tij nuk është diçka e re. Në vitin 2024, beson Bratzel, kjo tendencë do të përkeqësohet edhe më shumë.

Ndryshimet e domosdoshme

Prodhuesit gjermanë  duhet të zhvillohen shumë më shumë në drejtim të kompanive për softuerë, mendon eksperti. "Softueri do të jetë një pjesë thelbësore e krijimit të vlerave të reja. E gjithë kultura e korporatës duhet të ndryshojë në përputhje me rrethanat. Prodhuesit e njohur të makinave po përballen me kohë jashtëzakonisht të vështira."

Nga njëra anë, për shkak se për shumë vite duheshin shërbyer dy modele biznesi: përveç sektorit të motorëve me djegie të brendshme edhe sektori i ri i elektromobilitetit. Nga ana tjetër, kompanitë e mëdha duhet të mësojnë të përballen me kushtet e reja në treg. " E gjithë Gjermania është tani në thelb në transformim. Industria gjermane e makinave sërish duhet të marrë iniciativën," beson Bratzel.

Konkurrenca nga Azia

Eksperti është i sigurt se një prej problemeve më të mëdha është konkurrenca nga Azia. Një studim aktual, i kryer nga kompania konsulente Roland Berger dhe banka e investimeve Lazard, vjen në përfundimin se prodhuesit dhe furnitorët aziatikë janë ndër fituesit në treg.

Prandaj, ata përfitojnë nga "elektrifikimi dhe digjitalizimi i trenave - teknologji në të cilat prodhuesit në Azi janë përqendruar për një kohë të gjatë dhe janë më të kërkuara". Autorët e "Studimit Global të Furnizuesve të Automobilëve" janë të bindur se tregu i furnitorëve në këtë industri do të vazhdojë të rritet, "por me komponentë të ndryshëm, me klientë të ndryshëm dhe për furnitorë të tjerë”.

"Ne ndjekim klientët tanë"

Fabrika Paul Horn nga Tübingeni po monitoron nga afër tregun dhe po investon gjithnjë e më shumë jashtë vendit, pasi, për shembull, prodhimi i pjesëve të automjeteve për motorët me djegie të brendshme po zhvendoset në Evropën Lindore. "Ne ndjekim klientët tanë," thotë CEO Rommel.

Gjermania po përballet aktualisht me tendencat e reja. "Nëse duam të bëhemi përsëri më të suksesshëm në 10 deri në 15 vitet e ardhshme, duhet të jemi gati për atë që do të ndodhë në treg”.

Për të arritur këtë duhet të bëhen investime më të mëdha, thotë ky ekspert. Ai sheh shanse të mira në segmentin e drejtimit të automatizuar dhe autonom të makinave. Sipas tij, prodhuesit gjermanë tashmë po prijnë në këtë segment.

Situata në fabrikën Paul Horn gjatë vitit 2024 pritet të mbetet e tensionuar. Drejtori Matthias Rommel do të jetë i kënaqur nëse nuk do të ketë rënie të mëtejshme në shitje. "Jemi të detyruar të jemi optimistë”, thotë Rommel.

Marrë nga DW

paul horn gmbh stefan bratzel

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri