LIVE UPDATES
Bota

Kundërshtimet për antarësimin në NATO, protesta kundër Turqisë në Suedi nxit tensione të reja

Një ditë pasi thirri në bisedë ambasadorin suedez për të diskutuar për këtë çështje, Ankaraja njoftoi për anulimin e vizitës së ministrit të Mbrojtjes së Suedisë. Kjo vizitë synonte tejkalimin e kundërshtimeve të Turqisë që Suedia të anëtarësohet në NATO.

21 Janar 2023, 19:05 Nga k.m.
Kundërshtimet për antarësimin në NATO, protesta kundër
Foto ilustruese

Turqia të shtunën anuloi vizitën e ministrit të Mbrojtjes të Suedisë për shkak të një proteste të planifikuar nga ekstremistët e krahut të djathtë në Stokholm, duke nxitur krizë të re lidhur me bisedimet dypalëshe për anëtarësim në NATO. Turqia është zemëruar nga leja që ka marrë Rasmus Paludan – një politikan suedezo-danez, veprimet anti-islamike të të cilit vitin e kaluar nxitën trazira në Suedi – për të organizuar një protestë para Ambasadës turke në Stokholm.

Një ditë pasi thirri në bisedë ambasadorin suedez për të diskutuar për këtë çështje, Ankaraja njoftoi për anulimin e vizitës së ministrit të Mbrojtjes së Suedisë. Kjo vizitë synonte tejkalimin e kundërshtimeve të Turqisë që Suedia të anëtarësohet në NATO.

“Në këtë pikë, vizita e ministrit të Mbrojtjes së Suedisë, Pal Jonson, në Turqi më 27 janar ka humbur rëndësinë dhe kuptimin, prandaj ne anuluam vizitën”,- tha ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar.

Jonson po ashtu konfirmoi vendimin për shtyrjen e vizitës, vendim që sipas tij u mor në bashkëpunim me Akar në bazën ajrore amerikane në Ramshtajn të Gjermanisë të premten.

“Raportet tona me Turqinë janë shumë të rëndësishme dhe me presim të vazhdojmë dialogun për çështje të përbashkëta të sigurisë dhe për çështje të mbrojtjes në një takim të ri”,-tha ai.

Paludan kishte shprehur qëllimin e tij që të “digjte Kuranin”, librin e shenjtë të islamit, gjatë protestës të së shtunës. Në prill të vitit të kaluar, Paludan kishte njoftuar një “turne” për djegien e Kuranit gjatë muajit të shenjtë islam të Ramazanit, gjë që nxiti trazira në Suedia.

Protesta u mbajt të shtunën në masa të rrepta sigurie. Rreth 100 persona – përfshirë një numër i madh gazetarësh – u mblodhën para Ambasadës turke në Stokholm. Paludan dogji librin e shenjtë të myslimanëve, teksa sulmoi islamin dhe migrimin në Suedi.

“Nëse mendoni se nuk duhet të ketë liri të shprehjes, jeto diku tjetër”, tha ai.

Një numër i vogël i protestuesve pro-Turqisë protestuan në anën tjetër të rrugës, ku gjendet Ambasada turke. Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, kritikoi autoritetet suedeze për dështimin që të ndalonin protestën.

“Është veprim racist, nuk ka të bëjë me lirinë e shprehjes”, tha ai.

Zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalin, tha se protesta inkurajoi “gjuhë të urrejtjes dhe islamofobinë”. Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar, Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO. Por, atyre u duhet miratimi në Parlamentin turk që t’i bashkohen aleancës perëndimore ushtarake. Por, Ankaraja ka paraqitur disa kërkesa për Suedinë, siç është ekstradimi i personave që ajo i akuzon për terrorizëm apo që kanë qenë pjesë e grusht-shtetit të dështuar ushtarak të vitit 2016. Turqia argumenton se Suedia nuk ka bërë mjaftueshëm sa i përket shtypjes së grupeve kurde, që Ankaraja i sheh si “terroristë”./REL

turqi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj