25 Shtator 2023, 08:21
Nga h.k
Afrim Bunjaku
KOSOVË-25 Shtatori është shënuar ditë zie shtetërore për Kosovën. Dita është caktuar në nder të policit të rënë në krye të detyrës në veri të Kosovës Afrim Bunjaku, i cili ndërroi jetë mëngjesin e së dielës. Lajmin e shpalljes së të hënës ditë zie e ka njoftuar një ditë më parë Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
Njoftimi i Presidencës së Kosovës:
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit. Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së hënë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”.
Çfarë ndodhi në Kosovë një ditë më parë?
Për rreth 1 ditë një prej komunave në veri të Kosovës, Zveçani ka qenë pre e një sulmi të paprecedentë nga ana grupeve kriminale serbe, të cilët vranë efektivin në detyrë Afrim Bunjakun. Grupe të organizuara me uniforma, të armatosur rëndë mësynë në veri të Kosovës qëlluan në drejtim të policisë së Kosovës, duke vrarë 1 dhe duke plagosur 2 të tjerë.
Në orët e mbrëmjes, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se tre sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, janë arrestuar. Pas ngjarjes ka patur një sërë reagimesh të njëpasnjëshme duke nisur nga autoritetet e Kosovës, komuniteti ndërkombëtar, mediat dhe autoritetet serbe. Dy krerët e vendeve si Kurti dhe Vuçiç kanë sulmuar njëri-tjetrin si shkaktar të situatës së ndodhur. Kurti e ka quajtur grupin të përgatitur ushtarakisht në Beograd, kurse Vuçiç është shprehur se “edhe sikur të na vrasin të gjithëve, Kosovën nuk do ta njohim”. / Dosja.al
tensionet në veri të kosovës afrim bunjaku
Bota
25 Shtator 2023, 08:19
A.B
Grupi i personave të armatosur që sulmoi pjesëtarët e Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të komunës...
Bota
25 Shtator 2023, 08:01
h.k
Foto nga Veriu Kosovës
KOSOVË-Kur kanë kaluar 24 orë nga situata në Veri situata ka vijuar qetë. Pas sulmeve nga grupet serbe...
Bota
25 Shtator 2023, 07:56
A.B
Aleksander Vucic
SERBI- Gjatë konferencës për shtyp ditën e djeshme, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha...
Bota
25 Shtator 2023, 07:48
A.B
Messina Denaro
ITALI- Ministrat e Brendshëm, hetuesit dhe magjistratët bënë 'luftë' me dekada deri në kapjen e Matteo Me...
Bota
25 Shtator 2023, 07:41
A.B
Baton Haxhiu
KOSOVË- Analisti Baton Haxhiu ka folur për ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në veri të Koso...
Bota
25 Shtator 2023, 07:34
A.B
Matteo Denaro
ITALI- Matteo Messina Denaro ka ndërruar jetë në moshën 61 vjeçare. Bosi i ‘Cosa Nostra’, i arrestuar ...
Bota
25 Shtator 2023, 07:20
A.B
Analistët amerikanë dënojnë sulmin e grupit të armatosur në veri të Kosovës, si pasojë e të cilin humbi jet&...
Bota
24 Shtator 2023, 22:57
A.B
Forcat izraelite vranë dy palestinezë, përfshirë një luftëtar të grupit islamik Hamas, gjatë bastisjes së një...
Bota
24 Shtator 2023, 22:50
A.B
Tren
SHBA-Ky është një investim prej 5 miliardë dollarësh nga kompania Fortress Investment Group, që mund të përdor...
Bota
24 Shtator 2023, 22:43
A.B
Ana Bërnabiç
SERVI- Pas Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç, i cili komentoi sulmet terroriste në Kosovë...