16 Qershor 2023, 17:14
Nga I.A
Albin Kurti dhe Zoran Milanoviç
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka takuar sot presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç, në kuadër të Forumit të Prespës në Maqedoninë e Veriut. Përveç marrëdhënieve mes dy shteteve, Kurti i foli atij për situatën aktuale dhe rrëmbimin e policëve shqiptarë nga Serbia. ZKM tha se u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe dhe për fushat me potencial të thellimit tyre, ndërsa Kurti falënderoi Milanoviç për përkrahjen e vazhdueshme që Kroacia i ka dhënë shtetit të Kosovës.
“U fol edhe për zhvillimet në vend, situatën pas zgjedhjeve të 23 prillit dhe për veprimin agresor të Serbisë vetëm disa ditë më parë ndaj Kosovës. Kryeministri Kurti tha se Serbia ka shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, kur nga brendia e territorit të Kosovës ka rrëmbyer tre policë të Kosovës. Ai tha se një sjellje e tillë e Serbisë, që për më tepër vjen në momentin kur depërshkallëzimi i situatës në veri të vendit është synim i përbashkët, duhet të dënohet nga i gjithë faktori ndërkombëtar dhe të bëhet thirrje nga të gjithë që tre policët që po mbahen padrejtësisht në Serbi, duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.
Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?
Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Dy ditë më parë (14 qershor) në afërsi të Leposaviç, 3 pjesëtarë të Policisë së Kosovës u morën peng peng nga Forcat Speciale Serbe 'Kobra'. Ngjarja ndodhi kur tre policët ishin duke patrulluar në kufi, në vendin e quajtur Tresave/ Bare. Sipas Qeverisë së Kosovës, ky është një kundërpërgjigje për arrestimin 2 ditë më parë në Mitrovicën e Veriut, të serbit Millun Millenkoviç, një nga organizatorët e protestave të dhunshme në Veri. Serbia ka hedhur poshtë çdo pretendim. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.
albin kurti zoran milanoviç tensione në veri të kosovës
Bota
16 Qershor 2023, 17:03
I.A
Hyeong Do Kwon
MALI I ZI- I arratisuri ndërkombëtar dhe i ashtuquajturi mbreti i kriptovalutave, Hyeong Do Kwon dhe partneri i tij i biznesit Hon...
Bota
16 Qershor 2023, 16:09
I.A
Makina e sulmuar
KOSOVË- Protestuesit serbë në Leposaviç kanë sulmuar me bojë dhe makinën e Ministrit Elbert Kras...
Bota
16 Qershor 2023, 15:40
Ali Ahmeti
MAQEDONI E VERIUT- Në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog që mbahet në Maqedoninë e Veriut, kre...
Bota
16 Qershor 2023, 15:36
I.A
Gabriel Escobar
SHBA- I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë të premten se, përshkall&e...
Bota
16 Qershor 2023, 15:05
k.m.
Foto ilustruese
Serbia nuk është harmonizuar me vendimin e Bashkimit Evropian (BE) në lidhje me sanksionet ndaj Iranit, konfirmohet në ...
Bota
16 Qershor 2023, 14:45
A.B
Albulena Mehmet
KOSOVË- 'Të bojkotohet bregdeti shqiptar'- kjo është thirrja e bërë nga anëtarja e Bordit të Radio ...
Bota
16 Qershor 2023, 14:47
a.l
Sulmi ndaj gazetarëve
KOSOVË- Protestuesit serbë në Leposaviç kanë sulmuar me bomba molotov në drejtim të ga...
Bota
16 Qershor 2023, 14:43
a.l
Rrëmbimi i policëve në veri
KOSOVË- Prokuroria e Lartë në Kralevë, një qytet në jug të Serbisë, ka n...
Bota
16 Qershor 2023, 14:45
k.m.
Foto ilustruese
Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, dhe ai i Gjermanisë, Jorn Rohde, kanë reaguar për pezullimin e lic...
Bota
16 Qershor 2023, 14:35
A.B
Ushtare
BRITANI E MADHE-Roli i monarkut të Britanisë vjen me një listë mjaft të gjatë përfitimesh, por ndoshta një ...