LIVE UPDATES
Bota

REL: Ambasadorët në Prishtinë të shqetësuar me rastin e Klan Kosovës

Në kuadër të kësaj shoqërie tregtare është edhe televizioni Klan Kosova. Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, tha se është duke ndjekur nga afër rastin e Klan Kosovës dhe se vendimi për licencën e tij të biznesit është ende objekt ankimimi.

16 Qershor 2023, 14:45 Nga k.m.
REL: Ambasadorët në Prishtinë të shqetësuar me rastin e
Foto ilustruese

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, dhe ai i Gjermanisë, Jorn Rohde, kanë reaguar për pezullimin e licencës së biznesit të televizionit kombëtar privat, Klan Kosova. Më 14 qershor, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Qeverisë së Kosovës ka iniciuar kallëzim penal në Policinë e Kosovës ndaj shoqërisë tregtare “Klan Kosova”.

Në kuadër të kësaj shoqërie tregtare është edhe televizioni Klan Kosova. Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, tha se është duke ndjekur nga afër rastin e Klan Kosovës dhe se vendimi për licencën e tij të biznesit është ende objekt ankimimi.

“Po e vërej shqetësimin e përhapur në shoqërinë civile dhe u bëj thirrje institucioneve relevante që të mendojnë me shumë kujdes për çfarëdo mase të mëtejshme si pasojë e kësaj, dhe të marrin parasysh implikimet më të gjera për lirinë e medias në Kosovë,”- ka shkruar Abbott në Twitter.

Kallëzimi penal ndaj shoqërisë tregtare ‘Klan Kosova’, është iniciuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe keqpërdorim të autorizimeve ekonomike - me pretendimin se në certifikatën e biznesit te ndërrimi i pronarëve, figuron Pejë – Serbia dhe Gjakovë – Serbia”.

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Rohde, tha se ‘procedurat në vazhdim duhet të jenë të drejta dhe të mos kërcënojnë rritjen mbresëlënëse, në renditjen globale të lirisë së medias’. Vendimin e Ministrisë së Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Ambasada e Italisë përmes një postimi në Twitter e quajti "të papritur".

Edhe Ambasada e Italisë tha se ësht duke e monitoruar rastin. Vendimi për pezullimin e licencës së biznesit të televizionit kombëtar privat, Klan Kosova, pasoi një shkrim në portalin Kosovanews rreth kësaj çështjeje. Klan Kosova tha se asnjëherë nuk ka pasur rast të japë shpjegime në institucionet e shtetit lidhur me pretendimet e Ministrisë, të cilat, siç tha, kanë rrjedhur nga një shkrim spekulativ në një portal online. Reagime bërë edhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë. Sipas saj, vendimi për pezullimin e licencës të televizionit Klan Kosova jo vetëm që shkel dispozitat e Ligjit për Shoqëritë Tregtare, por dërgon një mesazh shqetësues për komunitetin e biznesit dhe investitorët potencialë.

“Si përfaqësues të komunitetit të biznesit amerikan në Kosovë, ne besojmë fuqishëm në respektimin e parimeve të praktikave të drejta dhe transparente të biznesit, si dhe në mbrojtjen e të drejtave të bizneseve që operojnë brenda vendit”, thuhet në reagimin e OEAK-ut.

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), do të mbajë sot më 16 qershor një mbledhje ku ndër të tjera, pikë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i çështjes së televizionit Klan Kosova./REL

klan kosova

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë