LIVE UPDATES
Bota

Kurti tregoi 'prapaskenat' e takimit në Bruksel/ Hoti: Dëshmi e paaftësisë së tij për të udhëhequr dialogun

Hoti e ka quajtur vajtim këtë konferencë dhe dëshmi e paaftësisë së Kurtit për të udhëhequr me dialogun.

18 Shtator 2023, 13:31 Nga a.l
Kurti tregoi 'prapaskenat' e takimit në Bruksel/ Hoti:
Avdullah Hoti

KOSOVË-  Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar pas konferencës së sotme të kryeministrit Albin Kurti lidhur me dialogun me Serbinë. Hoti e ka quajtur vajtim këtë konferencë dhe dëshmi e paaftësisë së Kurtit për të udhëhequr me dialogun.

Raportimi i sotëm para mediave lidhur me dialogun i Kryeministrit ishte vajtim dhe dëshmi e paaftësisë së tij që të udhëhequr këtë proces: (i) me vizion të qartë dhe insistim vetëm për njohje reciproke, (ii) në koordinim me aleatët dhe (iii) me konsensus të brendshëm politik për këtë proces të rëndësishëm”, ka shkruar Hoti.

Postimi i plotë:

Lidhur me dialogun dhe konferencën e sotme për media të Kryeministrit:

1. Raportimi i sotëm para mediave lidhur me dialogun i Kryeministrit ishte vajtim dhe dëshmi e paaftësisë së tij që të udhëhequr këtë proces: (i) me vizion të qartë dhe insistim vetëm për njohje reciproke, (ii) në koordinim me aleatët dhe (iii) me konsensus të brendshëm politik për këtë proces të rëndësishëm.

2. Raportimi lidhur me dialogun duhet të bëhet në Kuvendin e Kosovës, siç e kërkon Rezoluta e Kuvendit, ku thuhet: “Kryeministri raporton në Kuvend para dhe pas çdo takimi në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi”. Kujtojmë se në dy vite dialog, vetëm një informatë është dhënë në Kuvend nga Kryeministri në një seancë të kërkuar nga opozita.

3. Fatkeqësisht, Kurti i ka bërë dëm të madh Kosovës duke e degraduar dialogun nga: “Dialog për marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme, për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve”, në “Dialog për menaxhim të krizave”. Duhet thënë se krizat janë provokuar nga Serbia, por ato janë menaxhuar keq dhe pa koordinim me aleatët nga ana e Qeverisë së Kosovës.

4. Për herë të parë Kosova është e vetme në dialog karshi Serbisë. Fatkeqësisht, duket se Qeveria e Kosovës sot nuk e ka afër asnjë aleat për konsultime paraprake, siç ka ndodhur gjithmonë në procese negociatore të Kosovës me Serbinë.

5. Sot, asnjë konsultim për dialog nuk ka mes partive politike të pozitës dhe opozitës, siç ka ndodhur në të kaluarën. Në qeverinë paraprake, kur dialogu nisi për marrëveshje për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve, ishte formuar “Forumi i partive politike” për informim të rregullt dhe konsultime me partitë politike. Ky forum ka mbajtur disa takime, ku janë informuar partitë politike të pozitës dhe opozitës. 

Në një konferencë për media bashkë me zëvendësin e tij, Besnik Bislimi, Kurti zbardhi detaje nga takimi i nivelit të lartë të 14 shtatorit në Bruksel, ku akuzoi emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak se ka bashkëpunuar me palën serbe për të mbrojtur interesat e saj. Ai tregoi se e kishte prezantuar propozimin e tij për zbatimin e marrëveshjes, ndërsa shtoi se ndaj tij Vuçiç dhe Lajçak reaguan me të njëjtin mendim duke e shpërfillur dhe duke e cilësuar si jorealist.

avdullah hoti

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend