LIVE UPDATES
Bota

Kandidatët në garë për postin e Johnson! 'Favoriti', emrat që përfliten, kush s'ka tentuar ende

Ben Wallace ka shanset më të larta për të pasuar Boris Johnson si lider dhe kryeministër i konservatorëve, pasi u rrit në renditjen e popullaritetit të partisë muajt e fundit.

9 Korrik 2022, 08:42 Nga A.B
Kandidatët në garë për postin e Johnson!
Kandidatë për Kryeministër të Britanisë së Madhe

BRITANI- Pas dorëheqjes së Boris Johnson nga posti i kryeministrit të Britanisë së Madhe, janë shtuar 'ethet' dhe pritja se kush janë kandidimet për postin e mbetur bosh. 

'Kush është në garë dhe kush është jashtë në garë për t'u bërë banori i radhës i 10 Doëning Street - dhe kush është i preferuari i prezantuesve?'- nis artikullin e tij 'Skynews'. 

Kush përflitet se do të kandidojë?

Kandidatët në garë për postin e Johnson!
Rishi Sunak

Ish-kancelari Rishi Sunak është emri më me shumë shanse që ka hyrë në garë deri më tani. Sunak hyru në garë një ditë pasi Johnson dha dorëheqjen. Ai premtoi të rindërtojë besimin e votuesve pas kryeministrisë së trazuar.

 “Vendi ynë përballet me sfida të mëdha, më seriozet për një brez. Dhe vendimet që marrim sot do të vendosin nëse brezi i ardhshëm i britanikëve do të ketë gjithashtu mundësinë për një të ardhme më të mirë”.- u shpreh në një video Sunak. 

Sondazhi i 'Skynews' tregon se Sunak mund të jetë udhëheqës më i mirë dhe mund të fitonte më shumë vende në zgjedhjet e ardhshme sesa Johnson.

Sunak u zgjodh në vitin 2015, duke pasuar ish-udhëheqësin e konservatorëve Lord Hague në selinë e Richmond në North Yorkshire. Ai mbështeti Brexit në vitin 2016, duke u thënë zgjedhësve të tij në atë kohë se ishte "vendimi më i vështirë" i karrierës së tij politike.

Kandidatët në garë për postin e Johnson!
Tom Tugendhat

Një tjetër emër që hyri në 'lojë' është dhe Tom Tugendhat. Kryetari i komitetit të përzgjedhur për punët e jashtme të Commons, u bë i pari që hodhi kandidaturën pasi Johnson la detyrën e tij.

Tugendhat, një ish-ushtar, ishte shumë kritik për trajtimin e krizës në Afganistan nga qeveria dhe mund të jetë një figurë e mundshme për të ashtuquajturin krahun One Nation të partisë.

"Kam shërbyer më parë, në ushtri dhe tani në parlament. Tani shpresoj t'i përgjigjem thirrjes edhe një herë si kryeministër. Është koha për një fillim të pastër. Është koha për rinovim."- është shprehur Tugendhat kur paraqiti kandidaturën e tij.

Edhe pse i mungon përvoja ministrore, emri i Tugendhat po shfaqet gjithnjë e më shumë si një opsion i mundshëm. Ai ka kundërshtuar masat më të rrepta të koronavirusit gjatë pandemisë.

Ish-ministrja, Kemi Badenoch deklaroi gjithashtu synimin e saj për të kandiduar për kryeministre.

Kush është i preferuari i prezantuesve?

Kandidatët në garë për postin e Johnson!

Ben Wallace ka shanset më të larta për të pasuar Boris Johnson si lider dhe kryeministër i konservatorëve, pasi u rrit në renditjen e popullaritetit të partisë muajt e fundit. Sondazhi i fundit i YouGov me anëtarët e Partisë Konservatore tregon se sekretari i mbrojtjes është favoriti i qartë për liderin e ardhshëm.

Wallace mund të gjithë pretendentët kryesorë duke përfshirë Penny Mordaunt, Sunak dhe Sekretaren e Jashtme Liz Truss.

Kush nuk ka shpallur ende kandidaturën?

Kandidatët në garë për postin e Johnson!
Ben ëallance

Ben Wallace, sekretari i mbrojtjes, është rritur në renditjen e popullaritetit mes anëtarëve të partisë muajt e fundit dhe thuhet se po diskuton mundësinë e kandidimit.

Roli i tij në mbikëqyrjen e evakuimit të refugjatëve dhe britanikëve nga Afganistani u duartrokit gjithashtu dhe ai vazhdon të jetë një zë kyç në përgjigjen e MB ndaj luftës ruse në Ukrainë.

Kandidatët në garë për postin e Johnson!
Liz Truss

Liz Truss, si Sunak, shihet si pretendente. Ajo ka qenë deputete që nga viti 2010 dhe filloi të ngjitet në shkallët ministrore menjëherë pasi hyri në parlament. Ajo është anëtarja më e gjatë që ka shërbyer vazhdimisht në kabinet, pasi ka mbajtur poste nën David Cameron, zonja May dhe Johnson.

Kandidatët në garë për postin e Johnson!
Jeremy Hunt

Jeremy Hunt, kryetar i komitetit të përzgjedhur të kujdesit shëndetësor dhe social, ishte rivali i Johnson në balotazhin kokë më kokë në zgjedhjet e fundit të lidershipit konservator në 2019. Mbështetësit e tij besojnë se fuqia e tij si kandidat do të vinte nga fakti se nuk ka qënë pjesë e kabinetit të Johnson.

Kandidatët në garë për postin e Johnson!
Said Javid

Sajid Javid po "konsideron seriozisht" kandidimin për kreun e Tory, thonë burimet e 'Skyneës'. Ai ka mbajtur pothuajse çdo pozicion të lartë të kabinetit - së fundmi ka qenë sekretar i shëndetësisë, por ka shërbyer si kancelar, sekretar shtëpie, sekretar strehimi, sekretar biznesi dhe sekretar kulture.

Kandidatët në garë për postin e Johnson!
Priti Patel

Priti Patel, ishte një mbështetëse kryesore për udhëheqjen e Johnson në 2019 dhe u shpërblye duke u emëruar sekretare e Brendshme. Por që kur mori atë rol, ylli i saj duket se është zbehur. Popullariteti i saj në mesin e krahut të djathtë të partisë parlamentare do të thotë se kandidatura e saj nuk duhet të anulohet.

Emrat që duhen marrë në konsideratë:

Kandidatët në garë për postin e Johnson!

Nadhim Zahaëi është një tjetër deputet për të cilin disa besojnë se mund të bëjë një rast për udhëheqjen. Pasi kishte shërbyer në poste të ndryshme ministrore, suksesi i tij si ministër i vaksinave e bëri atë të promovohej në sekretar arsimi. Që atëherë ai ka zëvendësuar Rishi Sunak si kancelar.

Kandidatët në garë për postin e Johnson!
Penny Mordaunt

Një tjetër kandidate e mundshme është Penny Mordaunt, e cila u shkarkua nga posti i sekretares së mbrojtjes kur Johnson erdhi në pushtet. Pasi ka mbajtur një profil relativisht të ulët që nga kthimi në qeveri si ministre e tregtisë ndërkombëtare, ajo shihet si ambicioze dhe është e njohur me deputetët konservatorë.

Kandidatët në garë për postin e Johnson!
Suella Braverman

Përpara se kryeministri të jepte dorëheqjen, Prokurorja e Përgjithshme Suella Braverman tha se do të hidhte emrin e saj në kandidim. Braverman tha se kryeministri i kishte trajtuar çështjet "në mënyrë të tmerrshme" ditët e fundit.

Kandidatët në garë për postin e Johnson!
Grant Shapps

Sekretari i transportit, Grant Shapps kuptohet se ka qenë një nga deputetët e parë të lartë konservatorë që po shqyrtonte seriozisht një ofertë për udhëheqje. Ai është një nga konservatorët më të njohur, duke u paraqitur për qeverinë në shumë raunde mediatike dhe duket se ka një prirje për aktrim - siç kanë treguar videot e tij që promovojnë iniciativa të ndryshme transporti.

Boris Johnson dha dorëheqjen pas një sërë largimesh brenda Partisë së tij Konservatore, duke thënë në një fjalim drejtuar kombit se procesi i zgjedhjes së një kryeministri të ri "duhet të fillojë tani". Megjithatë, Johnson nuk planifikon të largohet menjëherë nga detyra. Ai do të qëndrojë derisa të vendoset një udhëheqës i ri, tha ai, në një fjalim televiziv jashtë 10 Doëning Street.

dorehiqet boris johnson


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj