LIVE UPDATES
Bota

Kush janë personat kyç në gjyqin penal ndaj ish-presidentit Donald Trump

Ish-presidenti akuzohet se ka falsifikuar të dhënat e kompanisë së tij, për të fshehur arsyet e vërteta sipas prokurorisë, të rimbursimit të ish-avokatit të tij Michael Cohen. Ky i fundit dyshohet se ka paguar aktoren e filmave për të rritur Stormy Daniels, për të siguruar heshtjen e saj lidhur me një marrëdhënie që ajo thotë se ka patur me Trump, marrëdhënie që nëse bëhe publike mund t’i dëmtonte Trump fushatën elektorale të vitit 2016.

21 Prill 2024, 21:49 Nga N.F
Kush janë personat kyç në gjyqin penal ndaj ish-presidentit
Donald Trump

SHBA- Të hënën gjyqi penal ndaj ish-Presidentit Donald Trump do të nisë me mbatjen e deklaratave hapëse nga palët, pasuar nga fillimi i dëshmive. Javën e kaluar përfundoi procesi i përzgjedhjes së jurisë prej 12 anëtarësh, shtatë burra dhe pesë gra, si dhe 6 personave rezervë për çdo të papritur.

Ish-presidenti akuzohet se ka falsifikuar të dhënat e kompanisë së tij, për të fshehur arsyet e vërteta sipas prokurorisë, të rimbursimit të ish-avokatit të tij Michael Cohen. Ky i fundit dyshohet se ka paguar aktoren e filmave për të rritur Stormy Daniels, për të siguruar heshtjen e saj lidhur me një marrëdhënie që ajo thotë se ka patur me Trump, marrëdhënie që nëse bëhe publike mund t’i dëmtonte Trump fushatën elektorale të vitit 2016. Ish-presidenti e ka mohuar të ketë patur një marrëdhënie me zonjën Daniels.

Mes dështmitarëve që do të sillen në gjyq do të jetë zonja Daniels, ish-botuesi i tabloid 'National Enquirer' David Pecker si dhe ish-avokati i Trump, Michael Cohen. Ky i fundit është dënuar më parë me burng, lidhur me rolin e tij në pagesën e bërë për siguruar heshtjen e ish-aktores Daniels, e për shkelje të tjera përfshirë, atë se ka gënjuar Kongresit.

Kush është kush në gjyqin e parë historik penal ndaj një ish-presidenti amerikan?

DONALD TRUMP - Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe kandidati i republikanëve. Biznesmeni i njohur fitoi zgjedhjet presidenciale në 2016, duke u bërë presidenti i 45-të i SHBA-ve. Ai akuzohet se ka falsifikuar të dhënat e kompanisë së tij, për të fshehur natyrën e vërtetë të pagesave ndaj Cohen, i cili ndihmoi në fshehjen historive negative rreth tij gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016. Vetë Trump është deklaruar i pafajshëm.

MICHAEL COHEN - Ish-avokati i Trump, dikur një aleat e fortë të tij, tashmë dëshmitari kryesor i prokurorisë kundër ish-shefit të tij. Cohen punoi për Organizatën Trump nga viti 2006 deri në vitin 2017. Më vonë ai u dënua me burg lidhur me akuza federale, pasi u deklarua fajtor për shkelje të ligjit për financimim e fushatës lidhur me paratë paguar aktores së filmave për të rritur zonjës Daniels si dhe shkelje të tjera, që nuk lidhen me këtë çështje.

STORMY DANIELS - Ish-aktore filmash, pornografikë e cila mori një pagesë prej 130 mijë dollarësh nga Cohen si pjesë e përpjekjeve të dyshuara që ajo të mbante të fshehtë marrëdhënien e saj me Trump. Ish-Presidenti Trump mohon të ketë pasur marrëdhënie jashtëmartesore me Daniels.

KAREN MCDOUGAL - Ish-modele e revistës 'Playboy', e cila gjithashtu pretendon të ketë patur një lidhje 10-mujore me Trump në mesin e viteve 2000. Ajo u pagua 150 mijë dollarë në vitin 2016 nga kompania mëmë e tabloidit 'National Enquirer', për të drejtat e historisë së saj, në lidhje me marrëdhënien e dyshuar me Trump. Vetë Trump e ka mohuar të ketë pasur marrëdhënie seksuale me McDougal.

DAVID PECKER - Ish-botues i tabloidit 'National Enquirer' dhe një mik i vjetër i Trump. Prokurorët thonë se në gusht të 2015-s ai u takua me Trump dhe Cohen në kullën Trump dhe ra dakord të ndihmonte fushatën e tij për president, falë përpjekjesh që histori negative ndaj tij, të mos publikoheshin.

HOPE HICKS - Ish-drejtore e komunikimit në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratës Trump. Prokurorët thonë se ajo kishte zhvilluar një bisedë telefonike me Trump ndërsa bëheshin përpjekjeje për të mbajtur larg shtypit akuzat marrëdhëniet e dyshuara jashtëmartesore të Trump, si dhe pas zbulimit të një regjistrimi video të emisionit "Access Hollywood" disa javë përpara zgjedhjeve të 2016-ës. Në kasetën e vitit 2005, dëgjohej Trump duke bërë komente denigruese për gratë.

ALVIN BRAGG - Një ish-avokat i të drejtave civile dhe profesor i së drejtës, Bragg një demokrat, është në mandatin e tij të parë si prokuror i qarkut të Manhatan-it. Ai e trashëgoi hetimin ndaj zotit Trump kur mori detyrën në vitin 2021. Bragg mbikëqyri ndjekjen penale të kompanisë së Trump për një tjetër mashtrim me taksat, përpara se të ndërmerrte hapin për të paditur Trump, për këtë çështje, vitin e kaluar.

MATTHEW COLANGELO - Ish-zyrtar i lartë i Departamentit të Drejtësisë, i cili u punësua nga zoti Bragg në vitin 2022 për të udhëhequr hetimin ndaj Trump. Ata kanë punuar së bashku më parë në çështje të lidhura me Trump në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Nju Jorkut.

JOSHUA STEINGLASS - Prokuror i Manhatanit për më shumë se 25 vjet, i cili ka punuar për disa nga çështjet e profilit të lartë, përfshirë dënimin e organizatës Trump për mashtrim me taksat në vitin 2022 si dhe çështje që kanë patur të bëjnë me krime të dhunshme.

SUSAN HOFFINGER - Shefe e Divizionit të Hetimit të Prokurorisë së Qarkut, ajo u rikthye sërisht në një detyrë zyrtare në vitin 2022 pas më shumë se 20 vitesh në praktikë private me motrën e saj, Fran. Ajo ka punuar me Steinglass në ndjekjen penale për mashtrim me taksat të Organizatës Trump.

TODD BLANCHE – Një ish-prokuror federal, Blanche ka qenë avokat më parë i ish-kryetarit të fushatës së zotit Trump, Paul Manafort, lidhur me një krim financiar, duke e rrëzuar çështjen ndaj tij. Blanche argumentoi me sukses se çështja, e ngritur nga e njëjta zyrë e prokurorisë në Nju Jork, që tashmë ka paditur Trump, ishte shumë e ngjashme me atë që e çoi Manafort në një burg federal e për këtë arsye klienti i tij rrezikonte të dënohej dy herë për të njëjtin krim.

SUSAN NECHELES - Një ish-prokurore e Bruklinit, zonja Necheles është një avokate e njohur e qytetit të Nju Jorkut, që ka përfaqësuar kompaninë e zotit Trump në gjyqin për mashtrim me taksat vitin e kaluar.

EMIL BOVE - Një ish-sportist, zoti Bove ka qenë një prokuror federal në Distriktin Jugor të Nju Jorkut. Ai ka qenë i përfshirë në shumë ndjekje penale të profilit të lartë, përfshirë një çështje trafikimi droge kundër vëllait të ish-presidentit të Hondurasit, një person që u dërgoi me dhjetra mjete shpërthyese me postë persona të njohur në SHBA.

JUAN M. MERCHAN – Është gjykatësi që kryeson çështjen. Ai ishte gjithashtu gjykatës në gjyqin kundër Organizatës Trump në vitin 2022 për mashtrim me taksat si dhe po mbikëqyr një tjetër rast për mashtrim, lidhur me murit kufitar, kundër aleatit të vjetër të Trump, Steve Bannon. Merchan i ka hedhur poshtë dy herë kërkesat e avokatëve të zotit Trump që ai të tërhiqet nga çështja. Ata e akuzojnë atë për njëanshmëri pasi vajza e tij sipas avokatëve, drejton një firmë konsulence politike që ka punuar për demokratët, përfshirë presidentin Joe Biden. Merchan ka thënë se është i sigurt se do të jetë në gjendje të jetë “i drejtë dhe i paanshëm", në gjykimin e tij.

Marrë nga VOA

donald trump gjyq deshmi shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj