LIVE UPDATES
Bota

Maqedonia e Veriut në prag të zgjedhjeve presidenciale

Fushatës presidenciale në Maqedoninë e Veriut po i afrohet fundi. Në të ka mbizotëruar një retorikë e ashpër. Zgjedhjet mbahen më 24 prill. Ndonëse heshtja zgjedhore hyn në fuqi 24 orë para kësaj date, nga ana tjetër vazhdon pa pengesë fushata e zgjedhjeve parlamentare të 8 majit, një gjë që për herë të parë ndodh në këtë vend ballkanik.

21 Prill 2024, 20:14 Nga N.F
Maqedonia e Veriut në prag të zgjedhjeve presidenciale
Foto ilustruese

MAQEDONI- Fushata presidenciale në Maqedoninë e Veriut po shkon drejt fundit të saj. Shtatë kandidatë janë në garë; prej tyre dy shqiptarë, të cilët shprehen të bindur se do të kalojnë në raundun e dytë. Garuesit dhe partitë e tyre kanë hedhur akuza për afërsinë e disa prej kundështarëve politikë me Federatën Ruse apo për pengimin e proceseve të integrimit të vendit drejt BE-së. Presidenti i ri pritet të zgjidhet në balotazh më 8 maj, kur mbahen edhe zgjedhjet parlamentare

Fushatës presidenciale në Maqedoninë e Veriut po i afrohet fundi. Në të ka mbizotëruar një retorikë e ashpër. Zgjedhjet mbahen më 24 prill. Ndonëse heshtja zgjedhore hyn në fuqi 24 orë para kësaj date, nga ana tjetër vazhdon pa pengesë fushata e zgjedhjeve parlamentare të 8 majit, një gjë që për herë të parë ndodh në këtë vend ballkanik.

Kandidatët shqiptarë shprehen të bindur se do të kalojnë në raundun e dytë, por kjo nuk i ka ndodhur një garuesi shqiptar deri më tani në Maqedoninë e Veriut. Është e qartë se politikanët shqiptarë garojnë në zgjedhjet presidenciale për të parë sa mbështetje kanë tek elektorati sidomos në rrethana të këtilla kur zgjedhjet parlamentare mbahen vetëm dy javë më pas.

Drejtuesit e koalicionit opozitar shqiptar “Vlen” shkuan në Gjermani dhe Zvicër për takime me diasporën në kërkim të votave. Arben Taravari duke ditur vështirësitë e emigrantëve për t’u kthyer vetëm sa për të votuar, u kërkon atyre që të ndikojnë tek familjarët dhe të afërmit në vendlindje që votat t’i hedhin për kandidatin e koalicionit VLEN më 24 prill dhe për zgjedhjet parlamenare të 8 majit.

“Ju nuk jeni rastësisht këtu se keni dashur, por sepse keni parë plot padrejtësi dhe mosfunksiom të shtetit; shtetit të së dretjës, ekonomisë, etj. Më 24 prill kush fiton, 8 maji është gati. Kapitulim. Ne e kemi shumë me rëndësi atë ditë. Në qoftë se mendoni se duhet të na përkrahni, të loboni kush mundet edhe mirësevini, sepse krijoni një atmosferë dhe frymë fituese. Kush nuk mundet të vijë, së paku një telefonatë anndej ku mundeni, një gjysëm fjale që ta përkrahin ndryshimin, sepse shqiptarët prej 2011 kanë votuar për ndryshim”, u shpreh kandidati për president, Arben Taravari.

Bujar Osmani, kandidat i koalicionit Fronti Evropian bën thirrje për ruajtjen e harmonisë ndëretnike në vend dhe shmangien e ndikimeve keqdashëse që do ta largonin vendin nga orientimi strategjik pro-evropian:

“Është një kërkesë për 61 deputetë që të na përjashtojnë edhe ne, edhe turqit edhe romët dhe boshnjakët nga vendimmarrja. Me vendimin për fuqizimin e Frontit Evropian ju do t’ua ngritni një mur atyre që duan të na izolojnë nga bota në kushte kur bota është ne periudhën e saj më të vështirë: Një eskalim në Lindjen e Mesme; me luftën në Ukrainë; me vlimin që ndodh në Ballkan, më së paku që na duhet neve në këtë shtet multietnik është paqartësia strategjike; është izolim nga rrjedhat botërore”, tha zoti Osmani.

Gordana Siljanovska dhe partia e saj VMRO-DPMNE akuzojnë Lidhjen Social Demokrate dhe Bashkimin Demokratik për Integrim për korrupsion apo edhe për lëshimet, që sipas tyre, i janë bërë partisë shqiptare në dëm të interesave shtetërore:

“Maqedonia nuk guxon të jetë një shtet dykombësh sepse kjo çon drejt boshnjakëzimit dhe modelit të Qipros. Maqedonia duhet të jetë shtet i qytetarëve të barabartë dhe i një shoqërie shumëkulturore; por jo shtet dykombësh”, shprehet ajo duke aluduar në shqiptarët.

Stevo Pendarovski, i cili garon për një mandat të dytë, akuzon VMRO-DPMNE-në se ndryshe paraqitet para publikut vendas dhe ndryshe para diplomatëve perëndimorë:

“Hristijan Mickovski saherë që flet me ambasadorët e huaj thekson se përparësi e tij është përfshirja e pakicës bullgare në kushtetutë, ndërsa para zyrtarëve të partisë së tij dhe mbëstetësve të tij e thotë të kundërtën”. Zoti Pendarvoski thotë se ka shumë arësye për mos t’i besuar zotit Mickovski dhe stafit të tij.

Në garë janë edhe Maksim Dimitrievski i partisë së quajtur “Znam”, Stevçe Jakimovski i “Opsionit Qytetar për Maqedoninë” dhe Biljana Vankovska e partisë nacionaliste “E Majta”. Dy garuesit me më tepër vota nga zgjedhjet e 24 prillit do të kalojnë në balotazhin e 8 majit kur mbahen edhe zgjedhjet parlamentare. Votat e elektoratit shqiptar zakonisht kanë ndikim në balotazh për të përcaktuar fituesin, por kjo kërkon thirrjen nga partitë politike shqiptare, të cilat deri më tash nuk janë shprehur se si do të veprojnë.

Marrë nga VOA

maqedoni e veriut zgjedhje presidenciale

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë