LIVE UPDATES
Bota

Kuvendi maqedonas fillon punën me shqyrtimin e pesë interpelancave

Interpelancat e Frontit Evropian janë adresuar ndaj zëvendëskryeministrave Izet Mexhiti dhe Ivan Stoilkoviq, ministrit të Punëve të Brendshme (MPB) Pançe Toshkovski, dhe zëvendësit të tij Astrit Iseni.

10 Janar 2025, 15:09 Nga r.ll
Kuvendi maqedonas fillon punën me shqyrtimin e pesë interpelancave
foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT- Seanca e parë plenare e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për vitin 2025, ka filluar të premten, më 10 janar, me shqyrtimin e katër interpelancave të iniciuara nga opozita, koalicioni Fronti Evropian, në krye me partinë shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), dhe një tjetër nga partia maqedonase, E Majta (Levica), po ashtu në opozitë.

Interpelancat e Frontit Evropian janë adresuar ndaj zëvendëskryeministrave Izet Mexhiti dhe Ivan Stoilkoviq, ministrit të Punëve të Brendshme (MPB) Pançe Toshkovski, dhe zëvendësit të tij Astrit Iseni.

“Gjatë periudhës së fundit kemi qenë dëshmitarë të rritjes së tensioneve mes bashkësive etnike, veçanërisht pas disa proceseve, provokimeve dhe ngjarjeve të dhunshme që kanë ndodhur në vend, duke përfshirë këtu qytetin e Shkupit dhe Kumanovës. Ajo që është më shqetësuese është se si kjo situatë është menaxhuar nga ana e Qeverisë me funksionarë të cilët kanë dështuar të ruajnë paqen dhe të sigurojnë bashkëjetesën ndëretnike”, tha para seancës Rina Ajdari nga BDI.

Ndërkohë, E Majta me interpelancën e saj, akuzon deputeten e Frontit Evropian Ilire Dauti, njëherësh kryetare e Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, për bllokimin e Ligjit për 'branitellat' (mbrojtësit).

Partia deklaron se ajo nuk e ka futur ligjin në rend dite brenda afatit të paraparë prej 24 orësh, pavarësisht mbledhjes së nënshkrimeve të nevojshme.

“Tani, topi është te shumica. Është një hap kyç për t’i dhënë fund veprimeve arbitrare të deputetes Dauti dhe bllokimit të procedurave parlamentare përmes shkeljes së Rregullores”, ka thënë më 8 dhjetor, deputeti i së Majtës, Amar Mecinoviq.

Në anën tjetër, shumica e partive parlamentare, si nga pushteti ashtu edhe opozita, janë potencuar se nuk do t’i pranojnë interpelancat e iniciuara të Frontit Evropian për katër ministrat aktualë. Ndërsa për interpelancën e Dautit, deputetët deklaruan se do të kenë qëndrim gjatë seancës.

“Koalicioni ynë nuk do t’i mbështesë dhe nuk do të votojë për interpelancat e parashtruara nga BDI-ja, sepse mendojmë se nuk ka nevojë të krijohen ndarje të reja mbi baza etnike për sa i përket interpelancave. Parlamenti i Maqedonisë [së Veriut] në asnjë rast nuk duhet të jetë arenë për nxitjen e ndonjë tensioni ndëretnik apo për krijimin e mundësive për ndarje mes qytetarëve. Nëse qëllimet e parashtruesve do të ishin të sinqerta, arsyet për interpelanca nuk duhet të kishin asnjë lidhje me kontekstin etnik, por vetëm me argumente dhe fakte për punën e një ministri ose funksionari të caktuar”, tha në konferencën për shtyp, Oliver Spasovski, koordinator i grupit parlamentar të Lidhjes Socialdemokrate (LSDM), në opozitë.

Propozimligji për 'branitellat', për të cilën akuzohet Dauti, ishte dorëzuar në Kuvend më 9 shtator 2024, nga deputetja LSDM-së Sllavjanka Petrovska, por që u përkrah edhe nga partitë tjera maqedonase në pushtet, gjegjësisht VMRO-DPMNE-ja dhe partia ZNAM.

Ligji i 'branitellave' në Maqedoninë e Veriut përcakton statusin dhe të drejtat për pjesëtarët e forcave të sigurisë maqedonase që morën pjesë në konfliktin e armatosur të vitit 2001.

Ky ligj ka nxitur debate të shumta mes përfaqësuesve shqiptarë dhe maqedonas, pasi të drejtat që u takojnë 'branitellave' nuk u takojnë edhe veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK).

Përveç pjesëmarrësve maqedonas në konfliktin e vitit 2001, ligji përfshin edhe familjarët e të vrarëve dhe pjesëtarët e forcave maqedonase të sigurisë nga viti 1991 deri më 2024. Sipas të njëjtit, shuma e ndihmës përcaktohet në bazë të shkallës së invaliditetit, duke filluar nga 1.2 milionë denarë (19.672 euro) për ata me 20% invaliditet, deri në 5 milionë denarë (81.967 euro) për ata me 100% invaliditet ushtarak.

Ky ligj, aktualisht mbetet i bllokuar në Komisionin për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, i cili si detyrë kryesore ka shqyrtimin e ligjeve, hartimin e rekomandimeve për përmirësimin e legjislacionit dhe monitorimin e zbatimit të politikave sociale dhe rinore.

Deputetja Dauti kishte paralajmëruar edhe më herët se nuk do ta vendos në rend dite, propozimligjin e Petrovskas për të drejtat e posaçme të “branitellave”, për aq kohë sa luftëtarët e UÇK-së nuk trajtohen në mënyrë të njëjtë, siç e propozon edhe ligji në fjalë.

“Kjo temë është politike, duhet të gjitha palët të përfshihen që të shqyrtohet. Kemi shtet të përbashkët dhe kishin moto ‘Një shoqëri për të gjithë’. Ky debat nuk është për këtu por për vend tjetër”, ka thënë Dauti më 14 nëntor 2024.

Fronti Evropian akuzon Toshkovskin dhe Isenin, se si persona përgjegjës të MPB-së, në ditën e festës së flamurit shqiptar (28 nëntor), kanë urdhëruar policinë që të ndërhyjë “në mënyrë të paparë dhe të pajustifikuar, duke penguar një manifestim paqësor dhe tradicional të shqiptarëve”.

Për Stoilkoviqin, i cili është gjithashtu kryetar i partisë Demokratike të Serbëve (DPSM), dhe ministër i Bashkësive mes Komuniteteve, Fronti Evropian e akuzon për mosveprim lidhur me ngjarjet e 2 dhjetorit në Kumanovë, ku u regjistruan disa raste të zjarrvënieve.

Krejtësisht në fund, Fronti e bënë përgjegjës zëvendëskryeministrin Izet Mexhiti për “keqmenaxhimin e situatave në vend”, duke përfshirë edhe marrëdhëniet ndëretnike.

“Izet Mexhiti, si zëvendëskryeministër, i cili në parim është përgjegjës për menaxhimin e marrëdhënieve ndëretnike, ka dështuar të mbrojë interesat e komunitetit shqiptar dhe të kontribuojë në ruajtjen e harmonisë ndëretnike. Në vend që të shërbente si garantues i integrimit dhe bashkëjetesës paqësore, ai ka toleruar diskriminimin dhe ka injoruar padrejtësitë që kanë ndodhur në vend”, shtoi Ajdari.

Si kundërpërgjigje ndaj këtyre akuzave, Mexhiti u shpreh se ende i kujton momentet kur "BDI-ja me krenari e priste Vuçiqin në Ohër, ndërkohë që mbështetën edhe nismën Ballkani i Hapur".

“VLEN ka programin që çdo ditë është në realizim e sipër. Kemi zhvillimin ekonomik, decentralizimin, luftën kundër korrupsionit, kthimin e shtetit ligjor. Rezultatet tashmë janë evidente. Krejt tendencat për destabilizim nuk kanë qenë për popullin apo për qytetarët, por për t’i shpëtuar drejtësisë, veprave, korrupsionit të madh që ka ndodhur. Sot, mendoj që vulën e ka vendosur edhe partneri i tyre në Qeveri, LSDM-ja, e cila u distancua dhe tha se koka e korrupsionit ka qenë BDI-ja”, tha Mexhiti nga Tetova, më 9 janar.

Rikujtojmë se më 28 nëntor, në festimin e Ditës së Flamurit shqiptar, në vende të ndryshme në Maqedoninë e Veriut u përdhos flamuri shqiptar dhe ai maqedonas. Lidhur me këtë policia arrestoi 17 persona.

Toshkovski njoftoi se personat e arrestuar ishin kryesisht të rinj të moshës 18 deri 21 vjeç.

Ai djegien e flamurit maqedonas e cilësoi si “sulm direkt ndaj shtetit”, dhe tha se këto veprime janë dëshmi e paralajmërimeve paraprake nga MPB-ja për destabilizim të vendit.

Pamjet e incidenteve, të cilat u shpërndan në rrjetet sociale si Facebook, X dhe TikTok, nxitën reagime të ashpra të partive politike dhe opinioni publik në këtë vend.

BDI-ja kërkoi dorëheqjen e menjëhershme dhe të parevokueshme të ministrit Toshkovski, dhe bëri thirrje për ndërhyrje të komuniteti ndërkombëtar për të ndaluar, sikurse kumtuan “spiralen e rrezikshme të dhunës dhe urrejtjes që kërcënon paqen dhe stabilitetin në vend”.

Nga LSDM-ja thanë se sistemi i sigurisë ka dështuar, për çka edhe ata kërkuan dorëheqjen e Toshkovskit, drejtorit të Byrosë për siguri publike, Aleksandar Janev, dhe kreut të Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup, Sasho Topallovski.

VLEN, njoftoi se ka siguruar fotografi që dëshmojnë se të rinjtë që dogjën flamurin shtetëror “janë bashkëpunëtorë të afërt të ish-zëvendëskryeministrit nga BDI-ja”, Artan Grubi. Grubi përgënjeshtroi lidhjen dhe paralajmëroi padi.

Pesë ditë më vonë, në Kumanovë ndodhën disa zjarrvënie, të dyshuara si të qëllimshme. Zjarret përfshinë një lokal afarist, që figuronte në emrin e Fitor Jakupit, këshilltar i BDI-së në Kuvendin Komunal të këtij qyteti, një pjesë të një shtëpie dhe disa vetura, përfshirë atë të prokurorit publik, Xhelal Bajrami.

Bajrami, për Radion Evropa e Lirë, përjashtoi çdo motiv politik lidhur me ngjarjen.

"Nuk dua t’i jap kësaj ngjarjeje ndonjë konotacion tjetër, por mendoj se është thjesht një akt kriminal. Nuk kam dyshim në ndonjë person. Nuk besoj se ka ndodhur me prapavijë politike, aq më tepër sepse unë nuk merrem me politikë prej më shumë se 10 vitesh dhe e përjashtoj këtë mundësi", tha Bajrami më 2 dhjetor 2024.

Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, është shprehur i bindur se katër interpelancat e parashtruara kundër ministrave të kabinetit të tij qeveritar, nuk do të kenë sukses.

“Pres kritika të pa baza dhe kritika që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Por, e tillë është opozita jonë në këtë moment. Shpresoj që do të nxjerrin mësim, shumë shpejt do të ristrukturohen programatikisht, por edhe do të freskohen në aspektin kadrovik, sepse atje shohim njerëz jokredibil, për të cilët kemi kujtesë institucionale dhe e dimë se çfarë kanë bërë në të kaluarën”, tha Mickoski më 8 janar.

Sipas Rregullores së Kuvendit, debati dhe votimi për interpelancat do të jenë individual. Do të debatojnë aq deputetë sa janë regjistruar, por në fund të ditës, përkatësisht para mesnate, të njëjtit duhet të votojnë. Deputetët shpresojnë se i gjithë debati mund të përfundojë brenda një dite./REL

kuvendi i maqedonise se veriut

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë