LIVE UPDATES
Bota

Nisja e bisedimeve për formimin e qeverisë nga partia e ekstremit të djathtë dhe partia konservatore në Austri, protesta kundër në disa qytete

Në Austri partia e ekstremit të djathtë FPÖ dhe partia konservatore ÖPV kanë vendosur fillimin e bisedimeve për krijimin e koalicionit qeverisës. Rezultati i bisedimeve mund të jetë kancelari Kickl i FPÖ-së.

10 Janar 2025, 08:29 Nga M.B
Nisja e bisedimeve për formimin e qeverisë nga partia e ekstremit
Protesta

AUSTRIA- Në disa qytete kanë protestuar dhejtra mijëra vetë kundër zhvendosjes së kahut politik djathtas. Një qeveri e krijuar mes FPÖ-së(Partia Austriake e Lirisë) pjesërisht ekstremiste e djathtë dhe konservatorëve të ÖVP-së (Partia Popullore e Austrisë), me kancelar Herbert Kickl nga FPÖ, ka shkaktuar protesta në Austri.

Demonstruesit: "Nuk duam një Austri ekstremiste të djathtë"

Përpara selisë së kancelarit në Vjenë kanë protetsuar dhjetra mijë vetë. Organizatorët bëjnë fjale për 50.000 pjesëmarrës, autoritetet për rreth 25.000. Demonstruesit mbanin parrulla me mesazhet: "Nuk duam një Austriekstremiste të djathtë" dhe "Kurrë më është tani ". Shumë sloganë drejtoheshin kundër kreut të FPÖ-së Kickl si kancelar i mundshëm. Masa e protestuesve gëloi, kur gjatë kohës së protestës u bë e ditur, se FPÖ dhe ÖVP zyrtarisht kanë vendosur të fillojnë negociatat e koalicionit.

Demonstrat u iniciuan nga organizatat sociale dhe kishtare si dhe nga grupe, që angazhohen për çështje të migrantëve dhe të mjedisit. "Kërcënon një sulm autoritar ndaj demokracisë, mbrojtjes së mjedisit dhe solidaritetit social në vendin tonë", theksohej në thirrjen për protestë. Edhe në Insbruk, Salcburg dhe në Grac u mblodhën disa qindra vetë.

FPÖ dhe ÖVP në kohën që protestohej deklaruan, vendimin e kryesive të partive për fillimin e bisedimeve të koalicionit. "Ne hyjmë në bisedime me FPÖ-në", tha kryetari në detyrë i ÖVP-së Christian Stocker. Si piketat kryesore për partinë e tij ai nënvizoi sërish ruajtjen e demokracisë liberale, antarësimin e Austrisë në BE dhe refuzimin e influencës nga Rusia. Indirekt ai u shpreh kësisoj duke iu referuar qendrimeve kritike të FPÖ-së ndaj BE-së.

Të dyja partitë kanë qendrim restriktiv ndaj politikës së azilit. Po është ende e paqartë, nëse ato do të mund t'i kapërcejnë diferencat lidhur me poliitkën e jashtme. Po ashtu midis politikanëve të të dyja partive ka tensione sa i përket marrjes së përgjegjësisë për krizën ekonomike. ÖVP vazhdimisht e ka cilësuar FPÖ-së si një rrezik për sigurinë e Austrisë.

Kickl polarizon – mendim që e ndajnë shumica e austriakëve

Kundërshtarët politikë e konsiderojnë 56 vjeçarin si "rrezik për sigurinë" – kështu është shprehur kancelari Karl Nehammer nga partia konservatore ÖVP, i cili dha dorëheqjen pasdështimit të bisedimeve të koalicionit me partitë e qendrës.

Por me sa duket ndryshe e shohin mbi 1,4 milionë zgjedhëse dhe zgjedhës, që në fund të shtatorit i dhanë votën Kickl-it dhe partisë së tij populiste të djathtë, FPÖ. Kjo parti mori 28,8 përqind të votaveduke dalë për here të parë si forca më e madhe politike në këshillin kombëtar, parlamentin e Austrisë. Aktualisht FPÖ në bazë të sondazheve arrin te ketë një kuotë rreth 35 përqind.

Pasi dështuan bisedimet për krijimin e qeverisë nga partitë e qendrës, presidenti Alexander Van der Bellen mandatoi zyrtarisht FPÖ-në për krijimin e qeverisë./ DW

austria

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj