6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Radio Evropa e Lirë mëson nga burimet diplomatike se Lajçak do të nisë mandatin në kryeqytetin zviceran, Bern, më 1 shtator të këtij viti.
BRUKSEL- Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike të Bashkimit Evropian nëpër botë, Mirosllav Lajçak, që aktualisht është i dërguari i posaçëm i bllokut për dialogun Kosovë-Serbi, pritet të bëhet ambasador i BE-së në Zvicër. Radio Evropa e Lirë mëson nga burimet diplomatike se Lajçak do të nisë mandatin në kryeqytetin zviceran, Bern, më 1 shtator të këtij viti. Ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Lajçakun në postin e të dërguarit të posaçëm për dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Para katër vjetësh, ish-ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Lajçak ishte emëruar në këtë post. Mandati i tij përfundon në fund të gushtit. Burimet evropiane thanë se posti i përfaqësuesit të posaçëm për dialogun do të vendoset më vonë, pas rotacionit të një numri të madh të ambasadorëve të BE-së nëpër botë. Po ashtu duhet të vendoset se si do t’i qaset BE-ja në të ardhmen dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Gjithsesi, në BE do të ketë përpjekje që kjo të vendoset para 1 shtatorit në mënyrë që të mos ketë zbrazëti pas largimit të Lajçakut. Por, kjo të varet nga qasja që do të ketë përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, i cili do të pasojë në këtë post, Josep Borrellin.
Megjithatë, se kush do të jetë shefi i ri i diplomacisë evropiane dhe cila do të jetë qasje karshi dialogut Kosovë-Serbi, që BE-ja ndërmjetëson që nga viti 2011, do të vendoset pas zgjedhjeve evropiane të qershorit, nga të cilat do të zgjidhet edhe përbërja e re e Komisionit Evropian. Të njëjtat burime i thanë REL-it se ambasadori aktual i BE-së në Estoni, Aivo Orav, është zgjedhur që të jetë shefi i ri i Zyrës së bllokut evropian në Kosovë. Ky post po ashtu ka rangun e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së. Kur të konfirmohet edhe zyrtarisht, Orav do ta zëvendësojë në këtë post në Prishtinë ambasadorin aktual, Tomas Szunyog.
Shefi i ardhshëm i zyrës së BE-së në Kosovë ka përvojë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pasi më herët ka shërbyer si shef i delegacionit të bllokut evropian në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi. Në kuadër të ndryshime, diplomati italian, Luigi Soreca, pritet të bëhet shef i delegacionit të BE-së në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës. Diplomati italian ka qenë ambasador i bllokut në Shqipëri./ REL
Kryeministri i Malit të Zi MALI I ZI- Qeveria nën udhëheqjen e partisë “Evropa tani”, kryeministri Milojko Spajiç, p...
Një shpërthim në qytetin e Alepos. Fotografi ilustruese nga arkivi. SIRIA- Të paktën 36 anëtarë të forcave qeverita...
Ish-Ministria e Mbrojtjes në Beograd ndërtesa pas bombardimeve 29/30 prill 1999 SERBIA- Prishja e monumenteve të kulturës për...
Foto ilustruese GJERMANIA- Që në muajin shkurt dyqanet në Gjermani janë të mbushura me vezë dhe lepuj prej ç...
Vladimir Putin ÇEKIA- Rrjeti u zbulua nga hetimet e shërbimi sekret çek. Kryeministri çek, Petr Fiala, se portali i lajmeve "Z&eu...
foto ilustruese GREQI- Dy tërmete me magnitudë 5.6 dhe 5.7 janë regjistruar paraditen e sotme në Greqi. Lëkundjet janë ndjer...
foto ilustruese PARIS- Ministri i Francës Gerald Darmannin u ka kërkuar rajoneve që të vendosin forca policore përpara të gji...
Zjarr në një ndërtesë të energjisë pas një sulmi rus në Harkiv të Ukrainës më 22 mars 2024. UKRAINA-...
GJDNJ HAGË- Gjykata e lartë e Kombeve të Bashkuara urdhëroi të enjten Izraelin të marrë masa për të përmi...
Ndërtesa e djegur e sallës së koncerteve Crocus në afërsi të Moskës më 26 mars, katër ditë pas sulmit me t&e...