LIVE UPDATES
Bota

Letra e një ushtari ukrainas: Luftojmë dhe vdesim mes shiut dhe baltës, ja mesazhi im për politikanët evropianë…

Dhe kur politikanët nga Franca, Italia, Gjermania dhe vende të tjera sugjerojnë që të hedhim armët, të pajtohemi me humbjen e territoreve, t’i japim Rusisë disa garanci sigurie (absurde!!! Rusia nuk ka nevojë për asnjë garanci sigurie, fqinjët e saj kanë nevojë për garanci kundër kërcënimeve nga Moska)…

28 Dhjetor 2022, 23:24 Nga DOSJA
Letra e një ushtari ukrainas: Luftojmë dhe vdesim mes shiut dhe
Lufta

“Do të doja që ky tekst të ri-postohej, kopjohej dhe përkthehej në gjuhë të ndryshme. Të ndahet me të huajt dhe me politikanët e tyre. Unë nuk jam ushtarak. Nuk kam dashur asnjëherë të jem pjesë e ushtrisë. Unë kam një doktoraturë në histori, pra jam një studiues, punonjës në një muze. Dhe pak shkrimtar.

Në përditshmërinë time merrem me kërkime në fushën e historisë dhe shkrimin e veprave shkencore. Po ashtu edhe libra artistikë. Por kohët e fundit kam qenë në ushtri. Sepse… në vendin tim po zhvillohet një luftë.  Ne flemë mbi arka, ngjeshur pas njëri-tjetrit në pjesën e pasme të kamionëve dhe lahemi një herë në muaj me ujë të ngrohtë. Kur bie shi lagemi deri në palcë, dhe bëhemi me baltë nga koka tek këmbët (dhe ju kujtoj lahemi një herë në muaj, dhe nuk është e sigurt se do të jetë e mundur muajin tjetër).

Dhe në kushte të ngjashme, nëse jo më keq, janë aktualisht në Ukrainë mijëra historianë, shkrimtarë, kontabilistë, bankierë, punonjës të IT, mësues, stilistë dhe njerëz të profesioneve të tjera paqësore. Ata po vriten nga armët 152 dhe raketat Tochka-U, por edhe nga plumbat, municione thërrmuese dhe ato prej fosfori.

Disa prej tyre kanë vdekur tashmë. Dhe disa nuk do t`i rikthehen kurrë më profesionit të tyre, pasi kanë pësuar trauma të rënda psikologjike. E megjithatë të gjithë vazhdojnë të luftojnë. Sepse pas tyre qëndron Ukraina. Sepse nëse ata i dorëzojnë armët, prindërit e tyre do të vriten, gratë dhe vajzat e tyre do të përdhunohen, dhe shtëpitë e tyre do të shkatërrohen ose do të konfiskohen.

Dhe kur politikanët nga Franca, Italia, Gjermania dhe vende të tjera sugjerojnë që të hedhim armët, të pajtohemi me humbjen e territoreve, t’i japim Rusisë disa garanci sigurie (absurde!!! Rusia nuk ka nevojë për asnjë garanci sigurie, fqinjët e saj kanë nevojë për garanci kundër kërcënimeve nga Moska)…

Ndjej shumë zemërim dhe neveri. Neveri për këta njerëz të parëndësishëm, të cilët, për shkak të paragjykimeve të tyre ose falë parave të pista të Putinit, janë gati të dënojnë vendin tim me një gllabërim dhe me një vdekje të ngadaltë dhe të dhimbshme.

Neveri dhe zemërim për ata që zotërojnë një fuqi të jashtëzakonshme për të ndihmuar në tejkalimin e krizës, por që kërkojnë, me apo pa vetëdije, ta thellojnë atë. Sepse edhe një dorëzim i plotë i Ukrainës përballë Rusisë, nuk do ta zgjidhë dot problemin e sigurisë globale.

Përkundrazi, kjo do ta nxisë Rusinë të kryejë pushtime të reja. Nuk kemi nevojë të na propozoni një pakt sipas të cilit duhet të dorëzohemi. Në rast se nuk jeni gati të luftoni me ne kundër një armiku të tërbuar, atëherë na ndihmoni me armë, para, sanksione.

Ne kemi nevojë për gjithçka që është e mundur për të mposhtur Rusinë, dhe për të reduktuar në mënyrë drastike krizën globale. Por ne kemi ama gjënë më të rëndësishme: motivimin. Kemi historianë që janë të gatshëm të flenë mbi arka, 5 persona në 2 të tilla, dhe të jetojmë ta llangosur me baltë për javë të tëra pa pasur mundësi të lahemi.

Ne kemi kontabilistë që janë të gatshëm të mos hanë asgjë përveç një supe të thjeshtë për muaj të tërë. Kemi studentë të rinj që po i kalojnë vitet e tyre më të mira në rrezikun e vdekjes në çdo moment. Dhe ata nuk do të shkojnë askund nëse nuk vriten të gjithë.

Dhe kjo me pëlqimin tuaj. Unë ju them se Ukraina do të luftojë ose deri në fitore, ose derisa të mos mundet të rezistojë më. Po ju çfarë do të bëni?

Me respekt, doktoranti në histori, autori i gjashtë librave, sot një rreshter i ri në Forcat e Armatosura të Ukrainës, Nazar Razlutsky/Bota.al

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj