LIVE UPDATES
Bota

Xanax? Të dëmton si një drogë dhe e nuk eliminon ankthin, zbulimi shokues i dokumentarit të “Netflix”

Është vërtetuar se ai krijon varësi si të ishte një drogë. Pra ata që e përdorin priren tëabuzojnë më të. Dhe ky abuzim mund të çojë në nekrozë (vdekje) të qelizave të trurit. Ende nuk ka studime, por në thelb ekziston frika se ky ilaç mund të jetë baza e disa sëmundjeve si Demenca Senile dhe Alzheimer.

28 Dhjetor 2022, 22:31 Nga DOSJA
Xanax? Të dëmton si një drogë dhe e nuk eliminon ankthin,
Xanax

TIRANË- Një dokumentar shumë sqarues është tashmë i disponueshëm platformën Netflix. A i ke pirë pilulat Xanax?, një titull që shpjegon shumë mirë se për çfarë po flasim. Për ankthin, për këtë të keqe të madhe të paralizon trupin dhe mendjen, që të privon nga gjumi, dhe që duke u rritur grabit plotësisht jetën.  Dhe mbi të gjitha le të flasim për mjetet më të zakonshme që përdoren për ta luftuar atë: ilaçet, anksiolitikët dhe barnat kundër depresionit. Para së gjithash për Xanax-in, qëkonsiderohet thuajse si një pilulë magjike që duket se e zgjidh shpejt dhe lehtë problemin.

Në realitet, në planin afatgjatë, ky ilaç vetëm sa e përkeqëson atë, duke krijuar një varësi tëngjashme me drogat. Dokumentari në fjalë i shpjegon të gjitha arsyet, duke sjellë dëshmi të viktimave, fillimisht të ankthit, dhe më pas të Xanax-it. Më pas ia lë fjalën psikiatërve, mjekëve dhe ekspertëve të industrisë farmaceutike, të cilët arrijnë që të gjithë në një përfundim të vetëm:pilula nuk e mposht ankthin. Mjetet për ta kapërcyer janë të tjerat. Është e vërtetë:vetë dokumentari përcjell ankth.

Por vetëm në fillim, dhe vetëm për të krijuar një lloj efekti rrethues, që ju lejon të kuptoni më mirë temën (në realitet nuk do të kishte dhe aq nevojë, duke pasur parasysh nivelet normalisht të larta të stresit tek të gjithë).  Megjithatë, imazhet frenetike, bombardimi me informacione mbi shtimin e rasteve të ankthit dhe recetat e shumta që rekomandojnë Xanax (18 të rritur amerikanë e përdorin atë), dhe një kolazh i zgjuar fjalish pikante të dhëna nga ekspertë, ngrenë alarmin për rreziqet.

Por kështu edhe dëshmitarët që e pranojnë varësinë e tyre ndaj Xanax. Ata janë të rrethuar nga miq ose të njohur që gjenden në të njëjtën situatë. Shenjat e para anësore që përshkruhenjanë takikardia, rrahja e shpejtë e zemrës dhe djersitja  madhe. Por nuk zgjat shumë.  Pas vetëm pak minutash, dokumentari ngadalësohet dhe merr një ritëm më njerëzor. Aivazhdon duke përshkruarse çfarë është ankthi (një shkarkim energjie që përhapet nga koka në trup, duke e bërë atë fillimisht efikas, dhe më pas tmerrues dhe bllokues), cilat ilaçe janë përdorur gjatë dekadave për ta luftuar atë (në fillim barbituratet, pastaj valiumi, më pas në vitet 1960 u zbuluan benzodiazepinat, mes tyre Xanax).

Dhe hyhet në jetën e atyre që tregojnë problemet e tyre me ankthin, dhe që kanë kërkuar strehë tek Xanax. Gjatë gjithë këtij dokumentarit dominojnë fjalët e ekspertëve të cilët theksojnë:Ankthi shkaktohet nga fakti që ne kalojmë shumë kohë duke e përdorur kokën. Le të mos ikim nga tigrat, gjë do të ishte më e lehtë”. Pra ne kemi frikë, por nuk e shkarkojmë atë. Këtu qëndron i gjithë problemi. Trupi ynë e percepton ankthin si frikë. Truri i njerëzve dhe i gjitarëve ka amigdalën , e cila është qendra rregulluese dhe drejtuese e emocioneve. Njeriu ka dy të tilla. Kur përjetohet frika (ose ankthi), truri transmeton energji në trup, e cila më pas përshpejtohet.

Muskujt tensionohen, rriten rrahjet e zemrës, shtohet djersitja. Në fillim kjo e bën njeriun tëndihet edhe hiperaktiv dhe i kthjellët. Nëse do të kishim përballë një tigër, do të kishim aftësinë që të shpëtonim, sikurse nuk mendojmë se mundemi, dhe pastaj do të ishim të lodhur.  Por duke qenë se zakonisht nuk e gjejmë veten duke u përballur me tigra të vërtetë, vazhdojmë ta ruajmë këtë fluks adrenaline, por pa e nxjerrë jashtë atë. Dhe pas disa minutash mbërrin ndjesia sikur jemi duke marrë frymë keq apo edhe sikur po mbytemi. Muskujt e tendosur pothuajse paralizojnë trupin (dhe madje edhe shpirtin) .

Xanax vepron si një qetësues. Ai ngadalëson lidhjet midis qelizave në tru, pra e bllokon shkarkimin e energjisë dhe trupi rikthehet tek qetësia. Kështu e gjejmë veten në një gjendje thuajse idilike:si me magji ai tension largohet. Problemi është se Xanax funksionon shumë shpejt dhe konsumohet shumë shpejt. Është vërtetuar se ai krijon varësi si të ishte një drogë. Pra ata që e përdorin priren tëabuzojnë më të. Dhe ky abuzim mund të çojë në nekrozë (vdekje) të qelizave të trurit. Ende nuk ka studime, por në thelb ekziston frika se ky ilaç mund të jetë baza e disa sëmundjeve si Demenca Senile dhe Alzheimer.

këtë dokumentar, bën shumë përshtypje dëshmia e një sportisti. Pas 15 vitesh duke marrë 3 miligramë Xanax në ditë, kur e uli dozën në 2.5 miligramë, u ndje shumë keq:kishte takikardi, dëgjonte tinguj të çuditshëm, ndjente aroma të ndryshuara, i digjte lëkura, muskujt i tkurreshin, mendjen e kishte të turbullt, dhe ndjente vazhdimisht lodhje fizike.  Kur e eliminoi plotësisht Xanax-in, madje tentoi vetëvrasjen (donte të hidhej me gjithëmakinën e tij në një luginë). Pastaj, në një moment kthjelltësie teksa po drejtonte makinën si i çmendur, mendoi për fëmijët që do të kishte lënë jetim, dhe për fat të mirë ndaloi.

Për të shmangur reagime të tilla, dokumentari shpjegon se ka klinika të detoksifikiminga Xanax, si dhe qendra rehabilitimi nga ky ilaç. Duke ulur gradualisht dozat dhe me mbështetjen e terapistëve, është e mundur të dilet nga ky tunel. Thelbi nuk është të mos marrësh fare Xanax.  Por ta marrësh në dozat e duhura:pra disa kokrra, dhe vetëm disa herë në muaj. Jo më. Përndryshe është e lehtë të bëhesh i ndërvarur. Pasi të ndërgjegjësoheni se Xanax (apo barnat benzodiazepine) nuk janë zgjidhja për ankthin, çfarë të bëni kur të kthehet ankthi juaj?

Ekspertët nuk kanë asnjë dyshim:gjeni zgjidhje të tjera që relaksojnë trupin. Për shembull, mësoni të merrni frymë siç duhet, dilni sa më shpesh shëtitje në natyrë, bëni banja dielli, joga ose meditim. Edhe punët manuale, si kopshtaria, janë relaksuese.  Dhe mbi të gjitha shmangni vetminë:kultivimi i marrëdhënieve sociale dhe dashurisë ndaj të tjerëve është kura më e mirë. Në fund, ekspertët e dokumentarit e përmbledhin kështu situatën:Ne njerëzit kemi një vizion të vjetër, përpiqemi të riparojmë atë që është thyer, pra të eliminojmë frikën. Në vend të kësaj, ne duhet të zhvillojmë qëndrueshmërinë”.

Në thelb, nëse konsumoni Xanax, nuk mund të ndërtoni dot forcën mendore për të toleruar më shumë ankth. Ju jeni duke e shtypur atë episod ankthi, pa mësuar sesi të përballeni me episode të reja. Të mbytësh të keqen, nuk do të thotë se di se si ta menaxhosh atë. Supozimi i gjithçkaje është se dhimbja dhe frika janë pjesë e jetës. Dhe këto janë gjëra që duhen pranuar. “Po. Jeta është e vështirë. Por ajo duhet pranuar si e tillë përfundoi dr.AnaLembke, një nga ekspertet që flet në dokumentarin e Netflix./ Corriere della Sera” – Bota.al

xanax

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj