Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në një deklaratë të ministrisë turke të mbrojtjes thuhet se shefat e inteligjencës së të tre vendeve morën pjesë gjithashtu në bisedimet në Moskë, të cilat thuhet se u zhvilluan në një "atmosferë pozitive".
TURQI- Ministrat e Mbrojtjes së Turqisë, Sirisë dhe Rusisë kanë zhvilluar bisedime të paparalajmëruara më parë në Moskë, thanë të mërkurën ministritë turke dhe ruse të mbrojtjes. Ky ishte takimi i parë në nivel ministror midis rivalëve, Turqisë dhe Sirisë që nga fillimi i konfliktit sirian 11 vjet më parë.
Në një deklaratë të ministrisë turke të mbrojtjes thuhet se shefat e inteligjencës së të tre vendeve morën pjesë gjithashtu në bisedimet në Moskë, të cilat thuhet se u zhvilluan në një "atmosferë pozitive". Diskutimi u përqëndrua në “krizën siriane, problemin e refugjatëve dhe përpjekjet për një luftë të përbashkët kundër organizatave terroriste të pranishme në territorin sirian”, tha ministria turke.
Ajo shtoi se palët do të vazhdojnë të mbajnë takime trepalëshe. Rusia prej kohësh po bën presion për një pajtim midis Turqisë dhe qeverisë siriane – aleatit të ngushtë të Moskës. Turqia mbështeti rebelët që përpiqeshin të rrëzonin presidentin sirian Bashar Assad. Damasku nga ana e tij denoncoi mbajtjen nga Turqia të territoreve në veri të Sirisë, të cilat u kapën në inkursionet ushtarake turke të nisura që nga viti 2016 për të larguar grupet militante kurde nga kufiri.
Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi se tre ministrat diskutuan mënyrat për zgjidhjen e krizës siriane, çështjen e refugjatëve dhe luftën kundër grupeve ekstremiste. Palët vunë në dukje "natyrën konstruktive të dialogut ... dhe nevojën për ta vazhduar atë në interes të stabilizimit të mëtejshëm të situatës" në Siri dhe rajon në tërësi, thuhet në deklaratën e shkurtër.
Bisedimet në Moskë pasojnë paralajmërimet e përsëritura nga Turqia për një inkursion të ri tokësor në Siri pas një bombardimi vdekjeprurës në Stamboll muajin e kaluar. Autoritetet turke fajësuan për sulmin Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK-në, dhe grupin Njësitë e Mbrojtjes së Popullit me bazë në Siri, ose YPG. Të dy grupet mohuan përfshirjen.
Rusia ka kundërshtuar një ofensivë të re ushtarake turke. Përpjekjet drejt një pajtimi turko-sirian vijnë gjithashtu pasi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan – i cili përballet me zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në qershor – është nën presion të madh në vend për të kthyer refugjatët sirianë. Ndjenjat kundër refugjatëve po rriten në Turqi e cila po përballet me një krizë ekonomike. Në fillim të këtij muaji, zoti Erdogan tha se i kishte propozuar presidentit rus Vladimir Putin një seri takimesh trepalëshe midis ministrave rusë, sirianë dhe turq, të cilat mund të kulmojnë në një takim të nivelit të lartë ku do të mblidhen krerët e tre vendeve.
Marrë nga VOA
AUSTRALI- Një 40 vjeçare britanike ka humbur jetën dje teksa përpiqej të mbronte shtëpinë e saj nga grabitësit ...
Barrikadat e vendosura KOSOVË- Shtetet e Bashkuara, NATO dhe Bashkimi Evropian kërkuan përmbajtje maksimale në veri të Kosovë...
Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka theksuar se do ta respektojë vendimin e...
Richard Grenell SERBI- Ish-i dërguari special për dialogun në administratën e Donald Trump, Richard Grenell, tha se lirimi i oficerit t...
Christopher Hill SERBI- Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha më 28 dhjetor se "e kupton zhgënjimin e serbëve", por tha s...
Benjamin Netanjahu IZRAEL- Qeveria e ardhshme e Benjamin Netanjahut e ka vënë në krye të përparësive zgjerimin e vendbanimeve...
Edita Tahiri KOSOVË- Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri ka komentuar situatë e krijuar në veri të Kosovës. Me anë t&eum...
SHKUP- Kryetari i partisë opozitare, VMRO DPMNE, Hristijan Mickoski tha të mërkurën se Maqedonia e Veriut në duhet të organizoj&...
Vladimir Putin dhe Sergei Kirienko UKRAINË- Një nga ndihmësit të presidentit rus, Presidentit Vladimir Putin, ka vizituar termocentrali...
Olta Xhaçka TIRANË- Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka komentuar sërish tensionet në veri të Kosovës. Me an&eu...