28 Dhjetor 2022, 19:31
Nga I.A
Benjamin Netanjahu
IZRAEL- Qeveria e ardhshme e Benjamin Netanjahut e ka vënë në krye të përparësive zgjerimin e vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor, duke u zotuar se do të legalizojë dhjetra vendbanime të ndërtuara në mënyrë të paligjshme dhe të aneksojë territorin e pushtuar si pjesë e marrëveshjes se koalicionit me aleatët ultranacionalistë.
Marrëveshja e koalicionit, e bërë publike një ditë përpara se qeveria e re të nisë detyrën, përfshin gjithashtu miratimin e një gjuhe disktiminuese kundër personave të komunitetit LGBTQ si dhe shpërblime bujare për ultra-ortodoksët që preferojnë të studjojnë në vend që të punojnë.
Paketa hodhi bazat për atë që pritet të jetë një fillim i vështirë për qeverinë e Netanjahut, që mund të përballet me kundërshti nga një pjesë e madhe e opinionit publik dhe aleatët më të ngushtë të Izraelit jashtë vendit.
Lista e gjatë e përparësive të qeverisë u udhëhoq nga angazhimi “për zgjerimin e vendbanimeve hebraike në të gjitha pjesët e vendit”, duke përfshirë «Judenë dhe Samarianë», emrat biblikë të Bregut Perëndimor.
Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor në vitin 1967 së bashku me Rripin e Gazës dhe Jeruzalemin Lindor. Bregu Perëndimor është toka ku palestinezët kërkojnë të ndërtojnë shtetin e tyre. Në vitet që pasuan, Izraeli ka ndërtuar atje dhjetëra vendbanime hebraike, ku tani jetojnë rreth 500,000 izraelitë së bashku me rreth 2.5 milionë palestinezë.
Shumica e komunitetit ndërkombëtar i konsideron vendbanimet e Izraelit në Bregun Perëndimor të paligjshme dhe një pengesë për paqen me palestinezët. Shtetet e Bashkuara tashmë e kanë paralajmëruar qeverinë e ardhshme kundër ndërmarrjes së hapave që mund të minojnë shpresat e pakësuara për krijimin e një shteti të pavarur palestinez.
Qeveria e re e e zotit Netanyahut, qeveria më fetare dhe më konservatore në historinë e Izraelit – përbëhet nga parti ultra-ortodokse dhe një fraksion fetar ultranacionalist i ekstremit të djathtë. Qeveria do të bëj betimin të enjten.
Marrë nga VOA
benjamin netanjahu
Bota
28 Dhjetor 2022, 19:02
I.A
Edita Tahiri
KOSOVË- Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri ka komentuar situatë e krijuar në veri të Kosovës. Me anë t&eum...
Bota
28 Dhjetor 2022, 18:51
I.A
SHKUP- Kryetari i partisë opozitare, VMRO DPMNE, Hristijan Mickoski tha të mërkurën se Maqedonia e Veriut në duhet të organizoj&...
Bota
28 Dhjetor 2022, 18:15
I.A
Vladimir Putin dhe Sergei Kirienko
UKRAINË- Një nga ndihmësit të presidentit rus, Presidentit Vladimir Putin, ka vizituar termocentrali...
Bota
28 Dhjetor 2022, 17:57
I.A
Olta Xhaçka
TIRANË- Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka komentuar sërish tensionet në veri të Kosovës. Me an&eu...
Bota
28 Dhjetor 2022, 17:37
I.A
Barrikadat
KOSOVË- Serbët protestues në qytetin e ndarë etnikisht të Mitrovicës në Kosovën veriore ngritën bar...
Bota
28 Dhjetor 2022, 17:14
I.A
Ukraine
UKRAINË- Trembëdhjetë vjeçarja Nika Selivanova bëri një formë zemre me të dy duart e saj, duke përsh...
Bota
28 Dhjetor 2022, 17:08
I.A
Petar Petkoviç
SERBI- Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, tregoi se presidenti i Serbis&eum...
Bota
28 Dhjetor 2022, 16:53
I.A
Goran Rakiç
SERBI- Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiç, tha se përfaqësuesit e serbëve nga Kosova dhe Metohia kanë bise...
Bota
28 Dhjetor 2022, 16:37
k.m.
Vladimir Putin dhe Nostradamus
Michel de Nostradamus, i njohur më mirë si Nostradamus ishte një astrolog, mjek dhe psikik francez dhe ai bo...
Bota
28 Dhjetor 2022, 16:25
I.A
Goerge Santos
SHBA- Ligjvënësi i sapozgjedhur, republikani nga Nju Jorku Goerge Santos po përballet me akuza se ka gënjyer rreth pë...