Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sa i përket vrasjes së policit Afrim Bunjaku, Radoiçiç ka rrëfyer se ka ndodhur aksidentalisht.
SERBI- Është publikuar e plotë letra e Milan Radoiçiç, i cili mori sot përgjegjësinë për të gjithë sulmin në veri. Nënkryetari i Listës Serbe, ka dhënë dorëheqjen dhe ka pranuar se ka orkestruar të gjithë sulmin në veri të Kosovës me pretekstin se donte të trimëronte popullin serb, që sipas tij po ‘vuan’ nga regjimi i Albin Kurtit.
Gjithashtu në letër ai ka deklaruar se për sulmin dhe lëvizjet e tij nuk ka njoftuar askënd, as strukturat e pushtetit të Republikës së Serbisë as strukturat lokale politike në veri të Kosovës. Sa i përket vrasjes së policit Afrim Bunjaku, Radoiçiç ka rrëfyer se ka ndodhur aksidentalisht.
LETRA E PLOTË: “Unë Millan Radoiçiç, biri i Rajkos, i lindur në vitin 1978 në Pejë – Kosovë …………… për shkak të spekulimeve të shumta që janë paraqitur në këtë rrugë, njoftoj të gjithë publikun se bashkë me bashkëkombësit e mi nga veriu i Kosovës ……….. në ditën e 24 shtatorit 2023 kisha ardhur në veri të Kosovës ………….. në zonën e fshatit Banjskë.
Arsyeja e kthimit tanë ka qenë që të trimërojmë popullin serb në atë zonë për të u ofruar rezistencë regjimit të Kurtit, mbrojtjes së popullit tonë që i është nënshtruar terrorit të këtillë çdo ditë dhe rritjes së ëndrrës së lirisë popullit tonë në veri të Kosovës ………..
Njoftoj të gjithë ndjekësit kujdestar të popullit serb, që nga Kurti dhe nga ndihmësit e tij ndërkombëtarë që unë personalisht kam bërë të gjitha përgatitjet logjistike për të mbrojtur popullin tonë nga okupatori dhe ky akt i imi nuk kishte asnjë tjetër karakter dhe qëllim dhe nuk ka asnjë lidhje me angazhimin tim paraprak politik.
Për këtë nuk kam njoftuar askënd, as strukturat e pushtetit të Republikës së Serbisë as strukturat lokale politike në veri të Kosovës …………. dhe prej tyre nuk kam pasur asnjë lloj ndihme sepse deri në atë kohë kishim qëndrime të ndryshme të dallueshme për sa i përket mbrojtjes nga terrori i Kurtit pasi populli serb ka ofruar rezistencë nga regjimi i Kurtit në shumë raste për zbutje dhe qetësimit të situatës politike në disa raste jemi tërhequr pa arritur ndonjë rezultat më të prekshëm sepse na thuhej se në këtë mënyrë do të kontribuonim në deeskalim dhe se KFOR-i dhe bashkësia ndërkombëtare do të ndërmerrnin çdo gjë që është e nevojshme për të mbrojtur popullin serb.
Megjithatë, ky lloj qetësimi i situatës nga ana jonë nuk është kuptuar nga ana tjetër si vullnet i mirë dhe krijim i kushteve por, si dobësi, si rrjedhojë e kësaj nga dita në ditë janë fuqizuar aktivitetet e forcave të Kurtit të cilat kanë okupuar padrejtësisht veriun e Kosmetit në kontekstin e rrahjes, shtënies në civilë arrestimet të paarsyeshme, frikësimin e popullit serb e të tjera.
Thjeshtë të gjitha këto metoda të rezistencës të cilat janë implementuar deri më tani nuk kanë ofruar asnjë lloj përmirësimi të jetës së popullit serb por ka ndodhur e kundërta, rritjen e brutalitetit të regjimit të Kurtit. Në këtë atmosferë unë kam marrë vendim të bëj këtë akt të them se Kosova ……………. janë vendi im, shtëpia ime, pjesë përbërëse e shtetit tim Republikës së Serbisë po merret me dhunë ndërsa populli serb dëbohet me qëllim përfundimtar që Kosova ……….. të pastrohet tërësisht nga populli serb.
Ishim të shtyrë të ndalim dëbimin e popullit serb dhe të mbrojmë jetërat e familjeve dhe bashkëqytetarëve tanë dhe njëkohësisht të tërheqim vërejtjen regjimit në Prishtinë, bashkësisë ndërkombëtare, që ky lloj terrori i Kurtit nga populli serb nuk do të durohet.
Aksidentalisht ka ndodhur humbja e jetës së policit pastaj ka filluar një përleshje e rëndë në mes dy palëve ku kemi humbur jetën e tre heronjve miqve tanë që kanë dhënë jetën për mbrojtjen dhe lirinë e Kosovës …………, fisnikëria e tyre asnjëherë nuk do të harrohet. Ta dinë të gjithë se nuk jemi terroristë por pushtetarë për lirinë e popullit tonë.
Edhe njëherë qartazi duke theksuar se kthimi im në veri të Kosovës ………… më 24 shtator 2023, nuk kishte asnjë lloj lidhje me angazhimin tim të mëhershëm politik në kuadër të Listës Serbe po ashtu me këtë rast dua të njoftoj publikun se jap dorëheqje të parevokueshme nga vendi i nënkryetarit të Listës Serbe, jam i gatshëm që lidhur me këto ngjarje t’i përgjigjem autoriteteve të Republikës së Serbisë.
Rroftë Serbia!
Aleksander Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar sot një bisedë me Sekretarin A...
foto ilustruese SHBA- Një vajzë 16-vjeçare, e cila u godit nga rrufeja teksa po gjuante me të atin, ka ndërruar jet&eu...
foto ilustruese KOSOVË- Autoritetet në Kosovë kanë arrestuar një të dyshuar për krime lufte në Kosovë. &...
Vuçiç, Abazoviç dhe Rama SERBI- Një artikull i publikuar nga një media serbe ka nxjerr disa prapaskena të idesë s&...
pamje nga vendngjarja SHBA- Nju Jorku u godit nga një stuhi e fuqishme të premten herët në mëngjes, duke mbyllur disa pr...
NORVEGJI- Norvegjia është vendi i radhës që ka vendosur ndalimin e hyrjes në territorin e saj të automjeteve të regjistruar...
foto nga takimi KOSOVË-Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ambasador&e...
foto ilustruese GJERMANI- Një zëdhënës i qeverisë gjermane thotë se Presidenti serb duhet të jetë i vetëd...
foto ilustruese KINË- Ekziston një thënie që kur Shtetet e Bashkuara teshtin, pjesa tjetër e botës ftohet. Por &cce...
Josep Borrell SERBI- Kreu i diplomacisë në BE, Josep Borrell është shprehur se po monitorojnë nga afër nëse Serbia do t&...